Polonia, aleati nr. 1 i Ukrainës në Evropë

Polonia është shtyllë e fuqishme e NATO-s në Evropë dhe fuqia e katërt ushtarake e Evropës, krahas së qenit ekonomia e pestë më e madhe e kontinentit. Që nga anëtarësimi i Polonisë në NATO në vitin 1999, vendi ka modernizuar ushtrinë e tij, ka rritur kapacitetet dhe mjetet luftarake të fjalës së fundit, me trupa…

Përse qeveria nuk i zbaton rekomandimet e FMN-së ?

Si më 9 dhjetor 2022, në Deklaratën e Bordit të Drejtuesve, edhe më herët, në tetor 2021, në misionin vlerësues në vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se “Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet dhe të ardhurat publike. Forcimi i besueshmërisë së buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg dhe…

FMN: karton i kuq PPP-ve të sektit Rama

Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2022/12/09/Albania-2022-Article-IV-Consultation-Press-Release-Staff-Report-and-Statement-by-the-526816),vuri alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare. Ky shqetësim u ngrit në nivelin më të lartë, pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportit që e shoqëroi Deklaratën….

Fjala në Kuvend mbi Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe pse sipas relacionit bashkëlidhur vjen me argumentin e përmirësimit të tij në funksion të veprimtarisë së huamarrjes shtetërore dhe të menaxhimit të borxhit shtetëror, në fakt gjeneron…

Shqipëria, ndër vendet më të korruptuara të Evropës

19 vite më parë, më 9 dhjetor të vitit 2003, përfaqësuesit më të lartë të 100 shteteve nga mbarë bota, nënshkruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Edhe pse vendi ynë ishte një shtet nënshkrues i Konventës që më 9 dhjetor 2003, bilanci ynë në luftën kundër korrupsionit vjen sot sureal,…

Dhuna e porositur – fillimi i fundit të një regjimi!

Dje duhet të ishte një ditë e bukur, një ditë, nga ato ditë të cilat na japin kuptim në jetët tona.Për herë të parë Brukseli bënte një Samit jashtë territorit të BE, në Tiranë. Normalisht për Shqipërinë ishte mesazh se nuk ishte më jashtë vëmendjes së familjes, së cilës i përkasim. Nga ana tjetër opozita…

Te dhena mbi Vloren

Për Çetën Plakë të Vlorës, Gjormin dhe bijtë e tij, Neki Ymerin dhe Sadik Premten flet historia!

Sot 4 dhjetor 2022 mbushen 80 vjet nga themelimi i Çetës Plakë të Vlorës. Sikurse e thekson studjuesi Kastriot Kapaj, bir i Gjormit, “Çeta Plakë në formë ishte komuniste, ndërsa në përmbajtje ishte nacionaliste, duke mos iu larguar traditave të trevave vlonjate. Veprimtaria luftarake e saj, fitorja triumfuese në çdo përpjekje me pushtuesin, iu futi…