Profesor Bujar Leskaj, është rikthyer totalisht në Vlorë. Është kthyer atje të parët e tij kanë jetuar me breza. Po kësaj here ndryshe nga çdo herë. Me një barrë përgjegjësish të mëdha në emër të forcës politike që ai ka aderuar që në moshën e rinisë. Ai provën e parë të zjarrit e kaloi kur plotësoi formularin në emër të PD, dhe ju nënshtrua votimit të antarësisë së PD, në Vlorë. Ata kishin besim shumë tek profesor Bujari ashtu si kur e nisi nga fillimi kur ai sfidoi në zemër të qytetit të Vlorës domenin e Mezan Malajt. Madje kësaj radhe dhe në kushte më specifike. Por profesor Bujari gëzon dhe një respkt të madh edhe në kryesinë e PD. Ai pranoi të marrë një barrë të rëndë në Vlorë, për të ndyshuar katërcipërisht klimën në favor të PD. Vlora ka shumë demokratë të thekur, të vendosur, burrërorë, votues të besushëm, por që kishin humbur besimin. Këtë përgjegjësi për zgjedhjet e 25 prillit 2021 për ta çuar PD, atje ku duhet e mori përsipër Bujar Leskaj. Ai i di përgjegjësitë. Që të arrish rezultat në Vlorë është një mision shumë shumë i vështirë. Një mision që sekretet ja di vetëm Bujar Leskaj. Ai ka përveshur mëngët dhe ka shkuar në Vlorë që të bëjë kthesën e madhe. Ai e ka bindje të thellë se gjashtë depuetë të këtij qarku i përkasin të djathtës. E di që është një malore e thiktë për të arritur tek gjashta. Por ai e ka pranuar këtë sfidë. Si trembet betejës, përplasjes përballjes, ballafaqimit dhe të qënit i drejtpërdrejtë. Që të ndërtosh një klimë ndryshe në Vlorë duhet të djersish shumë. Do përballesh me shumë pengesa. Bujari e ka filluar nga Drashovica dhe tërë fshatrat me radhë për të takuar demokratët e vërtetë. Po ashtu dhe në Selenicë, në Vlorë dhe në Orikum. Sfida e tij kësaj radhe është dhe në Himarë, Sarandë dhe Delvinë. Në një komunikim me të ai konfirmon se tërë java është e Vlorës vetëm e djela mbasdite e Tiranës. Ka aqë shumë punë sa duhet të shkelë çdo metër katror të Vlorës, do takojë çdo njeri do ti dëgjojë ashtu siç nuk i kanë degjuar në këto 30 vjet pasi ashtu mund të grumbullojë vota. Përballë ka një mal të lartë, një të majtë që e quan bastion të saj Vlorën, që mburret që xhaketën të vari në Vlorë merr mandatin. Bujarin e njof që para vitit 1994 dhe si gazetar e kam ndjekur edhe si politikan edhe si depuetet edhe si ministër i Kulturës edhe si Kryetar i Kontollit të lartë të shtetit. Një karjerë shumë e sukseshme për nje burrë 54 vjeçar që është në kulmin e energjisë dhe të potencialit intelektual. Në vitin 2005, Bujar Leskaj udhëhoqi PD, në Vlorë dhe solli ndryshimin e madh. Ky djalë Vlore që mirësia i lexohet në çdo fjalë dhe në çdo gjest arriti që të qartësojë vlonjatët se alternativa e djathtë është përparim. Të bësh atë që bëri Bujari më Vlorë për PD është një gjë tepër e veçantë. Mundi drejpërdrejt Mezan Malaj. U bë ministër i Kultutës detyrë që e kreu më mirë se cilido tjetër qoftë i majtë qoftë i djathtë në këto 30 vjet. Ai ja rriti autoritetin ministrisë dhe la gjurmë. Por karjera e tij më brilante është në krye të KLSH. Dinjitoz, skupuloz, i saktë, autoritar, ai arriti që KLSH ti japë autoritetin e duhur. Nga asgjë s frikësohej. Me guxim me ndeshmëri, me përkushtim e kreu këtë detyrë me seriozitet. Ka lënë gjurmë të thella në KLSH. Tani është përballë një sfide të re. Ai është Bujari. S rri dot pa sfida. Atje ku është beteja është dhe Bujari. Ai është një njeri shumë human, i ditur shumë i lexuar, adhurues i madh i artit i pikturës. Di të resoektojë çdo mik. Asnjë mik ska humbë Bujar Leskaj. Përkundrazi lista e tij e miqve pasurohet çdo ditë. Mbi të gjitha është një familjar i denjë, që gjithmonë për një politikan është shumë e rëndësishme famllja tradita geni, fryma patriotike respekti për historinë e vëndlindjes, Vlorës dhe tërë shqiptarëve kudo që janë. Një koleksionit brilant pikturash libash historikë dhe letrarë. Bujari është i palodhur dhe i papërtuar. Di të të gjendet në ditë të vështirë dhe në kohë halli. Këto janë disa nga gjerat që ai di të bëjë më mirë dhe ka vendosur që ti bëjë në Vlotë në emër të PD, për ti dhënë vendin që meriton në Vlorë për të hyrë vetë në Parlament si një deputet që përfaqëson realisht votuesit që ua di hallet që ua mban shënim mundjen dhe sëmundjen. Pasaporta demokrate e Profesor Bujar Leskajt është e kristaltë nga pastërtia por dhe prej materiali të çmuar për nga përmbajtja. Sfidën sapo e ka filluar. Është një mision shumë i vështirë por jo i pamundur.
Nga Bejdo Malo, Gazeta Telegraf date 30.11.2020