BUJAR LESKAJ
Të dhëna personale
Emri Bujar
Atësia Farudin
Mbiemri Leskaj
Datëlindja 3 Korrik 1966
Vendlindja Vlorë
Gjendja civile I martuar, me katër fëmijë.
Edukimi
1984 Shkolla e Mesme Industriale “Pavarësia”, Vlorë
1990 Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti Gjeologji – Miniera. Diploma Inxhinier Nafte
1998 Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë. Diploma Financier
2002 Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Diploma Jurist
2003 Universiteti i Nebraskës – Lincoln SHBA – Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim Publik
2004 Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli “Avokat”
2005 Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat Publike
2006 Fakulteti i Ekonomisë, Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare – Master në Financë
2009 Grada shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike” Universiteti Shtetëror i Tiranës,
Karriera profesionale dhe politike
23 dhjetor 2011 – 3 korrik 2020 Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Shtator 2009 – Dhjetor 2011 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë,
2009-2011 Drejtues i Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”
2000-2005 Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Dep.i Financës
1997(prill-gusht) Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave
tetor’93- gusht’97 Punonjës dhe Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë
2005-2009 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Përfaqësues i qytetit të Vlorës
Shtator 2005 – Mars 2007 Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007-2009 Anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
2007-2009 Anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë
Gjuhë të huaja Anglisht
Botime
“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009
“Brenda dhe jashtë…Parlamentit(maj 2007-2009)”, Tiranë 2009
“Senjorazhi”, Punim i Doktoraturës Shkencore, Tiranë 2009
“Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), bashkautor me Dr. Adriatik Kotorri, Tiranë 2011
“Leksione në Financë (Pjesa I)”, Tiranë 2011,
“Muzat e Qëndresës (Nëpër libra të kryqëzuar)”, Tiranë 2011
“Leksione në Financë (Pjesa II)”, Tiranë 2012
“Hyrje në Inxhinierinë Financiare”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2015
“Inxhinieri Financiare Stokastike”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2015
“Optimizimi”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2017.
“GAO, NIK DHE LEKSIONET E DODAROS”. Tiranë 2020
Bashkautor i draft-ligjit organik të KLSH Nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 nëntor 2014.
Ideator dhe drejtues i përgatitjes dhe botimit të librave të kolanës “Botime KLSH”, e cila përmbledh 86 tituj për periudhën 2012-2020, si dhe autor dhe bashkautor i shumë botimeve KLSH, ndër të cilat:
“4 Vjet auditim i jashtëm publik 2012-2015”
“Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012”
“Udhëzues i Auditimit të Performancës”, 2012
“Manuali i Auditimit të Performancës”, 2013
“90 Vjet KLSH”, 2015
“Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës”, 2015
“Indikatorë të Performancës”, 2015
“Auditimet e Performancës në KLSH”, 2016
“Dokumente të Këshillit Kontrollues 1925-1939”, 2017
“40 Vjet Deklarata e Limës”, 2017
Korniza e Matjes së Performancës së SAI-ve”, 2017
Kryetar i Bordit të Revistës Shkencore të KLSH-së, “Auditimi Publik”, revistë katërmujore që publikohet në gjuhët shqip dhe anglisht. Numri i parë i saj ka dalë në maj 2012. Revista deri tani numëron 17 edicione të saj.