Mashtrimi i madh me projektin në Portin e Durrësit

Ne prill 2021, dy jave perpara zgjedhjeve te 25 prillit, qeveria e Sektit Rama kerkoi t’ua shiste shqiptareve si investimin me te madh ne historine e tranzicionit, projektin e paraqitur nga nje miliarder i Emirateve te Bashkuara Arabe, per nje port turistik jahtesh, aty ku sot eshte porti tregtar i Durresit.
Dje dolen nga media dhe diskutimet ne Kuvend, treguesit e planit te biznesit te projektit ”Durresi Jahte dhe Marine”.Shumica e tyre ishin nje grumbull mashtrimesh te paskrupullta nga premtimet e bujshmeperpara zgjedhjevete 25 prillit. Lideri Global dhe sekti i tij premtuan ndertimineportit turitik teDurresit, marines me te madhe ne Evrope.Treguesit e planit te biznesit flasin per nje marine te permasave te mesme, gati te vogel.
Sekti Rama u mburr per nje investim 2.1 miliarde euro ne ekonomine e vendit. U mburr qe po shtonte ne maksimum kapacitetet turistike te vendit. Nga plani i biznesit del se miliarderi arab do te investoje vetem 160 milione euro dhe pjesen tjeter do ta nxjerre nga shitjet e apartamenteve qe do te ndertoje ne mbi 80.9 ha qe po merr nga qeveria.
Lind pyetja: nga do te vijne te 1 miliarde e 960milione eurot e tjera te premtuara? Nga cilat burime,duke qene se miliarderi arab nuk i merr persiper, porpret parate nga shitja e 12mije apartamenteve?
Me pak fjale modeli i biznesit ne projektin ne Portin e Durresit eshte njesoj si ai i kullave te Tiranes,qe po ndertohen nga kompanitefavoritete sektit Rama. Merr lejen, hap themelet dhe parate te vijne vete qe ne gropen e hapur per ndertimin e pallatit, pa patur nevoje te investosh gje.
I gjithe avantazhi i padrejte i projektit te Durresit, te hosanuar nga sekti ne pushtet, buron nga privilegjet. Kompania investuese eshte perjashtuar nga taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe ajo e strehimit social. Kjo i jep nje avantazh 7 per qind ne kosto. Se dyti, kompania e ka token falas. Ajo do te konkurroje ne tregun e pasurive te paluajtshme ne menyre te pandershme.
Por kjo e ben te gjithe projektin te dyshimte ligjerisht, ngaqe diferencimi i taksave investuesit te huaj ne kete projekt dhe gjithe sipermarrjevete tjeraqe ndertojne ne Shqiperi, eshte i ndaluar me Kushtetute. Nje qeveri nuk mund te taksoje nje apartament me 7 per qind te vleres dhe nje tjeter me zero. Nuk e le Kushtetuta. Projekti eshte dukshem i orientuar drejt ndertimit dhe shitjes se apartamenteve. Ne 809 mije meter katrore toke qe shteti i jep kompanise, do te kete vetem dy hotele me 850 dhoma. Pra toka falet per apartamente. U katandis kokoshi nje thele. Ky eshte mashtrim i madh. Eshte e turpshme dhe skandaloze.

Botuar në Syri.net më 16.11.2022