Amnisti me porosi-ligësia e radhës e sektit Rama

Që në korrik 2020, sekti në pushtet provoi të kalonte një projektligj për faljen masive fiskale dhe penale, duke përgatitur në mënyrë anonime(nuk dihet cili grup pune, ekspertësh vendas apo të huaj e ka punuar) një amnisti të qepur për politikanët dhe të korruptuarit e vet, që kanë para jashtë dhe duan t’i pastrojnë dhe sjellin këtu. Projektligji i gjeti kundër që të gjithë, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, shoqatat e biznesit dhe ekspertët kontabël e të ekonomisë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, në një dokument pune, shumë më profesional e voluminoz se sa vetë drafti i Ramës, parashtronte nëndë çështje të rëndësishme të konstatuara prej tij, gjatë vlerësimit të projektligjit për “Amnistinë Fiskale dhe Penale për subjektet e deklarimit vullnetar të pasurisë”. Ndër argumentat kryesore kundër që përmendte Delegacioni, më themeloret ishin: Me draft-amnistinë e përgatitur, është e vështirë të garantohet se fondet dhe asetet që do të amnistohen nuk vijnë nga veprimtari kriminale. Ekziston rreziku që projektligji të krijojë një “dritare mundësie” për evazion fiskal dhe pastrim të parave të huaja. Projektligji rrezikon të sigurojë mosndëshkim të panevojshëm për subjektet që posedojnë pasuri të paligjshme. Objekti i amnistisë shkon përtej asaj të legjislacionit të ngjashëm të zbatuar në vende të tjera. Asnjë konsultim i përshtatshëm me palët e interesit nuk u zhvillua, përpara se sa drafti të dorëzohej në Kuvend. Qeveria duhet të synojë vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona në Shqipëri, dhe jo evazionin e emigrantëve. Pasi u zbyth në korrik 2020, në mars të këtij viti, sekti Rama provoi të shiste propozimin për gjoja amnisti për paratë e emigrantëve, si mbështetje popullore, me këshillimin-farsë publik me 12 pyetje të shpërndara me postë, pjellë e propogandës së patronazhistëve të vet. E risolli projektligjin mbi Amnistinë në tavolinë këto ditë, duke pretenduar me paturpësi se ka synim kryesor të thithë kapitalin e emigrantëve jashtë vendit. Mirëpo për këtë, si ka ndodhur me të gjitha amnistitë për emigrantët, të kryera kudo në botë nga shteti italian, belg, australian, indian, etj., është e domosdoshme që qeveria shqiptare të firmosë paraprakisht marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet nga ku mendohet se do të hyjnë kapitalet e emigrantëve të vet, si Greqia, Italia, Britania e Madhe, Gjermania, etj.. Kjo, për arësye se këto vende duhet të lejojnë shmangësit shqiptarë të sistemit të tyre tatimor, që të kenë mundësi të nxjerrin kapitalet jashtë Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e me radhë. Pa këto veprime paraprake, asnjë emigrant nuk mund të rrezikojë paratë e veta të padeklaruara në shtetin ku jeton dhe punon. Por sekti i Liderit Global nuk ka aspak ndërmend te lidhe urgjentisht: Traktatet e ndihmës juridike të ndërsjellë Marrëveshjet e shkëmbimit të informacionit. Marrëveshjet që rregullojnë ndjekjet penale dhe procedurat përkatëse (siç është ekstradimi). Sepse nuk i intereson djersa e ballit e emigrantit, në punë të ndershme në ekonominë gri. I intereson vetëm paraja e korrupsionit dhe e trafiqeve kriminale. Prandaj dhe Rama tallet me paratë dhe djersën e emigrantëve. Po ta kishte seriozisht, duhej të kishte ulur pragun e amnistisë në 100-200 mijë euro dhe jo ta bënte 2 milionë euro! Cili emigrant nga të 1.64 milionë emigrantët tanë, që sipas EUROSTAT jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britanine e Madhe, ka punuar me ndershmëri dhe ka krijuar pasuri të padeklaruara deri në 2 milionë euro?! Ky prag absurd amnistie zbulon ligësinë e rradhës të Ramës me projektligjin për amnistine fiskale dhe penale 2022. Zbulon qarte qellimin e tij per te amnistuar parate e vena nga korrupsioni te atij vete dhe te anetareve te sektit te tij, te derguara jashte. Si dhe parate e krimit te organizuar, te lidhur me mijera fije me kliken e pangopur ne pushtet. Prandaj dhe një javë më parë, më 30 shtator, Rama nuk shkoi në takimin që thirri vetë dhe nuk u përball me ambasadorët, por dërgoi sejmenët e tij. Duke parë një oponencë të plotë, të llogjikshme dhe refuzuese ndaj draftit të vet, Lideri Global u zbyth edhe kësaj rradhe.

Botuar në Gazeta Sot më 11 Tetor 2022