Veprimtaria e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, si një institucion i pavarur përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil, përbën një dimension të rëndësishëm në përmbushjen e misionit për krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.
Mbikqyrja e zbatimit te ligjit 152/2013 “Per nepunesin civil”, i ndryshuar, eshte realizuar ne menyre serioze nga Komisioneri per vitin 2021. Ai ka krijuar nje baze te mire te dhenash dhe ka monitoruar me profesionalizem zbatimin e kerkesave te ligjit, sidomos per periudhen para zgjedhjeve te 25 prillit 2021.
Eshte per t’u vleresuar kerkimi serioz i informacionit te gjere per pozicionet e punes te punonjesve te sherbimit ne te gjitha kategorite e institucioneve shteterore, ne ato ne administraten qendrore, vendore dhe ne institucionet e pavarura, plotesimi i pyetesoreve te derguar, si dhe puna e imte dhe profesionale me grupet e ngritura te monitoritimit nga ana e Komisionerit.
Analiza serioze e informacioneve te marra evidenton qarte problematikat e mprehta te konstatuara dhe shqetësimin se ligjshmëria në administrimin e shërbimit civil shkelet rëndë, sidomos ne rastet e ristrukturimit te njesive vendore dhe keshillave te qarqeve
I. Zbatim i i mangët i ligjit “Për nëpunësin civil”në nivel të procedurave të rekrutimit
Komisioneri pohon se gjate periudhes parazgjedhore, ka konstatuar “raste te emerimeve ne kundershtim me ligjin, ne pozicione pune qe jane pjese e sherbimit civil, duke mos respektuar proceduren e konkurrimit” (Faqja 109 e Raportit, pika e fundit).
Pavaresisht se Komisioneri ne Raport nuk e cileson, dua te theksoj se, me kalimin e viteve, që nga maji i 2013-ës, kur u miratua ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil” , administrata publike në përgjithësi dhe shërbimi i saj civil në veçanti, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe vullnetit negativ të partisë sot në pushtet, është zbrazur në nivele jo vetëm shqetësuese, por alarmante, duke e privuar atë nga kontributi i punonjësve profesionistë e të përkushtuar. Administrata jonë publike sot është e mbushur me punonjës, të cilët pozicionin e punës dhe zhvillimin e karrierës së tyre e sigurojnë jo si rrjedhojë e punës, meritës profesionale dhe përpjekjeve të tyre, por si pasojë e militantizmit partiak dhe njohjeve personale me drejtues të partisë në pushtet.
Edhe pse si dukuri nuk hyn në sferën e mbikqyrjes së Komisionerit, punësimi i përkohshëm i rreth 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë parazgjedhore dhe për qëllime elektorale, sikurse ndodhi në muajt janar-mars e deri në pak ditë përpara 25 prillit 2021, është dokumentuar edhe nga Misioni i ODHIR në raportin e tij final për zgjedhjet e 25 prillit, në faqet 18-19, ku shprehet se: “Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm në periudhën parazgjedhore, saktësisht në kohën para moratoriumit ndaj autorizimit të punësimeve të reja në administratën publike”. Kjo dukuri duhet të na shqetësojë të gjithëve!
Këta punonjës të marrë me kontrata provizore, pas zgjedhjeve u hodhën në mes të katër rrugëve si limon i shtrydhur, duke u larguar në mënyrë masive nga administrata publike, sidomos nga kompanite e mëdha sh.a shtetërore.
Zbrazja ekstreme e administratës publike nga nëpunës të motivuar drejt, ka sjellë rënien e besimit të kandidatëve për një konkurim të drejtë në postet vakante të kësaj administrate, të bazuar në meritë dhe në kualifikimet e kandidateve. Ky perceptim nga qytetarët është reflektuar në një numër gjithnje e më minimal kandidatësh që marrin pjesë në konkurim, gjatë nëndë viteve të fundit, edhe pse teknologjia e informacionit krijon mundësi të gjera për pjesëmarrje.
Rënia e besimit të qytetarëve tek procesi i konkurimit në administratën publike për pozicionet e nëpunësit civil dhe jo vetëm, ka sjellë si pasojë uljen e pragut të cilësisë së konkurentëve në të gjitha nivelet, në dikasteret qendrore, institucionet e pavarura dhe në qeverisjen vendore, si dhe gjallërimin e dukurive negative si më poshte.
a. Mospërmbushjen e kriterit të nivelit arsimor për të qenë nëpunës civilë
b. Pozicione pune që me pa të drejtë, nuk janë konsideruar si pjesë e shërbimit civil
c. Emërime në pozicione pune të shërbimit civil, nëpërmjet kontratave të përkohshme, pa zhvilluar më parë procedurën e konkurrimit.
Vete Komisioneri, ne Raportin “Mbi analizen e shkaqeve qe kane sjelle ne vijimesi vende te paplotesuara ne pozicionet e punes, pjese e sherbimit civil ne administraten publike”, bashkangjitur raportimit te tij paraqitur Kuvendit per veprimtarine gjatë vitit 2021, ka verejtur problematika te mprehta ne realizimin e sistemit online te rekrutimit, te tilla si:
1. Kritere te ndryshme per pozicione te njejta pune
2. Pasaktesi dhe mangesi ne informacionin per lirimet, pezullimet dhe konfirmimimet e nepunesve civile
3. Mangesi te theksuara ne cilesine e informacionit qe hidhet ne sistemin elektronik per shpalljen e vendeve vakante
II. Përshkrimi problematik i punës për nëpunësin civil
Sikurse është konstatuar edhe nga vete raporti i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, ka një mungesë të theksuar të formularëve të përshkrimeve të punës. Komisioneri cileson se “Pergatitja e pershkrimit te punes per shumicen e pozicioneve eshte ne nje faze fillestare, megjithe perpjekjet per te hartuar formalisht formularin… Shumica e dobesive jane te dukshme ne pjesen e pershkrimit te punes, qe lidhet me “kerkesat e vendit te punes””(Faqe 158 e raportit, pika 4 nga fundi).
Kjo sjell pamundësi për të vlerësuar respektimin e kushteve ligjore për të përfituar statusin e nëpunësit civil dhe raste të shumta të përfitimit me pa të drejtë të këtij statusi, duke mos
përmbushur kushtin e punësimit në pozicionin e punës, në momentin e fillimit të efekteve juridike të ligjit.
Një arsye tjetër, është edhe fakti se, mungesa e këtyre akteve të rëndësishme (formularët e përshkrimit të punës), pengon veprimtarinë e institucioneve kontrolluese, të tilla si Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Gjykata Administrative, gjatë gjykimit të rasteve që adresohen për zgjidhje nga nëpunësit civilë.
Komisioneri rekomandon me te drejte vijimin e punes si nga ai dhe nga DAP, per rishikimin e VKM 142/2014 per formatin e pershkrimeve te punes dhe te VKM 109/2014 per vleresimin e rezultateve ne pune.
Edhe pse niveli i zbatueshmerise se vendimeve paralajmeruese te tij eshte 68%, do theksoja qe Komisioneri te perqendrohet ne aplikimin e gjobave, si nje mase efektive per zbatimin e ligjit 152/2014.
Komisioneri ka kerkuar rishikimin dhe permiresimin e ligjit 152/2013, sidomos ne rastet e trajtimit te nepunesve gjyqfitues, duke ngritur me te drejte pyetjetn” Si duhet te veprojne institucionet, ne rastet kur kategoria apo klasa e pozicionit te punes te nepunesit civil gjyqfitues ne momentin e largimit nga puna ka ndryshuar?”(Faqe 130 e Raporti, pika e katert nga fundi)
Komisioneri pohon se, edhe pse ligji për nëpunësin civil e konsideron si absolutisht të pavlefshëm aktin e emërimit, pa kryer më parë procedurat e konkurrimit, përsëri kjo praktikë aplikohet në një nivel relativisht të lartë, sidomos në periudhat parazgjedhore.
Edhe pse Komisioneri ka kërkuar konstatimin e tyre, si akte absolutisht të pavlefshme dhe rregullimin e pasojave, duke ndërprerë marrëdhëniet e punës për punonjësit e emëruar në kundërshtim me ligjin dhe duke shpallur konkurrimin për plotësimin e këtyre pozicioneve, gjykoj se ai nuk është respektuar dhe dëgjuar ne masen e duhur.
Në këtë mënyrë, përshkrimi i detyrueshëm i punës, ky institut i ligjit “Për nëpunësin civil”, është kthyer në një proces formal, i cili nuk e ka kryer rolin e tij në funksion të qëllimit të ligjit, pasi vlerësimin në nivele të larta (shumë mirë dhe mirë) e merr pothuajse çdo nëpunës civil në institucionet qendrore!
III. Për një institucion model të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
Megjithe punen e mire te bere edhe ne mbikqyrjen e nepunesve civile ne raportet e tyre me mediat sociale perpara zgjedhjeve te 25 prillit 2021, Komisioneri duhet të përpiqet për rritjen e profilit publik të misionit dhe rekomandimeve të tij. Ai duhet të ketë parësore punën sensibilizuese për të tërhequr nëpunësit civilë për të raportuar rastet e shkeljes se ligjit, në dëm të të drejtave të tyre. Institucioni duhet të fitojë besimin e nëpunësve publikë, nëpërmjet ruajtjes së konfidencialitetit dhe ndërhyrjes së menjëhershme për të zgjidhur problemet e tyre, nëpërmjet mbikëqyrjes denoncimit, apo çdo mjeti tjetër efektiv dhe efiçient, për rastet e paraqitura.
Kjo do të arrihet nëpërmjet ndërgjegjësimit të nëpunësve publikë, që është një proces i gjatë dhe kapilar, i cili duhet të realizohet përmes fushatave sensibilizuese të njëpasnjëshme në mediat tradicionale dhe në ato sociale, duke rritur besimin publik tek roli dhe pavarësia e institucionit të Komisionerit.
Institucioni i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil duhet të kthehet në një institucion model, ku të gjejnë mbështetje ata që kanë të drejtë, një institucion që nuk lejon as shkeljen më të vogël të ligjit, konsekuent në detyrën e rëndësishme që i ka caktuar ligjvënësi.
Institucioni duhet t’i tregojë çdokujt se, nëse ka vullnet, profesionalizëm, integritet dhe paanshmëri, mund të arrihet gjithçka, sidomos ajo që është më se e thjeshtë: zbatimi i drejtë dhe në vazhdimësi i ligjit “Per nepunesin publik”.
Për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe shoqërore që po kalojmë, respektimi i legjislacionit të shërbimit civil dhe monitorimi i tij janë aspekte thelbësore që sigurojnë suksesin e reformës në shërbimin civil. Duhet thënë se, për fat të keq, kjo reformë sot ka ngecur.
Në këto kushte, sfida parësore e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është që të sigurojë një proces të pavarur dhe efikas mbikëqyrjeje të veprimtarisë dhe të drejtave të nëpunësit publik, me qëllim që të parandalojë shkeljen e ligjit dhe të rregullojë paligjshmërinë, në rastet kur ka ndodhur, nëpërmjet mjeteve që i ka dhënë ligji.
Bujar Leskaj