U premtova se puna, përgjegjshmëria maksimale, transparenca dhe integriteti janë alternativat më të mira që do të ofrojë Partia Demokratike, në qeverisje pas 25 prillit.
Date 20.01.2021.
Promovimi me të rinjtë i librit te autorit Evan Osnos:”Joe Biden -Ëndërrimtari Amerikan”,
Sot, në të njëjtën orë kur në Capitol Hill inaugurohej presidenti i ri i SHBA, u takova me të rinj anëtarë të FRPD Vlorë, FRPD Selenicë si dhe të rinj të tjerë të paangazhuar me forumet e PD të pranishëm sot në zyrat qendrore të shtabit elektoral të Partisë Demokratike.
Së bashku me të rinjtë ndoqëm ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Biden.
Simbolika e takimit me të rinjtë u përzgjodh për të treguar edhe mënyrën e politikbërjes dhe mënyrën se si arrihet suksesi kur qëllimet dhe synimet janë të qarta!
Gjatë takimit promovuam botimin më të fundit: “Joe Biden, ëndërrimtari amerikan” të autorit të njohur, Evan Osnos dhe diskutuam mbi librin.
Në fund u dhurova të rinjve librin e autorit amerikan Evan Osnos për jetën e presidentit të ri(botuar në shqip nga Shtëpia Botuese Morava), si dhe librin tim “GAO, NIK dhe leksionet e Dodaros” në të cilin flitet mbi Institucionin më të lartë të Auditimit në Amerikë dhe drejtuesin e saj Gene Dodaro.
Date 16.01.2021.
Takim me banorët e lagjes Karabash (15 Tetori).
Karabashi, lagje e vjetër dhe e re e Vlorës, porta hyrëse e Labërisë në Vlorë.
Date 15.01.2021
Takim në Kotë dhe Bashaj.
Sa borxhe kemi të gjithë për rrugën drejt Velcës dhe Smokthinës, vendlindjes së Heroit të Popullit, Nderit të Kombit Zigur Lelo dhe Heroinës së Popullit Qeriba Derri.
Në Bashaj përpara bustit të Kapedanit dhe prijësit popullor Cane Myftar Smokthina
Date 14.01.2021
Takim me bordin e Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike.
Në takim diskutuam mbi:
1- Rishikimin e ndarjes administartive territoriale (pse Orikumi duhet të jetë bashki, etj)
2- Rishikimin e ligjit të Pushtetit Vendor.
3- Fuqizimin e autonomisë
vendore dhe demokratizimin e saj.
4- Referendumet vendore si shprehje të demokracisë direkte dhe llogaridhënies ndaj qytetarit.
Gjithashtu së bashku me drejtuesit e Bordit vendosëm të zhvillojmë një konferencë modeste shkencore ku të trajtohen problemet e mësipërme dhe çështje të tjera.
Date 13.01.2021
Takim me te rinjtë ne Sarande.