Ligji për liberalizimin e kanabisit, një fatkeqësi kombëtare!

Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, “Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.
Ligj që do të kthehet në fatkeqësi kombëtare
Ligji “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale do të jetë një fatkeqësi kombëtare.Sekti Rama me këtë veprim futi njëvirus shumë të rëndë në jetën shoqërore dhe në ekonominë e Shqipërisë. Qeveria shqiptare ka struktura të dobëta të rendit dhe të sigurisë, për të siguruar kontroll, siç parashikon projektligji, për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore e industriale.Qeveria nuk kontrollon dot çadrat nëpër plazhe dhe guroret në Krujë, e jo më të kontrollojë imtësisht importin e farës së kanabisit, licencimin e kultivuesve, rrethimin dhe mbikqyrjen e sipërfaqeve të mbjella e deri tek krijimin dhe pajisjen e laboratorëve tejet të specializuar për matjet e evolucionit të bimës së mbjellë dhe prodhimin e vajit.Sikurse e theksova në Komisionin e Ekonomisë, me këtë ligj, sekti Rama në qeverisje do të forcojë dhe stimulojë krimin e organizuar, krimin e rrugës, ato bandat gjysëm-qeveritare që kai ditur t’i ushqejë aq mirë me fonde dhe pushtet në këto dhjetë vjet.Ligji inkurajon haptazi krimin e organizuar në vend. Ai do të nxisë edhe më shumëkultivimin e kanabisit në rrugë joformale, duke sjellë pasoja shumë negative në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, si dhe në sigurinë e vendit. Ky ligj nuk duhej të kishte ardhur në seancë plenare. Ai ka mospërputhje të qarta me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 283 dhe 285 të tij. Ligji krijon mekanizma të dhënies së rryshfetit dhe realizimit të korrupsionit për mënyrat e licensimit, akordimittë lejeve, kontrollit të parametrave të prodhimit të kanabisit, etj. Do të kemi prodhim të madh kanabisi, një pjesë e mirë e të cilit nuk do të ketë cilësinë e duhur për eksport për qëllime mjekësore. Lind pyetja: ku do të shkojë ky produkt? Si do të qarkullojë ky produkt në Shqipëri? Ai me siguri do të jetë lëndë e parë për krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.
Ligj qëdëmton dhe snobon bujqësinë
Bujqësia jonë tradicionale aktualisht po vuan nga mungesa e punonjësve dhe hapja e serave me kanabis do të tkurrë edhe më tej forcën punëtore në fshat. Do të marrë sipërfaqe toke në zonat më prodhuese të vendit, duke rrezikuar rënien e prodhimeve të tjera bujqësore. Çfarë do të ndodhë me prodhimet bujqësore, tani qëka hyrë në fuqi ky ligj?Lejimi i kultimivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale do të përbëjë një goditje të madhe dhe një sfidë të jashtëzakonshme për bujqësinë tonë, e cila kontribuon me 20 përqind të prodhimit kombëtar. Ligji parashikon 200 hektarë tokë për kultivimin e kanabisit. Kompanitëdo të marrin fermerë, duke i paguar ata më shumë e duke i hequr nga prodhimi tradicional bujqësor dhe nga kultivimi tradicional i tokave bujqësore. Deputetët e maxhorancës nuk guxuan të mbështesin propozimin e deputetit të tyre, Erion Braçe, për të kufizuar sipërfaqen e mbjellë në 50 ha. Biznesi i kanabisit mjekësor dhe industrial as nuk zgjidh dhe as nuk ndihmon në zgjidhje të problemeve të thella strukturore që ka bujqësia jonë. Në të kundërt, ai rrezikon t’i përkeqësojë më tej ato. Sektori i parë që do të dëmtohet keqazi nga mbjellja e kanabisit, qoftë dhe për qëllime mjekësore, është bletaria.
Pse nuk shikojmë fqinjin tonë, Maqedoninë e Veriut? Shtatë vite më parë, qeveria e këtij vendi dha 62 licenca, me një investim 3 milionë euro për licencë. Vetëm pesë kompani sot i kanë mbijetuar tregut. Të tjerat falimentuan.Nga dhjetë magazina, nëndë kanë kanabis stok, të pashitur. E gjitha kjo përbën një humbje të ndjeshme për ekonominë e shtetit fqinj. Çfarë na siguron që nuk do të pësojmë fatin e fqinjit, shteti i të cilit është shumë më shtet se ne?U fol shumë nëpër komisionet parlamentare për faturën financiare të krijimit të kësaj industrie, për dobinë në ekonominë e vendit, etj., por deri tani, qeveria nuk ka paraqitur qoftë dhe një shifër të vetme qëi mat këto përfitime. Kjo dëshmon se Sekti Rama e ka ndërmarrë këtë nismë ligjore si një aventurë, pa asnjë studim serioz të sfidave dhe rreziqeve që paraqet legalizimi i kanabisit në vendin tonë, madje as edhe nuk “është lodhur” të masë në shifra përfitimet që gjoja mund të ketë ekonomia jonë, në planin afatshkurtër apo afatmesëm.
Kanabisi i ligjëruar-hambar abuziv votash për 2025-ën?
Në fakt, kanabisi i ligjëruar, për gjoja qëllime mjekësore apo industriale, mbështetur në përvojën e keqe të shpërdorimit të Operacionit “Forca e Ligjit”, është karroca e Sektit Rama për të motivuar dhe shtyrë më shumë krimin e organizuar, që ta ndihmojë të vjedhë dhe manipulojë akoma dhe më tepër zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, nga sa bëri në vitin 2021 dhe në zgjedhjet vendore të 14 majit këtë vit.Ky kanabis i ligjshëm do të kontribuojë në rritjen në përmasa akoma dhe më ogurzeza të fatkeqësive të shoqërisë sonë, të promovuara nga sekti Rama, si varësia e mijëra të rinjve nga hashashi dhe rrënimi i shanseve të rritjes së bujqësisë sonë tradicionale dhe bio. Që nga vitet 2014-2016, kur sekti në qeverisje e ktheu në Lazarat të gjithë Shqipërinë, drejtuesit e policisë u komprometuan me kanabisin. Rama po provon të vijojë me komprometimin e policisë, përmes këtij aktiviteti të ri.
xxx
Ne si deputetë, pak ditë më parë, kishim përgjegjësinë historike t’i thoshim “Ndal!” marrëzisë së rradhës të sektit Rama në pushtet me legalizimin e kanabisit. Deputetët e maxhorancës iu bindën qorrazi disiplinës së impnuar nga sekti dhe nuk qëndruan në lartësinë e misionit të tyre. Industria e kanabisit mjekësor dhe industrial tek ne jo vetëm qëlind shumë e sëmurë, por do të kontribuojë në rritjen me herë të industrisë së nëndhenshme të hashashit, të financuar nga bota e krimit.Me ligjin për kanabisin mjekësor dhe industrial, Ministria e Drejtësisë duhet të sjellë në shtator 2023 në Kuvend draft-ligjin për Falje, për të liruar nga burgu ata të rinj, djem të nënave që mbollën rrënjë kanabis, me shpresë për pak të ardhura më shumë për familjet e tyre dhe që përfunduan prapa hekurave.Tani që kanabis u liberalizua me ligj, ata duhen falur, pse praktikisht janë në pozicionin ligjor, kur kanë mbjellë pa liçencë dhe nuk kanë kryer asnjë krim! Sekti Rama nuk preku bosët-porositës të parcelave me kanabis, edhe pse i njihte mirë cilët ishin, por futi në burg fermerë fatkeqë, që po përpiqeshin për ca të ardhura më shumë për familjet e tyre.

Botuar në Gazeta Sot, më 24 Korrik 2023