Programi ekonomik që kthen shpresën!

Botuar në gazetën Standard, datë 16.02.2021.
Programi ekonomik i Partisë Demokratike, i prezantuar së fundmi nga Kryetari Basha, synon të shndërrojë ekonominë shqiptare në një ekonomi konkurruese në rajon, me eksporte të larta, ritëm të lartë rritjeje dhe me barrën më të ulët fiskale, krahas incentivave të forta për biznesin prodhues dhe sipërmarrjet e të rinjve.
Situata në të cilën gjendet shoqëria shqiptare është dukshëm tejet e rënduar. Pa dyshim, duke përjashtuar vitin e mbrapshtë 1997, ky është momenti më i vështirë në 30 vitet e fundit. Nëse vijohet me këtë stil pa model ekonomik, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë se ç’të presin më nga e ardhmja e tyre. Nëse 8 vjet nuk i mjaftuan qeverisë në pushtet jo për të përmirësuar, por të paktën për të ruajtur ritmet e rritjes dhe nivelet e emigrimit në ato para marrjes së “rilindësve” të “timonit dhe tepsisë”, atëherë është e qartë që për katër vitet e ardhshme, nëse vijohet kështu do na mbetet vetëm fundi i kazanit.
Për realitetin e sotëm nëkrizë ekonomike dhe cedimit të plotë të financave publike, nevojiten domosdoshmërisht politika qëorientojnë dhe përqendrojnë burimet financiare kryesore të vendit drejt sektorëve që japin vlerë të shtuar dhe punësim, si industria prodhuese për eksport, turizmi dhe bujqësia. Në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre sektorëve, konsolidimit fiskal dhe liberalizimit ekonomikështë urgjente dhe vitale vendosja e një sistemi sa më të thjeshtë dhe praktik tatimi, me norma tatimoreqë rrisin të ardhurat duke rritur bazën tatimore, jo duke rënduar individin dhe biznesin. Taksa e sheshtë (tatimi proporcional), e propozuar nga Partia Demokratike dhe në bosht të politikave të saj fiskale, do të çlirojëmirëfilltaziekonominë shqiptare, duke e kthyer atë në shinat e një rritjeje të qëndrueshme dhe pres së cilës përfitojnë të gjithë, jo një grusht biznesesh pranë qeverisë. Partia Demokratike nuk premtonmrekullira, por normalitetin e një drejtimi ekonomik pa një sekt qëka polarizuar tejskajshëm shoqërinë, duke e vendosur paranë publike në funksion të 5-6 oligarkëve. Partia Demokratike premton të krijojë potencialin për hapjen e 20-30 mijë vendeve të punës çdo vit, nëpërmjet një politike punësimi jo aventureske dhe të bazuar në slogane, por në krijimin e një klime normale biznesi dhe në mbështetjen konkrete të sektorëve dhe industrive më premtuese dhe konkurruese në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Duke thjeshtuar sa më shumë procedurat fiskale përmes zbatimit të njëtatimiproporcional, sipërmarrjet do të stimulohen drejt formalizimit. Fatura e programit te Partisë Demokratike, e angazhimeve të saj serioze buxhetore, është më e ulët sesa 400 milionë euro, 370-380 milionë euro në vit.
Paraja publike sot, shpenzohet nga qeveria në mënyrë të gabuar, jo vetëm nga padija apo shurdhëria për të komunikuar me biznesin dhe palët e interesuara, por edhe nga vënia e interesit personal mbi atë publik. Janë plot 118 milionë euro qe kjo qeverisje do t’ua japë si pagesë vjetore 14 koncesioneve dhe PPP-ve aktive. Partia Demokratike angazhohet të mos i financojë me këto koncesione-gangrena, pa iu nënshtruar striktlupëssë vlerës që ato vërtet shtojnë për taksapaguesin shqiptar.
Këto fonde do të shkojnë për financimin e nevojave parësore të familjes shqiptare. Çdo vit, për shkak të qeverisjes së sektit Rama, 50-60 milionë euro shkojnëpër rikonstruksione zyrash dhe fasadash. Partia Demokratike do t’i thotëNDAL kësaj çmendurie! Jo më me kozmetikë tullash dhe ngjyrash!
Duke vendosur konkurrencën e lirë dhe të ndershme në prokurimet publike, 98% e të cilave sot realizohen me 99% të fondit limit, do të kursehen mbi 80-90 milionë euro në vit.
Janë këto tre burime që do të financojnëringritjen e ekonomisë dhe dinjitetit të familjes shqiptare.Programi i Partisë Demokratike vë theksin në mirëqenien e individit dhe në familjen shqiptare, duke krijuar një klimë reale(dhe jo virtuale apo 3D) të shëndoshë tëtë bërit biznes, duke mos lejuar, nëpërmjet pullës fiskale për çdo biznes të vogël, asnjë tatimor dhe asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve për kontrolle fizike, që praktikisht shndërrohen në gjobë-vënie dhe raprezalje ndaj sipërmarrjes.
Me rikthimin e tatimit proporcional, duke e ulur me 40% tatimin mbi fitimin(nga 15% bëhet 9%), incentivat për kapitalin e huaj që të investojë në Shqipëri stimulohen maksimalisht. Ndërkohë, 98 mijë biznese të vogla aktive do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros së tyre, duke përfshire dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërsa për të gjitha bizneset e mëdha, tatim fitimi i tyre nga 15% ulet në 9%.Të gjitha bizneset e mëdha përfitojnë nga kjoafro 103 milionë euro në vit, fonde që do t’i përdorin në pjesën dërrmuese të tyre për të zgjeruar aktivitetin dhe hapur me dhjetëra mijëra vende të reja pune.
Leva e Arkimedit që do të ngrejë ekonominë shqiptare në lartësinë që meritojnë avantazhet krahasuese të saj, pasuritë natyrore dhe shpirti sipërmarrës shqiptar, janë pikërisht politikat e nxitjes së investimeve të huaja dhe vendase,përmes taksave më të ulëta dhe subvencioneve të drejtpërdrejta nga Buxheti i Shtetit, politikat e nxitjes së eksporteve dhe inovacionit në sipërmarrje, si dhe taksa e sheshtë 9%.
Në Evropë, në Bashkimin Evropian, 5 nga 6 shtetet me rritjen ekonomike më të shpejtë në dekadën e fundit janë shtete që aplikojnë taksën e sheshtë (në anglisht “flattax”) dhe pikërisht Çekia, Estonia, Letonia, Lituania dhe Bullgaria. Janë katër shtete në Ballkan që gjithashtu e aplikojnë(Maqedonia e Veriut taksë e sheshtë 10%, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania).
Kur Partia Demokratike e aplikoi taksën e sheshtë për herë të parë në janar 2008, të ardhurat fiskale u rritën me 15.89%. Kjo ishte rritja më e madhe që nga viti 1997. Po ashtu, numri i bizneseve të reja në atë vit u rrit me 13.6%, në krahasim me vitin 2007.
Në vendet me informalitet të lartë si i yni, rregjimi fiskal i taksës së sheshtë dhe reduktimi i barrës tatimore gjeneron rritje të ardhurash buxhetore. Në të kundërt, tatimi progresiv stimulon evazionin dhe korrupsionin. Taksa e sheshtë jo vetëm ndikon pozitivisht në përmirësimin e klimës së biznesit, por është nxitëse dhe tërheqëse për Investimet e Huaja Direkte në vend.
Taksa e sheshtë 9% do t’i japë mundësi shtresës së mesme, e cila dikton konsumin, për të shpenzuar më tepër para për të jetuar më mirë. Aktualisht, kjo shtresë paguan 13% për pagat mujore 30-150 mijë lekë dhe 23% për pagat mbi 150.000 lekë. Ulja e tatimit përkatësisht më1,44 dhe 2.6 herëdo të stimulojë fort konsumin dhe nga kjo, do tërrisë të ardhurave fiskale nga tatimet indirekte, si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili jep 38,5% tëtë ardhurave buxhetore.
Taksa 0.5% për biznesin e vogël(janë 108 mijë sipërmarrje të tilla aktive në vend), ndërsa nga njëra anë e bën pjesëmarrës, kontribuuesmoralisht edhe biznesin e vogël me një shifër modeste në Arkën e Shtetit (aktualisht ështëzero ky kontribut), nga ana tjetër përfaqëson një masë të domosdoshme, që i jep frymëmarrje biznesit të vogël, të mesëm dhe të vetë-punësuarve. Kjo frymëmarrje përkthehet në rritje të numrittë tyre, çka do të thotë shtim i të ardhurave në buxhetin e Shtetit me mbi 25 milionë euro në vit.Shtimi është modest, por rikthehet morali i kontributit të biznesit të vogël në Arkën e të gjithëve.
Programi ekonomik i Partisë Demokratike do t’u mundësojë10 mijë të rinjve shqiptarë të talentuar të kryejnë praktika pranë bizneseve private, duke u punësuar praktikishtprej tyre. Biznesi nuk do të paguajë asgjë për kualifikimin e këtyre të rinjve. Përfaqëson një nisje të mbarë për të kthyer tendencën dhe mbajtur të rinjtë të kontribuojnë në atdhe.Sot 80%, tetë në dhjetë të rinj që sapo mbarojnë shkollën, duan të emigrojnë, pasi e kanë të vështirë, në mos të pamundur, të gjejnë punë dhe të krijojnë familje.
Bonusi prej 3 mijë lekë në muaj në pesë vjet për beben e lindur dhe zerimi i interesave për 5 mijë çifte të rinjsh të porsamartuar vërtet do t’i kushtojë Buxhetit të Shtetit 16.5 milionë euro vitin e parë, por do të frenojë konkretisht emigracionin masiv, i cili i kushton ekonomisë shqiptare një dëm 130-145 milionë euro në vit.
Nga ana tjetër, paratë e bonusit bebe(9 milionë euro në vit për 28 mijë lindjet) do të rifuten në ekonomi, duke ndikuar pozitivisht në konsum dhe në rritjen ekonomike të vendit.
Fondi për fermerët prej 100 milionë euro në vit pagesa të drejtpërdrejta për ta, do të sjellë vetëm vlerë të shtuar, pasi bujqësia përbën 19% të PBB-së dhe afro 40% të të punësuarve. Buxheti prej 100 milionë eurosh, i dedikuar fermerëve, është i mirësynuar. Përfaqëson një pagesë të merituar për ta, pse fermerët tanë do t’ia kthejnë ekonomisë shqiptare disa herë më shumë me prodhime dhe eksporte. Edhe gjatë muajve të pandemisë, megjithë vështirësitë dhe kufizimet e lëvizjes, fermerët shqiptare, falë meritave të tyre, arritën të rrisnin eksportet e fruta-perimeve me shifra dyshifrore drejt Bashkimit Evropian, sidomos drejt vendeve të Evropës së Veriut.
Nga ana tjetër, rritja e pensioneve jo më pak se 5% në vit, krahas efektit moral pozitiv tek të 650 mijë pensionistët tanë, do të kalojë e gjitha për konsum dhe rritje ekonomike.
Heqja e tarifave për 90% të studentëve nga familje me te ardhura te pakta dhe librat falas stimulon fort dhe realisht arsimimin, i cili që konsiderohet si një ndër tre shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të një vendi.
Rritja e pagave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve, krahas vlerave morale dhe të mbështetjes totale për ta, përfaqëson një domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të dhe rritjen e mirëqenies.
Në tërësi, edhe pse programi ekonomik eshte i kushtueshëm, pjesa dërrmuese e parave te shpenzuara do të rikthehet në formën e rritjes së numrit te tatimpaguesve dhe uljes së ndjeshme tëinformalitetit, në shtimin e konsumit, shtimin e investimeve të huaja dhe ato private vendase, si dhe në një menaxhim më të mirë e më të përgjegjshëm të financave publike. Zbatimi konseguent i programit do tëgjenerojëimpakt kryesor pozitiv në kthimin e shpresës, zgjerimin e shtresës së mesme, në reduktimin e varfërisë, në frenimin e emigracionit dhe në rritjen e mirëqenies së vendit.
Shqipëria është më mirë në qoftë se qytetarët e saj kanë më shumë para në xhepat e tyre. Këtë do të realizojë programi ekonomik i Partisë Demokratike. Një plan konkret, koherent dhe i zbatueshëm pune, që do të sjellë mirëqenie për të gjithë.Një plan mbi të gjitha shpresëdhënës se Shqipëria mund të jetë e jetueshme për këdo, jo vetëm për ata që i shërbejnë verbtazi pushtetit të sotëm për një rrogë apo vend pune, por për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet, duke punuar dhe rritur profesionalisht e personalisht.
Bujar Leskaj

Postimet e lidhura