Nga Agim Jazaj, botuar ne gazeten Koha Jonë, me date 15.11.2020
Shqiptarët ende po mbeten udhëve të botës për të gjetur udhën e humbur, nga udhëhumbësit, përgjatë 3 dekadave. Kanë ndryshuar qeverisjet, por pa mundur te transformojnë, demokratizojnë, emancipojnë dhe përgjegjësojnë qeveritë.“Rilindja” e timon-tepsi- kusisë, në radhën e qeverisjes, kupto ç’qeverisjes-vithisjes, së vendit ka një mal me mëkatë dhe një det me zullume…Dhe pas këtyre zullumeve kërkon mandatin e tretë, për të sjell mandatën e katërt!…Miq të mi të haberosur, kur ende nuk ishte hapur sipari i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, më apeluan nëpërmjet shtypit të ditës; si opinion i qytetarisë vlonjat dhe jo vetëm…
Kanë kaluar vite- rrokullima, po edhe sot e kësaj dite meraklinjtë e djeshëm janë në ankth dhe në pa siguri për të nesërmen; inxh. Mustafa Dedenika, inxh. Isuf Bodo, riapelojnë në vazhdimësi: Për të zgjedhur “sinixhinj”; njërëzit zakonor, sojllinj, të arsyeshëm, të zot, të “këngës, dollisë dhe të mirësisë”… Me votën publike Mustafai, ndonëse thotë se është i majtë, e jo “Rilindas”. “Unë i zgjedh dhe i votoj, dy bij të Vlorës; Bujar Leskaj dhe Përparim Shametaj, të sporvuar nga verdikti i sovranit…Dhe jo vetëm Mustafai, por edhe Ismail Nelaj, dhe shumë njerëz të thjeshtë; votë e arsyes; Behar Mëzuraj, Bego Sinanaj e plotë vlonjat të selitur, nga e gjithë harta e saj apelojnë, për të braktisur, “Votën Qorre”, për të demonstruar, “Votën e Arsyes”, për të shpëtuar shoqërinë shqiptare, brezat në zgjedhjet e radhës. Jo thjeshtë të realizohet transferimi i pushtetit, por të bëjmë transformimi i pushtetit, më 25 Prill 2021…Fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit për Opozitën, në Vlorë do të udhëheq biri i Vlorës: Bujar Leskaj, i zgjedhur dhe i çmuar nga kontributi i dhënë e i lënë, lidhja e pa zgjidhëshme që mban me bashkëqytetarët e tij të Vlorës. Veprat e tij sfidojnë këdo me spaletat e pa meritua të “gjeneralit”, pushtetarit…
Kanditaturat- përfaqësimet me staturën njerëzore, qytetare dhe intelektuale, duke i kërkuar me pishë, kanë krijur një defiçencë të zgjatur, ndonëse universitetet e mbira si këpudhat pas shiut, kanë shpërndarë me bollëk “diploma”, (“analafabet funksional”), pa prodhuar kapacitete, prijs-përfaqsues!… Kriza e përfaqsismit, nga mungesa e talenteve, liderëve, apo kandidat- liderëve të kohës, ka sjellë edhe stokun e gjatë të shumë përfaqsueseve të subjekteve politike të klasë-glasës politike, qoftë dhe në përfaqsimet lokale, bërë skajmërishtë të besdisshëm për publikun, sa dhe veten nuk duan të shohin më, duke e fikur edhe ekranin me rrudhje të fytyrës! Opinionin e qytetarëve vlonjat, bijëve e bijave të tyre, soj e sorrollopit, brenda dhe jashtë vendit me sy e vesh të mprehur në Atdheun e tyre, ku u ka bërë koka dëng, e shohin dhe e ndjejnë dhimbjen deri në palcë, në klithma ulëritëse: çilimijtë dhe të moshuarit, të sotmen e kërcënuar dhe të nesërmen e pa sigurtë nga politika e rrënim-rrëmbim-rrumpallës dhe e kriminalizimit, nga koka te këmbët e “Rilindjes”! Gjithë moshat, me dhe të pa të drejtë vote, e shprehin hapur, qoftë në rrethet familjare, miqësore e shoqërore, në faqet e rrjeteve sociale, më e shpejtë dhe më e përhapura deri dhe në mediat pamore, shkoqur dhe hapur, dje dhe sot, te “Sheshi i Flamurit”, pa i’u dridhur qerpiku, me zë dhe figurë, me doza dhimbjeje, për pasigurinë dhe pafytyrësinë e politikës: Dhunuse- Rrënuse 7 vjeçare, e cila nuk e ndali rrokullimin, e ka thelluar atë, po ka rritur krizën, krimin, pasigurinë e të nesërmes për vete, fëmijtë, niprit dhe mbesat, po dhe për vet politikërrënuesit…
Qytetaria shqiptare dhe ajo vlonjate synon, kërkon dhe merition: Udhëheqës e jo udhëhumbës. Ata modele që kanë shërbyer dhe jo këta që kanë rrëmbyer. Qytetaria e Vlorës, ende janë në kërkim të këtyrë prijësve shëmbullor, për të qënë edhe njerëz mes njerëzve, qytetar mes qytetarëve, drejtues mes zgjedhësve. Në bisedat e djeshmë kanë synuar dhe kërkuar përfaqsuesit t’i zgjedhin, dhe t’i përfaqsojnë në pushtetin qëndror e atë lokal, në gjithë nivelet. Madje ata synonin edhe në zgjedhjet, lokale të radhës për kryebashkiak, për zgjdhejt e 25 prillit; modelin, drejtuesin dhe frymëzuesin:
-Një deputet, kryebashkiak të ketë lindur, të jetë rritur dhe formuar në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë!
-Një kryebashkiak, deputet të jetë së pari qytetar dhe më pastaj të bëhet zyrtar!
-Një përfaqësues nisur nga më të thjeshtat:
-Të ketë lexuar, të jetë frymëzuar nga vepra e jeta e Ismail Qemalit.
-Të dij varrin e themeluesit të shtetit shqiptar, te “Sheshi i Flamurit”, ku prehen eshtrat e tij, të ket qënë vizitor në “Muzeun e Pavarësisë”.
-Një të zgjedhur që të ket shkelur me këmbë ndoshta në gjithë gjeografinë e Vlorës që nga: Kuçi, Vërmiku, Sevasteri, Selenica, Novosela, Sazani, Dukati, Qeparoi, etj.
-Një deputet, kryebashkiak, i ndjeshëm, i dhimbsur e solidar, të dijë të këndoj labçe, solo, po dhe me çifteli!
-Të ngjajë një fije dhe të ket lakmi në Ali Asllanin, të mbaj mbi tavolinën e punës veprat e tij të shkruara dhe shkuara me klithmat e sotme: “Koha e Maskarenjve” dhe “Hanko Halla”!
-Një kryetar bashkie, a deputet të ket dëgjuar, apo njohur dhe të ket pak “prush”, frymëzim nga: Kriso Papajani, Sihat Tozaj, Nedin Hoxha, Axhem Gjonaj, Luan Muhameti, etj.
-Të dijë dhe të frymëzohet nga bëmat dhe aktet e kohëve të hershme të: Kanan Mazes, Osman Haxhiut, Jaho Gjolikut, Halim Xhelos, Sado Koshenës, Nuri Luçit, Qeriba Derrit, Zonja Çurres, Mumin Selamit, Zaho Kokës…
-Një deputet, kryebashkiak midis tradicionales dhe bashkëkohores!
-Një përfaqsues të ndihet dhe të sillet si qytetar mes qytetareve të vet!
-Një kandidat ku mund të marë viston prej: Skënder Kamberit, Nestor Jonuzit, Rakip Shabanit, Arben Meksit, Bradhosh Gaçes, Anest Bezhanit, Birçe Haskos, Luan Muametit…
-Një Kryebashkiak i shoqëruar CV e tij nga shoqatat intelelktuale, jashtë politike dhe atdhetare.
-Një përfaqsues, kryebashkiak, të ket qënë dhe emigrant! Ti jap “OK” emigracioni, ndoshta më i madhi Shqiptar!
-Një deputet, kryebashkiak, këshilltar të mos ket futur as këmbët në stallat e ndotura të politikës!
-Një përfaqsues të mos thotë ato që nuk mund t’i bëjë!
-Një të zgjedhur që tu thot bashkëqytetarëve të tij: Të vërteta të Hidhura e jo gënjeshtra të ëmbëla!
-Një zot të votës qytetare, të ngrej një administratë me fytyrën e qytetarëve, Vlonjat, dhe jo të farefisnisë e militantëve të derisotëm!
-Një përfaqsues, të ndërtojë politika sipas opinionit të qytetarëve!
-Të fus në zyrat e shtetit zyrtar dhe jo rrogëtar!
-Një njeri të thjeshtë që qëndron në fund të vatrës, për të shërbyer dhe jo në qosh për të rrëmbyer!
-Një zot Konaku të dij dhe të kullandris taksat dhe tatimet e qytetarëve!
-Një i zgjedhur që nuk nxjerr plumba nga goja, po shëron edhe me fjalë!
-Një i zgjedhur zakonor dhe tradicional!
-Një i zgjedhur të eci më këmbë, në gjithë rrugët e rrugicat e Vlorës, ditën dhe natën!
-Një i zgjedhur, të flas dhe të takohet si qytetar mes qytetarëve, ndan rrugëve dhe jo të kakaris nga maja e mikrofinëve, si e jema e Zeqos nga maja e Thanës!
-Një përfaqsues, tu prish të prishurve “muret e trurit”, të ngritura deri më tani nga politikë shthurja, dhe më pastaj pa kosto t’i detyrojë ata të shëmbin vet muret e gurit, që kanë rrethuar e dhunuar qytetin dhe qytetarët, në çdo hap të Vlorës!
–Një përfaqsues t’i bjerë tutje e tëhu qytetit me këmbë dhe të tu flas njerëzve me zemër në dorë, si bir i tyre!
–Nje njeri, përfaqsues; të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar, kur të mos jet me spaletat e zyrtarit, po të ket ruajtur shiritin e qytetarit!
-Po brenda këtyre stallave, a mund të gjendet ndonjë rasat të pa ndotur?!
Është e pa mundur, të gjesh delen e pastër në stallën e pistë!
Administrata e ngritur në sistem, nga sistemi jashte sistemeve edhe në qytetin e Vlorës me prurje dhe prirje; Rurale, madje e zbritur nga jashtë Vlorës, të katapultuar nga 7 male kaptuar, duke fyer qytetarinë vlonjate, për “defiçencë kapacitetesh”, ka sjellë koston e rëndë për Vlorën dhe shoqërinë!
Dhe jo pa shkak, nga kjo polikë-bërje: Zullumqare, Grabitqare, Hileqare dhe Haleqare! Sepse: Qytetaria vlonjate është vështirë për tu keqpërdorur e lëhtëpërdorur për punë të liga, të zullum, politikë- pushtetit!
-A është e lehtë për të gjetur kandidat, model përfaqësimi në Vlorën e Pavarësisë, përfaqësues, të përfaqsojnë popullin, dhe jo të pa besë?
Jo, nuk është e lehtë!
Po, nuk është e pa mundur! Vlonjatët me lista të hapura, kanë ripërzgjedhur edhe bijtë e Vlorës: Bujar Leskaj e Përparim Shametaj, modele; përfaqsimi, udhërrëfimi dhe frymëzimi të shoqërisë…