Te dhurosh liber …

Te dhurosh liber …

( Botuar ne Gazeten 55, date 9 Dhjetor 2008 )Libri, historikisht ka qenë një mik i mirë i njeriut të ditur. Në historinë e njerëzve të mençur të kësaj bote libri ka qenë pjesë e jetës së tyre, shoqërues deri në sekondat? e fundit të ikjes. Ka edhe proverba, thënie madje për librin se si duhet sjellë karshi tij. Ja shprehjet brilante të një njeriu mistik të bërë shekuj më parë: Fundi i rrugës që nuk kalon përmes diturisë është errësirë. Sa të gëzuar janë ata që ndriçojnë errësirën e pafundme. Ndriçues në këtë mes është libri, pra dija që ai përmban dhe të ushqen si qumështi i gjirit. Pra libri është një pjesë e madhe, një botë që zgjon e ëndërron, një mekanizëm që na lidh me pafundësinë dhe misteret, shkencën, artin, teknologjinë. Edhe në këtë shoqërinë tonë madje edhe në kohë krizash të mëdha, libri është lexuar e vazhdon të lexohet, është kë′uar dhe vijohet të kërkohet. Nuk është vetëm panairi i fundit i librit, por edhe dyndja nëpër librari, stenda libri për të kërkuar e gjetur librin. Libri nuk është vetëm i shkrimtarit, krijuesit por edhe atyre që e blejnë por edhe atyre dashamirësve, pikërisht kjo pjesë është ajo që e kërkon dhe e shikon ende si magji, në të vërtetë ai i këtillë është dhe ka mbetur në historinë e njerëzimit. Nuk dua të citoj thënie shenjtorësh me proverba filozofike, që kanë shpikur për librin, por unë shikoj atë njeri që kujdeset për librin. Njëri prej tyre është deputet i kuvendit të Shqipërisë. Kur i dhuron libra Bujar Leskajt, ke kënaqësi se ai do ta lexojë, pra do t′i shkojë deri ne fletën e fundit leximit, më tha një shkrimtar vlonjat. Dhe më çudit fakti se ku e gjen njeriu kohën,për të lexuar ndërsa angazhimi i tij është i madh. Dhe një fakt tjetër: kur ua dhurova librin disa përfaqësuesve të popullit, prisja të më thoshin ndonjë fjalë por hiç asgjë, nuk është çudi që librat i kanë vërvitur nga dritarja e makinës. I akuzoj pikërisht kështu sepse për ta streha e preferuar është kafeneja ku brumosen me lloj thashethemesh, ajo strehë i mbaë gjallë, i tërheq me mistere në një lloj strehe, krejt e kundërt me atë që kërkon të ketë mik librin. Ndërsa rasti i deputetit të këtij qyteti historik është dhe mbetet i veçantë nëpër provinca larg kryeqendrës së vendit, ku më së shumti gëlon cmira dhe zilia. Mirëpo rasti i mësipërm,për rastësi nuk mund të merret. Deputeti i dhuroi një vit më parë bibliotekës së qytetit të tij 200 libra ne gjuhë të huaj, me një vlerë prej 5 milion lekësh, duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni.

Një udhëtim I paharruar me deputetin Bujar Leskaj

Një udhëtim I paharruar me deputetin Bujar Leskaj

Kosove 29 Tetor 2008.Në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon deputeti Bujar Leskaj me vëllezrit tanë që jetojnë në viset Shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovën e lirë , për specifikat e tyre në luftën për liri dhe dinjitet kombëtar, kundër barbarive serbe,për njohjen e vlerave kulturore më atë anë të kufirit tonë për njohjen e bukurisë dhe vlerave të tokave tona, ishte dhe aktiviteti që u zhvillua me një grupë qytetarësh vlonjatë, I përbër prej:

– familjeve të vjetra vlonjate si Sharajt, Xhyherajt, Llupajt etj.- Familjeve të persekutuara egërsisht prej regjimit dictatorial komunist si Shaskaj, Xhaferaj, Bonjakaj? Petritajt, Agajt, Koshenjat, Shehajt, Leskajt, Cakrani, Hoxhajt etj.

-??Të burgosurve politik Ceno Caushi, Shemsi Rrapi, Kujtim Murati, Ramadan Muco, Luan Llupa, Reshat Kripa, Bari Ceprati, Feti Rexhepi, Enver Sharqiri, Lavdosh Beqo etj.Grupin e hijeshonin dhe dy zonja: znj. Linda Sharra dhe znj. Paqyze Petritisi dhe ish deputeti i partisë Demokratike shkrimtari dhe publicisti lushnjar Ismet Shehu, i cili është lidhur me vlorën që nga gjyshi i tij ai patrioti i njohur Sheh Karbunara.Grupit i shtonte humorin shoferi Nesti Pashaj, i cili i shërbeu grupit në të gjitha rastet ku ndaluam, veç të tjerave edhe me humorin e tij.Pas një grupi gazetarësh dhe një grupi të rinjsh të qytetit të Vlorës? ku ishte grupi i tretë, që ndiqte këtë intenear. Ky udhëtim u realizua nënë kujdesin e Z. Agron Sharra, kryetari i Partisë Demokratike të Vlorës. 1-Në Tetovë rrëzë Malit të Sharrit. Pasi kaluam kufirin në Qaf Thanë; në strug u ulëm rreth deputetit Bujar Leskaj për të pirë një kafe. Biseta rrodhi e këndshme gjithkush jepteemocionet që i ngjallte ky udhëtim…. Astrit Xhaferi thoshte se shkelte për herë të parë në Kosovë e Maqedoni dhe prandaj ky udhëtim ishte i dëshiruar i mirëpritur dhe emocionues. Ndërsa Ceno Caushi me lot në sy tregoi se për herë të parë e kishte kaluar atë kufi në vitin 1944, në këmbë në batalionin e Ballit Kombëtar kur erdhën për të çliruarn dhe mbajtur Kosovën dhe viset e tjera kombëtare, por ishim tradhtuar prej komunistëve, shërbëtor të Titos, tha ai. Aranit Hoxhaj, kujtonte se ëndrra e babait të tij, të pushkatuar prej komunistëve vlonjate, ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset Shqiptare edhe në shtypin time, vajzën time e quajnë Vlora… U nisëm drejt Kërçovës, Gostivar Tetovë.? Kërçova më kujtojë xhaxhajnë e babait Selam Musa Hitaj, i cili që prej vitit 1941 deri më 1944, me gjithë familje kishte shkuar atje për tu mësuar fëmijve gjuhën e bukur shqipe. Ishin mbi 200 pishtarë të dijes që qeveria e kohës dërgoj në viset shqiptare, duke bërë realitet bashkimin e trojeve shqiptare. Në raste të tilla i kthejmë sytë pas në histori dhe shojmë me vëmëndje çdo rrugë e rrugicë, çdo shtëpi apo shkollë sepse na duket se do të gjejmë gjurmët e të parëve tanëtë atyre burave fisnik që u sakrifikuan për bashkimin e trojeve shqiptare. Ja ku u shfaqë para nesh dhe Tetova jonë e shtrirë rrëzë malit të Sharrit atij mali që ka mbajtur dhe strehuar luftëtarët e lirisë shqiptare. Mikëpritësi jonë në Tetovë ishte z. Miftar Ziberi, profesor i Universitetit të Tetovës, i cili i uroj deputetit Bujar Leskaj mirëseardhjen dhe na ftojë për drekë me bukë e krypë e zemër sipas zakonit të shqiptarit. Gjatë drekës u shkëmbyen biseda të cilat përshkoheshin fund e krye nga dashuria vëllazërore dhe nga nevojat e bashkëpunimit dhe vajtje ardhje ndërmjet nesh për të përforcuar më tepër dashurinë. Ne pas dite na priste një dëshiruar me personalitetin e njohur të politikës dhe atdhetarisë shqiptare, Kruetarin e Asamblesë? së Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë z. Arbën Xhaferi i cili edhe pse i sëmurë nuk lodhet së punuari dhe luftuari për çështjen tonë kombëtare.Na priti përzemërsisht dhe na tha se : “Vlora është tingëllim atdhetar. Vlorë ka kudo ku janë viset shqiptare edhe në shtypin time, vajzen time e quajne Vlora…. Partia Demokratike Shqiptare ka në vijën e saj politike nacionalizmin, dashurin për këtë vend dhe për këtë popull që quhet shqiptar kudo ku jetojnë në viset e tyre.Nacionalizmi është fenomen evropian dhe për këtë s′duhet të jetë i huaj as për ne shqiptarët. Nacionalizmi nuk është mburrje por nevoj kombëtare”. Z. Arbën Xhaferi ju përgjigj pastaj pyetjeve që ju bënë. Z. Xhevat Leskaj pyeti si ka mundësi intelektual të Kosovës të festojnë 100 – vjetorin e diktatorit Enver Hoxha? “Ne kemi edhe mangësi në gjykim në vlerësim. Enver Hoxhën këtu tek ne nuk e kanë njohur ashtu siç ka qënë ai, një diktator që ja ka kaluar edhe Stalininit. Ata që kujtojnë Enver Hoxhën nuk kanë pjekuri intelektuale dhe politike. Ne duhet të mos harrojmë se dy janë sot rreziqet tona fundamentalizmi fetar dhe komunizmi, të cilat duhet të mbyllen si proçes historik”. Z. Devi Sharra u interesua për shuarjen e divergjencave midis partive politike shqiptare? “Demokracia – tha z. Arbën Xhaferi, – do të thotë mendime të kundërta, nuk duhet të pretendojmë për unitet totalitar si në komunizëm. Në sajë të këtyre mendimeve ne arritëm që në Ohër të ndryshojmë Kushtetutën për të drejtat e shqiptarve, për ato të drejta që kanë nevojë shqiptarët.” Z. Avni Agaj pyeti se si është zgjidhur problemi i ndarjes së pronave në Maqedoni? “Për pronat në Maqedoni nuk ka probleme sepse prona nuk i është marrë apo grabitur asnjëherë shtetasit jugosllav, serb, maqedonas apo shqiptar qoftë, ahtu siç ka ndodhur në Shqipëri, dhe si në fshat dhe në qytet shtetasi maqedonas dhe ai jugosllav e kanë trashëguar pronën”. U ndamë me këtë shqiptarë të ditur dhe të madh vëllazërish dhe të nesërmen në mëgjesë kaluam kufirin e Maqedonisë tek Hani i Elezit, kaluam Lapencin që më kujtonte Lapencin tim, Kaçanik, Ferizaj dhe u ndalëm në Gadime. 2- Në Shpellën e Mermerit të Gadimes së Ferizajt. Deputeti Bujar Leskaj kishte planifikuar një befasi tjetër gjatë udhës për të mbërritur në Prishtinë. Në këtë fshat më 1969, Ahmet Asllani duke gërmuar në një kodër për të nxjerrë gurë për nevojat e tij,? qysqyja i ra në një vrimë dhe nuk mundi dot ta kapë. Duke gërmuar e kërkuar qysqynë atij i doli përpara një hapsirë nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi? organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një hapsirë e habitshme nëntokësore shumë e bukur. I befasuar ai njoftoi organet e pushtetit lokal dhe kështu u zbulua një nga monumentet më befasuese të natyrës shqiptare Shpella e Mermerit e fshatit Gadime të Ferizajt.Ajo u hap si qëndër për vizitorët më 1974. Deri tani vizitohet afro 1.5 km shpellë është shumë më e gjatë, ajo mund të shkojë Janjevë, atje ku kishte shtëpinë ai Shqiptari madh Shtjefën Gjeçovi e sot shtëpia e tij është shëndërruar në muzeun për të edukuar Shqiptarët, pra afro 15 km.Sipas studimeve kjo shpellë ka një vjetërsi prej 18 milion vjetësh. Ky monument natyror me vlera i kultrës sonë të mhnit me bukurin e tij, me kthesat e xhepat e shumtë si format e bukura që ka marrë gjatë miliona vjetve, me stalaktite dhe stalagmite, të tilla që në rajon nuk janë parë ndonjëherë.Shpella ka dy kate me bukuri të rralla, tani mund të vizitohet vetëm njëri kat. Nën shpellë ndodhet liqeni nëntokësor me afro 500 m.Edhe udhëheqësi jonë gjatë shpjegimit u dha formave të çuditshme të shpellës tingëllimin atdhetar, ja tha ai shikoni këtë a nuk nuk është kjo shqiponja dy krenare e flamurit tonë, më tej shini a është kjo fytyra dhe mjekra e Skënderbeut e kështu me rradhë.Kjo lidhje dhe mënyrë shpjegimi duhet në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe prandaj e bënin. 3.Në Prishtinën e Rugovës, atje ku u përgatit pavarësia e Kosovës.Prishtina është kryeqyteti i Kosovës sonë më mbi 500 mijë banorë, 15 km? nga Prishtina është zbuluar qyteti Ulpiani i ndërtuar ne kohën e romakëve, e pasur në shumë monumente të tjera historike dhe natyrore si Tyrbia e Sulltan Muratit, shtatorja e Skënderbeut, Shtatorja e Nënë Terezës Liqeni Batllavës, Sahat Kulla, Xhamia e Madhe, Muzeu i Kosovës etj.Sapo hymë në Prishtin deputeti Bujar Leskaj na udhëhoqi në atë kodrën ku rri ndezur flaka e lirisë, ku ngrihet vari monumental i shqiptarit të madhë, presidentit të nderuar Ibrahim Rugovës. U ndalëm para atij varri të bardhë si shpirti i Ibrahim Rugovës, u u përulëm më nderime para veprës dhe shpirtit të tij. Me veprën etij Rrugova radhitet ndër shqiptarët më të mëdhenj krahas Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, por deputeti Bujar Leskaj që nuk lodhet së foluri për Ibrahim Rugovën shkonë më larg, ai e krahason Rugovën me simbolin e Kombit Shqiptar me Skënderbeun.Para varrit të Rugovës çdo njeri mendon masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare….Gjatë Luftës së Dytë Botrore trojet shqiptare u ribashkuan, por pas përfundimit të sajë, Kosova, në mënyrë të dhunshme, prapë u ripushtua nga Jugosllavia.Të drejtat e Shqiptarve u shkelën në mënyrë sistematike. Me dhunë u shpërngulën në Turqi 250 mijë shiptarë. Më 1989 Qeveria Serbe suprimoi autonomin e Kosovës.Mijra shqiptarë u keqtrajtuan, na policia serbe, ndërsa mbi 400 mijë u detyruan të emigrojnë në Evropë dhe në SH.B.A. Kësaj dhune dhe shtypje do ti jepte fund ai shqiptari me emrin Ibrahim Rugova……Të heshtur, të emocionuar lamë pas varrin frymëzues të Rugovës dhe zbritëm në Galerin e Arteve. Z. Leskaj si njohës i mirë i pikëturës dhe koleksionist i sajë na shpjegojë për vlerat e piltorëve të Kosovës por mbi të gjithë dalloi dhe lartësoi z. Luan Mulliqi, i cili njihet në trojet shqiptare si një skulptor me emër, por veçanërisht në shqipëri ai njihet prej shtatores së Nënë Terezës të? vendosur në Aeroportin e Rinasit, shtatore e cila na prezanton me madhështi me botën e jashtme.Z. Mulliqi na shpjegoi e komentoi veprat e artit të ekspozuara aty, pastaj ai foli për aktivitetin etij kulturor dhe atdhetar ku ndërmjet të tjerave tha:”Veçoria e punës sime është se unë punoj me temën, pra unë e mendoj e saktësoj dhe pas kësaj filloj punën. Në veprat e mia mbizotëron simbolika le të kujtojmë ciklin e grave që patë, ku një grua paraqitet si shtatëzën e ajo që do të lindi prej sajë është liria e Kosovës. Po kështu edhe lëvizja femërore për emancipim është shprehur me anë të simbolikës.Vepra ime përshkrohet nga ndjenja atdhetare, prandaj krimtarija i është kushtuar personaliteteve që i sollën lirin Kosovës si profesor Femi Agami, Presidenti nderuar Ibrahim Rugova , Nënë Tereza në Rinas, Komandat Adem Jashari, ndërsa figurën e Skënderbeut unë e kam parë jo vetëm si luftëtar por edhe si diplomat.”U larguam nga Galeria e Arteve te Kosovës me ndjenjën se kishim parë një pjesë të kulturës tonë kombëtare.E diela në mëngjes na kishte rezervuar një të pa pritur tjetër të këndshme, takimi me piktorin, shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Ferri. Deputeti Bujar Leskaj i pa lodhur kërkon të thithë gjithëçka duhet nga ai takim me Akademikun, prandj para takimit ai na foli për vlerat e këtij personaliteti të kulturës kosovare, po deputeti vete nga vete dhe ndalet tek piktura. Ja na tha ai ato pikturat tek Grand Hoteli ku flinim dhe pushonim ne ishin pikërisht të këtij Rexhep Ferrit. Emri i tij na kujtojë atë luftëtarin e madh të Jakup Ferri, dhe kur morrëm vesh se pikërisht ky Rexhep Ferri vinte prej asaj familje lavdi madhe respekti për të na u shtua eshe më tepërl. Rexhep Feri i madhë nga trupi i madhë nga vepra e tij, i madh në dashurin dhe kontributin për kulturën shqiptare, erdhi i ngarkuar me dy pako të rënda me libra, mosha nuk e kish penguar të ngrinte atë ngarkesë, dashuria për vëllezrit e tij i kishte dhënë fuqi.Ai u dhurojë të gjithë pjesmarësve nga një vepër të tij dhe gjithashtu edhe nje dhurat për biblotekën e Vlorës.Fjala e Akademikut Ferri u dëgjua me interes të madh dhe me dashuri i cili ndërmjet të tjerave tha:”Babi ka qënë mësuse dhe së bashku me Esat Mekulin kan hapur shkollën shqipe në Plavë, ndërsa sot për fatkeqësi tonë në Plavë dhe Guci nuk ka shkolla shqipe….Babi vdiq në Durrës dy ditë pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ku kish marrë pjes dhe vëllaj im.Unë e kuptoj se ç′kini hequr nën diktaturën e Enver Hoxhës, sepse atë që ka bërë Enver Hoxha me ju nuk e ka bërë Titua me ne……Ne vllazërit tuaj më këtë anë të kufirit e mbajmë shpresën? gjallë duke dëshmuar indetitetin tonë dhe qëndresën tonë, mbi 250 vajza në Prishtin mbajnë emrin VLORA.Erëra të mira po fryjnë për kombin tonë, Rruga Durrës Kukës Morinë është një vepër e madhe që po realizoni dhe për këtë merita i takon kryeministrit z. Sali Berisha i cili do të mbetet ne historin e kombit tonë nga personalitetet më të shquara pikërisht? për këtë vepër.Unë i kamë thënë z. Sali Berisha se si president edhe mund ta harrohesh, se je K/ ministër edhe mund të harohesh por me rrugën që po ndërton o të kujtohesh gjthnjë në historin e kombit tonë.Më pas z. Ceno Caushi iu drejtua Akademikut Rrexhep Ferri duke i thënë se këtij zotnisë që unë kamë në krahun e djathtë i kanë pushkatuar babanë Bajram Xeba nga Berati dhe gjyshin, këtij që kam në krahun tjetër i kanë pushkatuar babanë Tasim Halilin e Kaninës në moshën 35 vjeçare, kështu jemi të gjithë ne që na ke përpara, e prandaj dua të pyes se si ka mundësi që intektualë të Kosovës të marrin pjesë në përkujtimin e 100 vjetorit të diktatorit Enver Hoxha.Pas tij e mori fjalën z. Fari Shaska i cili me gjakëftohtësinë që e karakterizon i kërkoi leje Akademikut ti lexonte një shkresë zyrtare të Prokuroris së Lartë ushtarake, drejtuar Gjykatës së Lartë Ushtarake, e cila tregonte se përse i kishte pushkatuar Enver Hoxha shqipëtarët.”Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit, u ekzekutuan të dënuarti me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golja, Sami Ceribashi, Telat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Alibeshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:1.????? -? Telat Drini:Rroftë Shqipëria me Kosovën.2.????? -? Hivzi Golja?? “??????? “????????????? ” 3.????? -? Tut Mëniku?? “?????? “?????????? ???” 4.????? -? Qenan Dibra??? “?????? “????????????? ” 5.????? -? Xhahit Koka???? “?????? “????????????? ” 6.????? -? Mehmet Alibeshiri:??? “??????????? ” 7.????? -? Shaban Balla Ju lë kujdes fëmijën 8.????? -?? Ali Kavaja Rroftë? Zogu i Parë Mbret i Shiptarëve. Rroftë Shqipëria me Kosovën . 9.????? Vdekjen e kemi hakë. 10.? – Sami Ceribashi : Më në fund t′u plotësua dëshira o prokuror.Edhe ti një ditë do ta paguash si unë.Rroftë Shqiperia me Kosovën. 11.? Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t′u dorëzohet. Firmosur prej prokurorit të Gjykatës së Lartë Ushtarake: Kapiteni i Parë Nevzat Haznerdari. Ja pra se përse Shqiptarët kanë vajtur drejt plumbit dhe litarit, shtoi z. Shaska me këtë grup tha ai është dënuar edhe babai im, prandaj ne shqiptarët e Shqipëris Zyrtare nuk e presi mirë kurë intelektual apo deputet të Kosovës festojnë 100 vjetori e diktatorit të Shqiptarëve Enver Hoxhës.Pas kësaj salla u ndes nga djenja e atdhe dashurisë.Z.Enver Sharqiri tha se ai ishte dënuar më 1986 sepse ishte anëtar i një grupi për të luftuar për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.Profesor Vangjel Pici kujtonë kohën e hidhur por edhe të lumtur kur kishën pritur më 1999 vëllezrit kosovsrë. Të hedhur prej asaj që pësuan vëllezrit tanë por të lumtur se ata gjetën këtu në Shqipëri pritjen vëllazërore dhe ne sot tha profesor Pici gjendemi këtu për të puthur me lot në sy tokën heroike kosovare të larë me gjakun e sa e sa heronjve që nga 1912 deri më sot. Pastaj ai kujtojë një fragment bisede me një familje kosovare në Vlorë, ditën që ata do të kthehen në vatrat e tyre, ai u kish thënë: Ku shkoni ? – juve i kini shtypit të djegura. Ani bre burrë, ju përgjigjë trimi kosovarë, kanë mbet themelet! Profesor Pici dhuroi z. Rexhep Ferri një libër të tij Z. Reshat Kripa, kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Persekutuarve Politikë Antikomunist të Tiranës, tha ndërmjet të tjerave: “17 shkurtin 2008, ditën e pavarësisë së Kosovës e kamë përjetuar si 28 nëntorin e vitit 1912 në Vlorë. Askush s′ mund ta ndaj kombin tonë në dy pjesë, për këtë bashkim shumë atdhetarë vlonjate në kohët e vështira të luftës 1941-1944 kanë ardhur e punuar këtu në Kosovë për bashkimin e kombit tonë, ndërmjet tyre dhe shumë vlonjate si p.sh vje′ im Ago Agaj, Kudret Kokoshi, etj”.Edhe Z. Reshat i dhuroi Z. Ferri një roman të shkruar prej tij.”Z. Lavdosh Beqo, tha se kamë pasur në burgun e Burrelit një kosovar të cilit i shkruante djali i tij nga Kosova : ” Babë thuaj baca Enverit të na jap arrëm se po na vrasin serbët! I shkreti′alë nuk e dinte se i ati kish përfunduar në burgun famëkeqtë Burrelit për të vetmin fajë se e donte shumë vendin e tij”.Z. Nexhat Xhelo i pa lodhur me kamerën e tij mundohej të fiksonte çdo çast fragmente bisede, jo vetëm në këtë takim por në të gjithë udhëtimin tonë të gjatë dhe të bukur.4- Në Prekaz të Skënderajt, në vendin ku edhe burrat derdhin lot.Mëngjesi së dielës më 26 tetor 2008 na gjeti në Prekazin e Skënderajt.Sapo hymë në luginën e Drenicës na pushtojnë emocione të shumta. Në mikrobusin tonë ra heshtja. Edhe deputeti jonë i nderuar z. Leskaj nuk fliste më, dukej sikur ai vend fliste vetë me gjuhën e historisë më mirë se çdo orator tjetër i zjarrtë.Na duket sikur para nesh do të na dal ai burri legjendar Azem Galica që u shua për lirin e Kosovës, na duket sikur para nesh do të dalë nusja e lirisë së Kosovës Shote Galica. Ndërsa na duket sikur do të na pres ai trimi legjendar Adem Jashari, komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Po, ai do të na pres me të vërtet se Ademi është gjallë Atë e pamë të gjallë në çdo qytet të Kosovës në çdo monument të sajë, atë e pamë të gjallë në palat e flamurit tonë kombëtar në flamurin e Kosovës sonë ë lirë e të pavarur.Një anonim kishte shkruar në librin e përshtypjeve të kullës së Adem Jasharit : ” Sa herë që rrezikohet liria, njeriu duhet të kujtojë Drenicën. Sa herë që na kaplon dobësia njerëzore, duhet të marim fuqi nga Dheu i Drerave. Sa herë që përgjumemi dhe ligështohemi si shqiptarë na pret një trualli shenjtë,që na ndihmon të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të shoim ngas drit′Se Drenica e Jasharëve është drita e lirisë Kosovare, drita e përtëritjes shqiptare! I falem!”.Sa mirë që ky shqiptarë nuk e ka vënë emrin e tij në këtëq shënim, sepse ai ka shprehur mendimin dhe dëshirën e të gjithë shqiptarve kudo ku jetojnë, mendimin e popullit të tij.Drenica ndodhet në qëndër të Kosovës, ka një sipërfaqe prej 700 km 2, ose 6% të sipërfaqes së Kosovës, një popullsi prej 140.000 banorë të gjithë shqiptarë, ose 6.5 % të popullsisë së Kosovës. Mosha mesatare e popullsisë është 23 vjeç.Prekazi fashati më i rëndësishëm i Drenicës ka 3876 banorë.Millosh Kopiliqi, luftëtari i shquar shqiptarë që udhëhoqi betejën e fushë Kosovës 1389 idhte nga Drenica, Hasan Prishtina që mbajti kuvendin e 5 majit 1912 ishte nga Drenica, Azem Galica dhe nusja e tij Shote Galica që udhëhoqën rezistencën kundër pushtimit Serbë nga 1920 deri më 1932 ishin nga Drenica, Shaban Polluzha që udhëhoqi rezistencën kundër ripushtimit të Kosovës më 1945 ishte nga Drenica i cili u vra pabesisht prej komuniste të pa besë shqiptarë. Po kështu shkëndijat e rezistencës ndajë barbarve serbë më 1986 dhe 1981 lindën këtu në Drenicë.Lufta e Tahir Mehës, rezistenca e tij më 13 maj 1981 me të atin Nebiun, është vazhdimi i qëndresës për ruajtjen e pragut të nderit Kombëtar, është preludi i sakrificës më? sublime në altrin e lirisë…… Kjo është shkurtë Drenica dhe ky është Prekazii Adem Jasharit. Por historia nuk mbaron këtu. Në Prekaz të Drenicës lindi komandanti legjendar dhe udhëheqësi i ushtrisë Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Adem Jashari. Ai lindi në një ditë fatlume për Shqipëtarët pikërisht më 28 nëntor 1955.Në luftën e fundit 1997, 1998, 1999vetëm nga Komuna e Skënderajt ku bënë pjes dhe Prekazi janë vrarë? 1.028 vetë, nga Prekazi janë vrarë 109 vetë, janë zhdukur 80 vetë. Deri tani janë zbuluar 17 varreza masive dhe kërkomet vazhdojnë…..Kulla e Adem Jasharit në Prekazë, nosekalaja e lirisë së shqiptarve u rrethua tre herëprej forcave barbare serbe, mëe 30 dhjetor 1991 më 22 janar 1998 dhe 5 mars 1998.Në rrethimin? e tretë, nga 30 anëtarët e familjes Heroike të Adem Jasharit, 22 prej tyre u gjendën të rrethuar. Atë ditë Ademi që nuk flinte e dalloj rrethimin dhe nuk bëri demarshe për të dalë, ai u tha familjarëve të tij : ” Sot do të kemi luftë, qoftë e hairit !”.Po fillonte beteja më e pashembullt në histori. Një shtet i tërë me të gjithë llojet e makinerisë luftarake, veç aeroplanëve po sulmonte një shtëpi të vetme, apo të shumtën një lagje të vogël që nuk përbënte asnjë togë të armatosurish. Lufta kish filluar, krismat ngjanin më tepër me gjëmim moti. Qëllonte artileria, tanke dhe topa të vendosura rreth lagjesë së Jasharëve po villnin zjarr drejt kullës së Adem Jasharit.Brenda kullës të gjithë ata që mund të mbanin pushkë kishin zënë pozicione të tjeret përfshi dhe fëmijët furnizonin me municione.Ademi ky kreshnik i legjendave, nuk e ndalte këngën. ” Vdekje më e mirë se kjo nuk mund të bëhet” u thoshte ai familjarëvë luftëtarë. Prekazi u ngre në këbë, të tjerë sapo qëgjuan krismat vrapuan të luftonin.I pari ra në fushën e betejës Miftar Reshi i cili kishte vrapuar jashtë rrethit ti vinte ne dimë komandantit . Pas tij ne kull ra Adilja tek po i çonte fishek bashkëshortit.Kështu vazhdojë lufta 3 ditë? dhe dy net. Në fundë një predhë topi e kalibrit të madhë kishte goqitur kullën nga prapa.Goditja ishte fatale, nga 14 familjarë të Adem Jasharit, shumica fëmijë që ndodheshin atje u vran 13 prej tyre.Eme gjthë këtë jeta e Adem Jasharit nuk u ndal asnjë çast, deri sa ra heroikisht para derës së shtëpisë. Kënga e tij u ndërpre për tu kthyer në këngë. I fundit fare me automatik në dorë ra Kushtrimi, djali Ademi, 13 vjeçar.Amaneti i Komandantit kishte shkuar në vend. Asnjë të mos binte i gjallë në duart e serbëve kisht thënë ai. Kishin rënë heroikisht në fushën e betejës 20 familjar të Adem Jasharit, ndërmjet, të cileve Valdetja 15 vjecare, Ikbali 13 vjeçar, Ikbalja 13 vjeçar, Afteja 17 vjeçe , Besimi 16 vjeç, Liria14 vjeç, Blerimi12 vjeç, Fatmija 9 vjeçe, Blerina 7 vjeçe, Kushtrimi djali i Ademit 13 vjeç…… Barbatët serbë nuk lejuan që njrëzit të? varrosnin kufomat. Vetëm më 11 marës 6 ditë para para fillimit të betejës pas fillimit të betejës, ata u larguan natën nga Prekazi. Atë ditë banorët hapën gropat dhe varosën 153 ndëshmorë të lirisë, nga të cilët 20 ishin familjarët e Adem Jasharit.Barbaria serbe zgjoji botën e qytetëruar nga gjumi dhe njëkohësisht i dha hov lëvizjespër çlirimin kombëtar.Në ballë të luftës tashmë printe kënga për Komandandantin legjendar Adem Jasharin. Në radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës u radhitën të gjithë pjestarët e tjerë të mbetur gjallë të familjes Adem Jasharit: Shqipja 20 vjeçare, vajza e Adem Jasharit, Bashkimi 20 vjeçar, Sahiti, Musaj, Hatixhja, Xhemilja, Regipi…… Të gjithë këta luftuan me arëm në dorë deri ditën e lirisë së Kosovës. Le të përfundojmë këtëpërshkrim heroik me fjalët e Ismail Kadares: ” Shkreptima e kullës së Jasharëve zgjojë nga gjumi Evropën dhe botën”. U? kthyem në makinën tonë kokën ulur. Ata burra që nuk kishin lëshuar lot nënë torturat çnjerëzore në qelit e Sigurimi të Shtetit i shikojmë tani me lot në sy.5 – Në Gjakovën e Astrit Haraçisë.Në drekë bujtëm në Gjakovën heroike. Bukë e kripë e zemër nga mikëpritësi ish ministri i Kulturës z. Astrit Haraçia. Qyteti ka rreth 90 mijë banorë dhe shtrihet në brigjet e lumit Erenik, rrëzë Malësisë së Gjakovës.Në mesjetë është njohur me emrin Jakova.Mirseardhjen na e uroi doktor Themi Vula i cili më pasë ja dha fjalën një veprimtari të shquar të? Gjakovës dhe Kosovës, z. Astrit Haraçia. Sa shumë punë, para, sakrifica dhe mundime ka bërë ky djalë për Kosovën e tij dhe sot ndodhet në arest shtëpie se gjoja ka kërcënuar dëshmitarët që shkonin për të dëshmuar në gjyqin e Hagës!Astriti e fillojë fjalën e tij dukë u drejtuar të burgosurve politikë: “Pasi ju keni qëndruar dhe keni kryer burgun e zi komunistë? të Enver Hoxhës dhe unë do të qëndroj në aradhest do të fitoj. Jam i lumtur që kamë një mik atdhetarin z. Bujar Leskaj i cili në detyrën e ministrit të kulturës ka bërë për lidhjen Kosovë- Shqipëri më shumë se çdo të bënte çdo njeri tjetër dhe jo vetëm në detyrën shtetërore por edhe si qytetar ka fol shumë për Kosovën tonë dhe për presidentin tonë të nderuar dhe të pa harruar Ibrahim Rugova.Vlonjatët nuk kanë dy fjalë e kanë JO në JO dhe PO- në PO. Ne këtu dhe ju në shqipëri kemi bërë shumë për dënimin e krimeve të komunizmit, por sot fatkeqësisht ka njerëz në Kosovë që festojnë ditëlindjen e Enver Hoxhës. Por ju duhet të dini se kjo nuk është në Kosova.”Të pranishmit kërkuan të dinin se si u lidh z. Astrit Haraçia me të pavdekshmin Ibrahim Rugova dhe ai tha:”Gjithçka që unë kamë harritur ja dedikoj Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe veçanërisht të paharruarit Ibrahim Rugova me të cilin jamë takuar për herë të parë në 1995 dhe nga ai çast nuk u ndamë më.Në takimin e parë më është dukur sikur takoja vetë Zotin.Pata besim tek ky njeri i madh dhe u përkushtova atij për lirin e Kosovës. E gjthë pasuria ime shkojë për luftën. Jamë krenar që i kam shërbyer dhe kam punuar me të madhin Ibrahim Rugova.Kosova fitoj lirinë falë intelidjencës, diplomacisë luftës dhe përkudhtimit total të Ibrahim Rugovës si asnjë njeri tjetër.Unë do të vazhdoj udhën që më mësoj Rugova. Një herë ju ankova Rugovës po merrnin pushtetin njerëz të pa aftë? dhe pa merita dhe ai mu përjigje:Lere se s′dinë ta mbajnë do ta dorëzojnë vetë. Një herë tjetër ju ankova Rugovës se shumë po na fyejnë në shtyp dhe ai mu përgjigj: Djalë meru me politik dhe leri të tjerët të flasin c′të duan!E pyeta se kur do të bashkohet Kosava me Shqipërin dhe ai mu përgjigj:-Shqipëria do të bashkohet me Kosovën në Evropë.I till ishte Ibrahim Rugova i bindur që ç′do problem mes shqipëtarve të zgjidhej në rrugë paqësore Ishte njeri i paqes, sepse ishte njeri i madhqë të tërë jetën e tij ja kushtoj vendit tij dhe jo pa sukses prej tij lindi Kosova e lirë ,dhe e pavarur, prej tij Kosova këputi zinxhirët e robëris serbe.”Doktor Themi Vula me gjallërinë me elokuencën, me oratorin por mbi të gjithave dashurin e madhe për vendin e tij na njohu me Gjakovën. Tek e dëgjoja të fliste nuk kishte mundësi të mos e admiroje historinë heroike të Gjakovës sonë.Heroike j vetëm në të kaluarën por edhe në të tashmen.Gjakova i kish dhënë Kosovës 1800 luftëtar trima që të luftonin për lirin e vendit të tyre.Në raport me popullsin ndofta asnjë qytet tjetër nuk i dha lirisë se Kosovës kaq luftëtarë. Doktor Vula na shoqëroj pothuajse në të gjitha monumente e kulturës së Gjakovës.Së pari u ndalëm përpara madhështisë së Xhamisë së Hadumit ndërtuar në shekullin e XVI ecila ka pasë një bibliotekë të ngritur në 1671 që u dogjë prej forcave serbe më 1999 dhe xhamia u rinua në tërësi në vitin 2000.Punan ndërtueseb dhe restauruese që po bëhej në këtë xhami monument kulturor tregonte fare qartë gjallorin e popullit tonë, triunfimin e tij mbi barbarinë serbe.Carëshia e Vjetër e Gjakovës, pazari i vjetër që është ndërtuar pas ngitjes së Xhamisë së Hadumit. Kompleksi urban arkitektonik i Carshisë së Vjetër në Gjakovë mund të quhet një nga vlerat më të mëdha mund të quhet muze në qiellin e hapur. Mjeshtëri popullor ka nxjerrë një fenomen unik të agloromeracionit historik urbanë në territorin e Kosovësë dhe më gjerë.Edhe Carshia e Vjetër e Gjakovësu dogj dhe u rrënua prej barbarve serbë më 1999. Më tej u ndalëm në teqen e bektashinjve e rrënuar në vitin 1999 prej forcave policore se′. Po kështë ishte rrenuar edhe monumenti i Lidhjes së Prizrenit. Por të dy këo monumente u ngritën përsëri me vullnetin dhe paratë e Gjakovarëve dhe interesin dhe përkushtimin e shumë intelektualve ndër të ci′uml;t shquan z. Astrit Haracia, i cili në përurimin e e teqesë në korrik 2007 ishte shprehur : ” Më lejoni …… të përsëris edhe njëherë iden dhe faktin që bektashinjt shqiptarë, me veprën e tyre, kanë qënë dhe mbeten nj′ml; degë e shëndoshë në trungun tonë kombëtar. Në cdo lëvizje të madhe kombëtare për prosperitet dhe liri kanë qënë dhe mbetet shpirti atdhetar i bektashinjëv, energjia dhe guximi i tyre.” Kur njëri nga vizitorët shprehu habi dhe admirim për ringritjn e monumenteve te kulturës, pas rrënimit të vitit 1999, doktor Vula? ju përgjigjë se z.Astrit Haracia, ishë Ministër i Kulturës ka thënë 😕 Me gjthë baticat dhe zbaticat populli Kosovar gjatë gjithë historisë së tij dramatike, përher krijojë duke lënë pas vetes një trazhgimni të pasur kulturore. Më pas ne pamë monumentet e tjera historike Kodra e Qaratit, Ura e Trezive, Kisha Katolike, Ura e Shenjtë etj. 6- Në Prizren, vendi i lidhjes së besës shqiptare. Në udhën e kthimit deputeti Bujar Leskaj e ndaloi grupin ne Prizren. ” Nuk mund të largohemi nga Kosova jonë, tha ai , pa qëndruar dhe admiruar dhe Prizrenin, qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në në Lidhjen e Parë ë Prizreni , qyteti ku shqiptarët kanë lidhur besën për liri si, në Lidhjen e Parë të Prizrënit më 1878 dhe në Lidhjen e Dytë? të prizrenit më 1943. Qyteti i bukuri Prizrenit ka 150 mijë banorë dhe shtrihet rrëzë maleve të Sharrit. Ura e Prizrenit, Kalaja me shumë Labirinte të nderuar gjatë shekullit të XI, i japin qytetit një pamje të një qyteti të lashtë turistik dhe me pamje të bukura atraktive. Megjithëse ditët pushim drejtori i kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit u tregua i gatshëm të evokonte historin e lavdishme të qytetit tyre. Emocionet ishin të shumta kur pamë xhaminë ku më 10 qershor 1878 ishin mbledhur 300 delegatë shqiptarë për të shpëtuar kombin e tyre nga copëtimet e fqinjëve. Pamë ndërtesën ku ishte ndërtuar e ashtuquajtura Qeveri e dalë nga Lidhja. Këtë ndërtes e kishte djegur dhe rrënuar serbët më 1999. Shtatoret e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit i kishin tërrhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit dhen e kishin hedhur në plera.Përballë kompleksit muzeal të Lidhjes së Prizrenit dukej kalaja madhështore në të cilën kishte vuajtur për tre vjet rresht atdhetari Abdyl Frashëri, i ati atij atdhetari të madhë Mit′hat Frashëri. Në vitin 2000 Prizrenasit patriot e ngritën sërisht ndërtesën ashtu sic jua kishin lënë të parët si dhe gjetën dhe unë në piedestalet e merituara atdhetarët Ymer Prizrenin dhe Abdyl Frashëri. Po kështu në shtator të vitit 1943, Shqipëtarët formuan Lidhjen e Dytë e cila kishte si qëllim mbrojtjen e trojeve shqiptare prej ripushtimit skllavo komunist.Lidhja u godit rëndë prej skllavo komunistëve dhe prej komunistëve shqiptar.Anëtarët e lidhjes u vranë mbas shpine, u burgosën ose u pushkatuan nga Serbët.Në se dikush mundi ti shpëtoj plumbit dhe litarit të Titos dhe u hodh në Shqipërin nënë, një fat edhe më i keq e priste nga diktatori Enver Hoxha. Edhe këta vuajtën burgjet, internimet ose ju dorëzuan pabesisht UDB- së serbe e cila i eliminoi pa mëshirë.Ata pakë që mundën të dalin në botën e lirë e vazhduan luftën për çlirimin e Kosovës.Po linim Prizrenin dhe po i drejtoheshim kufirit shqiptarë të prekur prej çasteve që përjetuam duke parë e dëgjuar masakrat serbe mbi popullsin shqiptare por dhe të lumturë se kjo padrejtësi historiken së fundi ishte zgjidhur prej luftës dhe thirrjes së Kosovarëve : “Ku je Evropë “, por edhe prej bombave që bota e qytetëruar lëshoj mbi atë kombë barbar që për gati një shekull kishte shtypur dhe shfrytëzuar Shqiptarët. Në Kosovë kudo ndërtohej, ne udhëtuam në udhë të pa përfunduara, apo në udhë që po ndërtoheshin. Nga të dy anët e udhës shiheshin vetëm vila, vila, vila, shumë të bukura kudo punohej e ndërtohej por mbi të gjitha ne lexuam kudo në sytë e vëllezërve tanë shpresën për të ardhmen. Kështu e gjetëm dhe kështu e lamë Kosovën një kantier ndërtimi plotë shpres dhe gjallëri, duke nxituar drejt Evropës.? Sapo kaluam kufirin në Morin deputeti Bujar Leskaj na ftoi të shikonim dhe shijonim madhështin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë, vepra më e madhe e ndërtuar prej Qeverisë së Partisë Demokratike. Kishim dëgjuar dhe lexuar shumë për këtë rrugë por atë që përjeton njeriu kur shikon atë vepër madhështore , ato ura dhe gërmime malesh është krejt ndryshe. Madhështia e kësaj udhe tregon edhe madhështin e kryeministrit tonë profesor doktor Sali Berishës.Ajo që pamë më atë anë të kufirit na bindi se Kosova po ecën përpara me ritmin e koh′ml;s, po ecën përpara për të kapur kohën e humbur nën barbarët serbë, kjo që pamë në këtëë anë të kufirit na bindi se Shqipëria po ndryshonte me ritme të shpejtapër të aritur në Evropë, dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë dhe më atë anë të kufirit na bindi se shqipëria po ndryshon me ritme të shpejta për të arritur në Evropë,dhe të dy krahët e shqiponjës më këtë anë të kufirit të fluturojnë për të arritur dhe për të ecur përkrah kombeve të qytetëruara të botës. Udhë të mbarë Shqipëria jonë, udhë të mbarë Kosova jonë që po na bashkon vërtetësisht udha Durrës Kukës Morinë për të shkuar në Evropë.? ( botuar?ne Gazeten 55 nga Enver Memisha date 5, 6 Nentor 2008 dhe ne?gazeten Telegraf nga Izet SHEHU? me 29 Tetor 2008)

Genti Nushi

Genti Nushi

Tirane me 21 Tetor 2008

Adresa Rr.Muhamet Gjollesha
Email nushig@yahoo.com
Mesazh Z Bujar Leskaj kam pasur nje respekt dhe nje simpati per ju por me fjalimin ose me shkrimin qe bete te gazeta panorama per Zamir Shtyllen une dhe shume miq te tjere qe jemi te djathte kemi humbur respektin per ju.Ne akuzat e juaja dhe nje femije i vogel e kupton se jane per te bere nje figure te mire tek kryeministri.Zamir Shtylla ka punuar 12 vjet ne regjimin e kaluar dhe 18 vjet ne demokraci dje shquhet per nje ndershmeri dhe profesionalizem qe nuk ka krahasim eshte nje vlere ne prokurori dhe ka qene krahu i djathte jo i vetem prokurores Ina Rama po te gjithe prokuroreve qe nga koha kur Z Berisha ka qene President dhe Vete Berisha ka nje respekt te madh per te pavarsisht disa personave te korruptur (nuk po flas per ju)qe i vijne dhe i flasin te veshi qe te sulmoje Zamirin.Dhe ju siguroj qe Zamir Shtylla eshte i depoliziturar ne maksimum dhe me shume miq ka nga e djathta se nga e majta dhe ne kohen e nanos e akuzonin se eshte i djathete kurse tani e kunderta e kuptoni!Per kete mund te pyesni kolegun tuaj Z.Dashnor Sula!Zamir Shtyllen per ndershmerine e tij eshte zgjedhur nga prokuroria Italiane dhe se Drejtori i Antimafies per Shqiperine.Po une besoj qe keto gjera ju i dini dhe po perdorni emrin e tij thjesht per politke.Zamir Shtylla ka qene prokurori qe eshte mare me Ramiz Aline etj qe i coi ne burg po ashtu ka qene ai qe Genc Rulin e shoke ne 94 i hoqi imunitetin per skandalin e drureve dhe eshte po ai qe Fatos Nanon e ka mare ne pyetje dhe eshte po ai qe po ta leni te qete do luftoje mafien dhe korrupsionin ne Shqiperi.Por disa personave ndershmeria e tij dhe profesionalizmi i tmerron dhe provokojne sherre pa lidhje.Pershendetje
G.Nushi

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

Botuar ne revisten KLAN, date 17 Tetor 2008

Për t′u mbrojtur nga sistemi i ri zgjedhor, republikanët kërkojnë vende në listën e kandidatëve të PD-së dhe mbledhjen sa më parë të tryezës partiake. Ndërsa, PD pret miratimin e Kodit Zgjedhor nga Renato Kalemi Kur Sali Berisha u shfaq në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të hënën që shkoi, priste ta mbyllte mjaft shpejt takimin e rradhës me deputetët demokratë. Duke qëndruar përkrah Astrit Patozit, ishte përgatitur të fliste fare shkurt mbi nevojën e miratimit të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi, ndërsa takimi do të kalonte ashtu si zakonisht, me ndonjë koment të rastit për punën e qeverisë. Por, atë mesditë kreu i PD-së i kishte bërë disi gabim llogaritë. Këmbëngulja e aleatëve të vegjël, veçanërisht e republikanëve, për të mbledhur një tryezë të partive të djathta brenda nëntorit dhe marrëveshja për bashkim mes PD-së′e PDR-së, kish ngritur disa meraqe brenda grupit të deputetëve blu. Duke qenë se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme kanë filluar, figura të ndryshme të selisë blu ngrejnë pikëpyetjet e para lidhur më çështjen e listës së deputetëve që do t′i propozohet elektoratit të djathtë në qershor 2009. Ndoshta, edhe për faktin se mund të ndjehen deri diku të pasigurtë dhe të tradhëtuar nga një Kod Zgjedhor, i cili ende nuk po gjen konsensusin e të dyja palëve. Sistemi i ri zgjedhor (proporcional rajonal), i sanksionuar me ligj në Kushtetutë n&e′; muajin prill, ka krijuar panik tek aleatët e vegjël të demokratëve dhe socialistëve. Në këtë situatë, kur shanset për të mbetur jashtë Parlamentit të ardhshëm janë rritur goxha, këto parti kanë filluar t′u bëjnë presion të mëdhave për të siguruar praninë e tyre në legjislativ, duke i paraprirë çdo të papriture që mund t′u rezervojë miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Por, diçka e tillë duket se nuk po u pëlqen edhe aq disa eksponentëve nga të dyja pa′uml;t. Kjo situatë e pakëndshme është më e dukshme brenda rradhëve të PD-së, të cilës po i kërkohet me ngulm nga republikanët të bëjë të njohur sa më shpejt formën e bashkëpunimit për zgjedhjet e 2009-ës. Madje, PR-ja ka shkuar deri atje sa t′i kërkojë selisë blu vende të sigurta në listën e saj të kandidatëve për deputetë, ndryshe mund të dalin të vetëm në zgjedhje. Kjo lëvizje nuk ka qenë aspak e mirëpritur nga disa emra demokratësh, të cilët e kanë quajtur atë si një “Dushk” i dytë që kërkohet t′i imponohet sistemit të ri zgjedhor. Ai që e ka përdorur këtë term në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD-së, ka qenë deputeti vlonjat, Bujar Leskaj.Duke u ndjerë i shqetësuar për faktin se aleatët e vegjël të demokratëve po bëjnë presion për të futur emrat e kandidatëve të tyre në listën e PD, Leskaj i ka kërkuar Berishës të tregohet i kujdesshëm sepse në thelb të tilla lëvizje cënojnë sistemin e ri zgjedhor. “Kur votuam ndryshimin e sistemit zgjedhor, e bëmë për të shmangur sistemin e ?Dushkut′ që u vërejt në zgjedhjet e kaluara. Partitë e vogla po bëjnë presion që ta ?dushkarizojnë′ këtë ndryshim, d′ dashur të fusin emrat në listën tonë”, i është drejtuar Leskaj kryetarit të PD. Ndërsa kërkoi vëmendjen e Berishës që ndryshimet e miratuara në sistemin zgjedhor të mos pësojnë arnime të tjera, duke risjellë në vëmendje atë çka mund të ndodhë me Kodin e ri Zgjedhor. Ata që e kanë ndezur debatin brenda PD-së kanë qenë republikanët. Të cilët, duket se e ndjejnë rrezikun e qëndrimit jashtë Parlamentit të ardhshëm. Prej disa ditësh, republikani i vjetër, Sabri Godo, k′enë i prerë në kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Berisha. Duke u fshehur pas shqetësimit se PD-ja po vonohet në riorganizimin e aksioni′olitik të koalicionit të djathtë, presidenti i Asamblesë Kombëtare të PR ka theksuar se nëse në koalicion nuk garantohen vende në parlamentin e ardhshëm për republikanët, atëherë ajo do të luftojë më vete në zgjedhje. Por, sigurisht një shpërndarje e tillë e votave nuk i intereson kryeministrit Berisha. I cili, duket se është në pritje të përfundimit të Kodit Zgjedhor p&eu′r t′i dhënë një përgjigje të plotë kërkesës së republikanëve. Prandaj, edhe deputeti Leskaj mendoi të ndërhynte në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke kërkuar që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të kryhen në favor të fitores të sa më shumë kandidaturave të sel′euml; blu. Dhe kjo mund të arrihet me listat e mbyllura, të cilat lënë jashtë kandidaturat e partive aleate. Mirëpo, kryeministri Berisha i ka vlerësuar gjithnjë aleatët e tij në qeveri, si një pjesë të rëndësishme të mazhorancës aktuale. Dhe shpeshherë ka treguar se lë hapësira të konsiderueshme në qeveri për ta, dhe pse në shumicën e rasteve janë të pamerituara. Këto veprime kanë shkaktuar pakënaqësi tek disa deputetë demokratë, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësues të PD-së në poste drejtuese. Dhe duke njohur këtë sjellje të Berishës, me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme po tregohen të shqetësuar për t′i paraprirë një situate jo të këndshme që mund të krijohet në selinë blu, ′ të vijë koha e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër, republikanët kërkojnë mbledhjen e tryezës së partive të djathta, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kuptuar sederi në ç′pikë mund të lëshojë Berisha. Burime nga PR-ja rikonfirmojnë idenë e daljes të vetëm në zgjedhje, në rast se PD do të tregohet e amullt në këtë pikë. Gjithsesi, kjo nuk do t′u interesonte edhe aq drejtuesve të PR-së, pasi tragjedia e Gërdecit u ka ulur shumë pikë në elektorat, çka me siguri do të verifikohet në zgjedhjet e 2009. Sipas Godos, tryeza e partive të djathta do të shërbente për të nisur komunikimin mes tyre për hartimin e strategjisë së përbashkët për fushatën zgjedhore. “Duket sikur ka neglizhencë ose le të themi, ka një vetëvlerësim të tepruar nga ana e PD-së se i kemi të fituara zgjedhjet. Brenda 15 nëntorit duhet doemos të komunikojnë partitë e djathta me njëra-tjetrën”, është shprehur politikani i vjetër. Një tryezë e tillë do të qartësonte edhe mënyrën se si e djathta do të prezantohet në′jedhjet e ardhshme. Më të qetë në rradhët e partive të djathta shfaqen reformatorët e zëvendëskryeministrit Genc Pollo. Të cilët, me marrëveshjen për t′u shkrirë me PD-në, automatikisht kanë risiguruar vende në Parlamentin e ardhshëm. Këtë e konfirmon edhe fakti se, pas bashkimit me selinë blu, tre anëtarë të PDR-së do të marrin vende në kryesinë e PD-së, ndërsa katër të tjerë në Këshillin Kombëtar. Më i vështirë paraqitet pozicioni i Partisë Demokristiane, e cila pas largimit nga qeveria dhe problemet e brendshme të saj, ka kërkuar disa herë mbledhjen e tryezës së partive të djathta, por pa marrë asnjëherë një përgjigje. Së fundi, Nard Ndoka është shprehur pro një sistemi proporcional preferencial, duke theksuar se ai do të shmangte rrezikun që Kuvendi t&′l; kthehej “në një kazermë ushtarake të Berishës dhe Ramës”. Sepse me këtë përmirësim të sistemit, partitë e vogla do ta kishin disi më të lehtë të përfaqësoheshin në parlamentin e ardhshëm. Megjithatë, për çdo të papritur, Ndoka ka shprehur disa herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në rast se kjo e fundit do të krijonte një koalicion veçmas selisë rozë. Nga ana e saj, PBDNJ-ja nuk e ka përfshirë veten në ndonjë tryezë të mundshme me aleatët e d′htë, meqënëse në çdo proces zgjedhor ajo preferon të hyjë vetëm në garë. Një strategji që ndiqet me përfshirjen e tyre në qeverinë e rradhës, qoftë e majtë ap′ djathtë. Megjithatë, me mbylljen e Kodit të ri Zgjedhor, Berisha do të marrë nismën të thërrasë në një tryezë të përbashkët aleatët e saj. Sepse e ka të qartë se pa një koalicion të fortë, ku të mblidhen të gjitha votat e elektoratit të djathtë, do ta kishte të vështirë përsëritjen e mandatit qeverisës.

Koalicion i perbashket me lista te vecanta

Koalicion i perbashket me lista te vecanta

Nga Bujar LESKAJ ne gazeten ?Panorama, 12 Tetor 2008.
Ndryshimi kushtetues i sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri nga maxhoritar në proporcional kishte dhe ka si synim (argument) kryesor vlerësimin e plotë të aspiratave të elektoratit, pra pasqyrimin e saktë të vullnetit të “sovranit”, i cili përbëhet nga shumatorja e votave të lira të qytetarëve të lirë adresuar partive politike konkurruese. Synim i këtij ndryshimi ishte shpëtimi nëpërmjet ndërhyrjes në kryeligj, në Kushtetutë, i procesit zgjedhor nga alkimia politike e prodhuar nga partitë tona politike në disa legjislatura, ose thënë thjesht që elektorati dhe partitë të mos shijonin më lëndët e hidhura (apo të ëmbla) të pemës “Dushk”. Kjo ishte në të mirë të demokratizimit të zgjedhjeve dhe demokratizimit të vetë shoqërisë, në të mirë të afrimit maksimal me standardet e BE-së, ku “pyjet e Dushkut” janë çrrënjosur me kohë.
Është e vetëkuptueshme se ky ndryshim i mekanizmit zgjedhor do shoqërohej me ndryshime përkatëse nga partitë politike, rimodelime të ndryshme, me krijimin e koalicioneve të reja politike në funksion të afrisë së kaheve dhe platformave politike apo forcimin e atyre ekzistuese (siç është rasti i koalicionit tonë qeverisës).
Faktikisht koalicioni është një mekanizëm demokratik, sipas të cilit partitë me synime dhe interesa të përbashkëta dhe platforma të përafërta ecin në grup në një drejtim, duke ndjerë ngrohtësinë e supit të njëra-tjetrës, duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke ndihmuar njëra-tjetrën, por gjithnjë për aq sa kjo përputhet me programi i tyre. Kjo është më se normale për zhvillimet e ndershme politike.
Ndërkohë konditë sine qua non për këta koalicione është implementimi sa më natyrshëm i vullnetit dhe aspiratave të lira qytetare të votuesve dhe shmangia e rreptë e deformimit të këtij vullneti. Shmangia e rrezikut që atributi kryesor i sistemit proporcional për t′ju larguar sa më tepër ballit të “pyllit të dushkut” të mos sjellë pa e kuptuar rihyrjen nga shpina në “pyllin e dushkut”.
Pikërisht kjo kërkon zbatimin e plotë të synimit themelor të sistemit të ri proporcional, pasqyrimin dhe vlerësimin real dhe jo virtual të peshës së partive në elektorat dhe eliminimin? e aleancave fiktive, të cilat përcjellin gabuar në jetën politike parlamentare peshën reale të një partie.
Si i tillë pozicionimi parlamentar i partive duhet të jetë proporcional me peshën që ka një parti në një elektorat të caktuar, në përputhje të plotë me vullnetin e këtij elektorati të caktuar. Kjo peshë së pari është në funksion të besueshmërisë së platformës së partisë, të raportit midis premtimeve dhe mbajtjes së premtimeve nga një parti dhe last but not list- e fundit nga radha, por jo e fundit për nga rëndësia, nga besueshmëria e figurave kryesore të kësaj partie. Me një fjalë, nëse një parti e ka drejtuar ose e ka ndihmuar mirë elektoratin shpërblehet me besimin dhe votën e popullit.
Por sa qëndron kërkesa e drejtuesve të partive të vogla në aleancë me PD-në që lista e përbashkëta e partive të shoqërohet me listat e përbashkëta të deputetëve të këtyre partive në një të vetme?
Personalisht, duke theksuar vlerat dhe vlerësimin tim maksimal për këtë koalicion dhe partitë pjesëmarrëse, më duhet të theksoj se, pavarësisht faktit që jam pro koalicionit të përbërë të djathtë, unë jam kundër listës së përbashkët të deputetëve nga parti të ndryshme të koalicionit, sepse kjo ia humbet individualitetin partisë dhe i bashkon virtualisht programet e tyre sado të ndryshëm që të jenë ata nga njëri-tjetri. Partitë e një koalicioni bashkohen në pikat kardinale, por ato ndahen nga një sërë elementesh të veçantë, si p.sh., duke përmendur vetëm njërin prej tyre, për pronësinë ndaj tokës. Kjo dhe i jep individualitetin partisë dhe tërheq simpatizantët, të cilët i japin votën asaj.
Nëse një votues i bashkohet një partie të djathtë për racionalitetin e programit dhe gjen në këtë program aspiratat e tij, ai fare bukur mund të mos ta gjejë veten në programin e partisë tjetër po të djathtë dhe do ndodhet para një udhëkryqi, ku nuk do të dijë nga t′ia mbajë. Nëse një klient shkon në një restorant që′frekuenton, ai zgjedh nga menyja atë që i pëlqen dhe nuk porosit të tërë menynë nga fillimi në fund.
Por nëse do supozonim se kjo listë e përbashkët u pranua, kjo supozon se fushata do të jetë e përbashkët dhe nëse dy ditë para një kandidat i PD-së i premton në emër të koalicionit zgjidhjen p.sh. të problemit të pronësisë në një mënyrë dhe pas dy ditësh kandidati tjetër i një partie minore i premton po atyre dëgjuesve zgjidhjen e problemit në mënyrë krejt tjetër, kjo do sillte interferenca të dëmshme dhe çoroditje në elektorat.
Problemi tjetër, këtë herë etik, është se nëse gjatë rrugës një parti minore del nga koalicioni për shkaqe objektive, p.sh. mospërputhje a zbatim a programi, a thjesht subjektive, p.sh. për acarim personal të drejtuesve a drejtuesit, cilat vota do tërhiqte me vete deputeti i kësaj partie minore? Votat e PD-së për t′ia kundërvënë PD-së? Ndërkohë praktika parlamentare ka treguar se koalicionet e salduara nuk ekzistojnë.
Vlerat politike dhe etike që do prodhonte një koalicion me lista të përbashkëta deputetësh do rimbillte “filizin e Dushkut” dhe këtë herë paradoksalisht brenda një parcele, qëllimi i së cilit është eliminimi i “pemës së Dushkut”. Pranimi i presionit të partive minore të djathtë apo të qendrës së djathtë, pjesëtare të koalicionit aktual qeverisës, do të ishte një gabim për Partinë Demokratike, e cila ndërmori përsipër përgjegjësinë e ndërhyrjes në ligjin themelor të Kombit, në Kushtetutë, pikërisht për eliminimin e “Dushkut” apo ç′ka më keq do hidhte dyshime mbi qëllimin e mirë të ndryshimeve të prillit 2008.
Si epilog do ripërsëris edhe më qartë, se ne duhet të ruajmë koalicionet me lista të përbashkëta partiake, por me lista të veçuara kandidatësh brenda partive, me synim maksimizimin e votave të koalicionit të djathtë. Përveç të tjerash kjo do të bëjë që këto parti të vazhdojnë të rriten, të mësohen të luftojnë, të forcohen në strukturë dhe përmbajtje dhe të mos kthehen në organizma simbiotikë, të cilët i bashkohen si bimë kacavjerrëse trungut të pemës së PD-së për të përfituar nga lëngjet që thith me rrënjë nga toka pema e PD-së. Kjo dhe do t′i shpëtonte zhvillimet e ′hshme politike nga virtualiteti, fiktiviteti dhe shija e hidhur e lëndës së dushkut.

Kryeministri i Kosovës pret grupin e gazetareve vlonjat

Kryeministri i Kosovës pret grupin e gazetareve vlonjat

Prishtine 18 Maj 2008.

HASHIM THAÇI VLERËSON DEPUTETIN BUJAR LESKAJ PËR VIZITËN? E GAZETAREVE NE KOSOVE.

Një vendet më impresonjuese është për shqiptarët e këtej kufirit? edhe shteti më i ri në Europë.Tre muaj pas pavarësisë ,rrugët e këtij shteti kanë kohë që popullohen edhe nga shqiptarët e vendit mëmë.Dhe e kundërta,që mijëra kosovarë rrugëtojnë nëpër atë rrugë drejt Shqipërisë.Një lëvizje që është pritur prej kohësh,kur vitet na u dukën se i thinjën ajo erdhi e shumëpritura,pavarësia e Kosovës.Kosova afrohen atë pjesë të munguar e të shkëputur me forcë nga kirugjigja e pamëshirshme e fqinjëve diku nga fillimi i shekullit të XX.Kjo tokë? e populluar nga shqiptarët prej shekujsh që nga kohët përtej mjegullave të historisë me të cilën është manipuluar shumë? nga ku ka rrjedhur gjak shqiptarësh sot është e lirë dhe e mosvarme më nga serbët.
Kyeqyteti i saj ,Prishtina një ëndërr e bukur që po përjeton një realitet të ri,shtetin kosovar të këtij shekulli. Katundet paskufirit?? për nga bukuria janë pjesë e një magjistrali? të përbërë prej një kurorë diademësh.Një tokë, që mbanë të gjitha stinët brenda si dhe vetë aty ka ardhur e është sëndërtuar bukuria në përmasat më të mira nga ku mund të konceptohen,lartësi malesh,fushash me mëngjese dimri të ftohtë acar dhe zheg vere.Udhëtimi për në veri të Ballkanit është një udhëtim nga më të bukurit.Aty pas këtij kufiri nuk ka më pjesë të ngrysur të Ballkanit,por aktualisht shteti i ri që pasqyron një pasqyrë që vezullon e shpërndan rreze lirie dhe që ne e te gjithë shqiptarët e kemi pritur heu burra,thirrjen :”Bac u krye?Në një udhëtim të këtill fundjave nëpër rrugët e këtij shteti të ri udhëtuan së fundi edhe një grup? mediatik nga qyteti i Flamurit.Rrugëtimi për në Kosovë përbënte një mesazh të qartësuar,vijmë nga qyteti i Flamurit buzë detit në jugperëndim të vendit? për të përshëndetur shtetin e ri të Kosovës dhe për ta prezantuar më mirë dhe më qartë në mediumet? e qytetit bregdetar.
Me iniciativën dhe të sponsorizuar nga deputetit i? Vlorës Bujar Leskaj,rreth 20 gazetare nga qyteti i Vlorës ,përcollën? në këtë javë një vizitë tre ditore në shtetin e Kosovës,rreth 3 muaj pas? shpalljes së pavarësisë. Në kryeqytetin e Prishtinës grupi i gazetarëve? nga qyteti jugor i vendit dhe deputeti i Vlorës Bujar Leskaj u pritën në një takim të gjatë nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe më vonë në një takim nga ish-zvkryeminstri Lutfi Haziri.
Kryeministri Hashim Thaçi në përcjellje të fjalës së tij? i bëri një falënderim deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj për iniciativën e shkëlqyer e cila ishte një ide, që i kishte munguar kohës,por që është një ide shumë e mirë,për të përcjellur një vizitë në kryeqytetin e Kosovës me një grup gazetarë të të gjitha mediumeve të shkruara dhe elektronike lokale dhe kombëtare të? këtij qyteti.
Kryeministri Thaci në takim u tha gazetarëve nga qyteti i Flamurit se ndihej shumë falënderues për nderin që i bënë autoritet e qytetit të pavarësisë Vlorës duke i dhënë titullin:” Qytetar Nderi Vlorës.”
-Ne gjithmonë, tha kryeministri i Kosovës, jemi krenar për Vlorën dhe ndihem vlonjat. Kryeministri Thaçi tha se me rrugën Durrës-Morinë dhe më tej qytetarët kosovarë do të vërshojnë? edhe sivjet në bregdetin e Vlorës dhe të Shqipërisë. Do të ketë një fluks të madh turistësh kosovarë në Shqipëri tha Thaci duke ju drejtuar qytetarëve të shtetit më të ri në Europë ,për ti kaluar pushimet në bregdetin jugor. Kryeministri Thaci? e cilësoi vitin 2008 vit të shqiptarëve? për pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe ftesën e Shqipërisë në NATO.
Në 15 Qershor ,tha Hashim Thaci do të hyjnë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.
Kryeministri kosovar Thaci njohu gazetarët që kishin rrugëtuar nga qyteti i Flamurit për në Kosovë se ne agjendën e tij të punës po përgatitet një vizitë zyrtare ne Shqipëri.
Për grupin e gazetarëve nga qyteti i Flamurit shfaqi interes edhe ishzvkryeministri Lutfi Haziri i cili i kushtoi një pritje të gjatë
Grupi i gazetarëve të qytetit jugor ndërkohë ata u ndalën nëpër qendra historike të Prishtinës si dhe te qyteteve te tjera kosovare.Kjo është vizita e parë e një grupi të organizuar mediatik nga qyteti i Flamurit drejt shtetit më të ri në botë,Kosovës e mundësuar mrekullisht nga sponsorizimi i deputetit vlonjat Bujar Leskaj.

LUTFI HAZIRI: URA BASHKPUNIMI
?Mbërritjen në Kosovë të një grupi të madh gazetarësh të qytetit historik të Vlorës në një? vizitë tre ditore të sponsorizuar nga deputeti Bujar Leskaj përmbante një udhëtim nëpër qendrat historike si dhe takime tepër të rëndësishme të grupit mediatik më të madh shqiptarë që vizitoi Kosovën. Me ishzvkryeminsitrin e Kosovës Lufti Haziri u zhvillua me interes një bisedë .ishzvkryeminsitri Haziri e nisi fjalën duke përmendur ish-ministrin dhe? deputetin? e sotëm të qytetit të Vlorës Bujar Leskaj ,që po krijon ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë edhe në këtë fushë me interes siç është media që këto zhvillime pritet tia përcjell publikut të qytetit të flamurit.Haziri duke folur për këtë bashkëpunim tha se? edhe mes dy qeverive ka rreth 60 marrëveshje,në shumë fusha që priten të konkretizohen.
1.2 milion pushues priten të dynden kësaj vere në bregun shqiptar,tha ish zvkryeministri i Kosovës. Duke folur për politikën kosovare Haziri tha se shteti kosovar ka qene në procesin e njohjes dhe rreth 40 shtetet e kanë njohur ndërsa pritet që ky numër të shkojë deri në 100,ku përmbyllja?? e këtij procesi do të kërkojë më vonë zhvillime të tjera? më të rëndësishme si ekonomike.
Akademiku Rexhep Ferri një personalitet i respektuar? fushës akademike kosovare përmendi dhe faktet historike nëpër të cilat ka ecur historia jonë,me 2000 vjet,por që kemi qenë një komb i vuajtur. Me heroin Skënderbe,Ali Pashë Tepelenën, me mitet e mëvonshme si ngritja e flamurit në 1912 me I.Qemali. Qytetin e flamurit tha e ka vizituar vetëm njëherë në kohën? e realizmit socialist..Por Vlorën? e kam përjetuar nga larg? e afër.
Duke cilësuar ngritjen historike të flamurit në 28 nëntor 1912 akademiku Ferri tha se ajo ishte kohë e vështirë.Vlorën? e kam përjetuar edhe në vitin 1997 ku ndodhën trazirat dhe përjetova se u kall Shqipëria,ku Vlora ishte qendra? e tyre,aty u plagos flamuri..Shprehja e akademikut Ferri në fund të përcjelljes ishte se do të mbrinte në qytetin jugor me histori flamuri

TEK SHTËPIA E NIPIT TË ADEM JASHARIT

Për të shkuar në Prekaz, në vendin e famshëm tashmë, për të gjithë shqiptarët, na duhet të udhëtojmë për më shumë se 80 minuta.
Jemi nisur në mëngjes nga Prishtina, për të shkuar në vendin, ku u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme, në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jemi një grup gazetarësh nga qyteti i Vlorës që, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga deputeti, Bujar Leskaj, kemi ardhur në Kosovë, për t′u njohur nga afër me realitetin politik e shoqëror, me zhvillimet aktuale, me momentet që po kalon shteti më i ri në botë. Natyrisht edhe për të vendosur ura komunikimi mes Prishtinës dhe Vlorës, dy qytete që, kanë hyrë në historinë e kombit shqiptar, për simbolikën që përfaqësojnë.
Në Prekaz, zemrën e Drenicës martire, na pret një realitet befasues për ne. Qindra të rinj, nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, burra, gra të të gjitha moshave, kanë mbushur sheshin që ndodhet shumë pranë kullës së Jasharajve. Në krah të djathtë, janë varret e atyre që dhanë jetën në atë luftë të pabarabartë me forcat policore serbe, në atë fillim marsi të vitit 1998, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky vend, tashmë është shndërruar në një Mekë, apo në një Krujë të dytë, për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë Kosovës e Shqipërisë. Cdo ditë, këtu ka mjaft gjallëri. Qindra njerëz, vijnë këtu për të bërë homazhe në varret e Adem Jasharit, vëllezërve të tij, Hamzait e Refatit dhe të gjithë atyre që ranë në luftë për lirinë e Kosovës. Datat 4-5 dhe 6 mars të vitit 1998, shënuan edhe vigjiljen e atyre ngjarjeve madhore, që kulmuan me pavarësinë e Kosovës, në 17 shkurt të këtij viti. Adem Jashari, vëllezërit e tij, ja kushtuan jetën e tyre Kosovës. Beteja e atij fillim marsi, në fakt, nuk ishte e vetmja për ta. Në 31 dhjetor të vitit 1991 dhe, në 22 janar të vitit 1998, serbët nuk arritën t′i kapnin. Shfrytëzuan 4 marsin e 1998-ës, duke qenë të bindur se do t′i gjenin pranë shtëpisë.
7-8 mijë forca serbe, bënë një rrethim të plotë të të gjithë lagjes së Jasharajve dhe të kullës, ku ndodheshin 22 pjestarë të familjes. Ajo cka ndodhi në ato tre ditë, kujtohet me krenari. Ishte një luftë tërësisht e pabarabartë. Adem Jashari, komandanti legjendar i UCK, duhej të asgjësohej patjetër. Kulla u sulmua me të gjitha llojet e armëve. Nga 22 pjestarë të familjes, që ndodheshin brenda saj, humbën jetën 20 prej tyre, ndërkohë që, numri i përgjithshëm i të vrarëve nga lagjja e Jasharajve, arriti në 56.
Edhe sot, kulla është si atëhere. Në krahun e djathtë të saj, në′ë kthinë përdhese, dha frymën e fundit, Heroi i Kosovës, Adem Jashari. Ajo është tepër e vogël. Ka një tavan të ulët. Gjithcka ka mbetur ashtu, si 10 vjet më parë. Pranë oxhakut, një pikturë e dëmtuar e heroit të Kosovës. Në fakt, portretet e Adem Jasharit, i has ngado, këtu në këtë vend, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Gjatë këtyre 10 vjetëve, këtu në Prekaz, kanë ardhur rreth 8 milionë vetë. Nga të gjitha skajet e Kosovës dhe të Shqipërisë, nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë, nga vende të ndryshme të botës. Nuk mund të njohësh e të perceptosh historinë e Kosovës, pa ardhur këtu në Prekaz, në zemrën e Drenicës, së Azem e Shote Galicës.
Pak më tej, në një mjedis familjar, tepër të këndshëm, na pret nipi i Adem Jasharit, Murati. Së bashku me të edhe Ramadan Gashi, deputet i Kosovës, ish kryetar i komunës. Murati është një figurë tepër e njohur, këtu, në Kosovë. Të qenit pinjoll i familjes së Jasharajve, për të përbën një krenari të vecantë. Gjithë kohës është i buzëqeshur. Pas bisedës telefonike me deputetin Leskaj, u tregua tepër i gatshëm të na presë, pavarësisht angazhimeve të tij të shumta, të atij momenti. Na pret tek dera dhe na udhëheq në sallon. Deputeti Leskaj dhe të gjithë ne, e falenderojmë. Leskaj vecon kontributin e familjes Jashari në historinë dhe përpjekjet për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se, Heroi i Kosovës, Adem Jashari, është simbol i qëndresës së të gjithë shqiptarëve dhe i përket gjithë kombit. Leskaj, vlerëson qëndrimin e Murat ′harit, pinjoll i familjes së njohur, duke u shprehur se ai ka ditur të mbaj′ml; emrin e historisë së saj.
Për Muratin, të jesh pasardhës i kësaj familjeje, është një nder dhe përgjegjësi, ndaj kombit, ndaj vlerave të historisë, ndaj të gjithë shqiptarëve. Ai thotë se, Adem Jashari u përket të gjithëve. “Pas asaj ngjarjeje, ku mbetën të vrarë 20 pjestarë të familjes sonë, i thanë axhës, diku në një vend perëndimor: “shumë t′u vranë, 20 vetë…”. “Vërtetë janë shumë. Mua më humbën 20 vetë, por fituam 7 milionë(shqiptarë)”.
Pasi përfundoi studimet në Gjermani, Murati ka zgjedhur rrugën e jurisprudencës, së cilës i është përkushtuar plotësisht. Nuk i është futur politikës. Kjo, për të respektuar historinë e familjes dhe të traditave të saj. Adem Jashari dhe të gjithë pjestarët e tjerë të familjes, që kanë dhënë gjakun e tyre për Kosovën martire, nuk mund t′i përkasin asnjë krahu të politikës. Ata janë vetë historia e Kosovës, janë historia e kombit shqiptar. Me këtë qëndrim ka qenë përherë Murati dhe këtë qëndrim do të mbajë edhe në të ardhmen. Madje, këtë ai e ka reflektuar në jo pak raste edhe në ngjarje të vecanta që, i kujton herë herë, sikundër ajo me një ushtarak të lartë të forcave të KFOR, të cilit i tha se, Kosova duhet të ishte edhe e atij, që kishte ardhur të shërbente këtu.
Gjatë mjaft viteve, forca të ndryshme politike në Kosovë, e kanë ftuar për të qene pjesë e e tyre. Madje, ka patur edhe oferta për të qenë në kabinetet qeveritare. Por, ai i ka qëndruar besnik mendimit për të ruajtur jashtë cdo ngjyrimi politik, historinë e familjes, kontributin e saj për Shqipërinë.
Me një buzëqeshje tepër fisnike, që nuk i fshihet asnjëherë nga buzët, Murati, thotë se Shqipërinë dhe Vlorën, i njeh si një qytetar shqiptar. Me deputetin Leskaj, kanë një miqësi të hershme, që e reflektojnë herë herë përgjatë bisedës.
Tashmë, ka edhe një arsye më shumë për të ndërtuar ura të reja komunikimi shpirtëror me Shqipërinë, me Vlorën. Na përcjell deri tek dera ku, ndahemi me besimin se, do të takohemi sërish, shumë shpejt.
Gjatë këtij turi, gazetarët e qytetit të Vlorës, zhvilluan takime me ish ministrin e Kulturës, Astrit Haracija, me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me akademikun, Rexhep Ferri, ish deputetin dhe një nga nismëtarët e krijimit të LDK, Veli Bytyçi, etj. Pjesë e programit, ishte edhe një vizitë në Prekaz, në vendin ku, në mars të vitit 1998, mbeti i vrarë Adem Jashari, ku u pritën nga nipi i tij, Murat Jashari, një tjetër në varrin e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Shtëpinë Muze të Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu, gazetarët vlonjatë, vizituan edhe Muzeun E′grafik, shpellën e famshme të Gadimes, Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare

Fjala pershendetese e z. Bujar LESKAJ ne perfundim te muajit Shqiperi – Kosove

Fjala pershendetese e z. Bujar LESKAJ ne perfundim te muajit Shqiperi – Kosove

Te nderuar, artiste e shkrimtare, studiues dhe veprimtare te kultures dhe artit shqiptar!
Per mua si Ministrit I Kultures se Shqiperise ishte nje nder dhe privilegj i vecante qe pata fatin te jem nje nga organizatoret e Muajit te Kultures Kombetare Shqiperi – Kosove.
Ky muaj nuk shenoi vetem nje risi ne politikat kulturore kombetare, por ai ridimen-sionoi dhe vlerat e perbashketa te kultures dhe artit shqiptar ketej dhe andej kufirit. Duke intensifikuar kontaktet tona ne ato sfera te ndjeshme kulturore, ne beme me te mundshem, edhe me te prekshem identitetin tone kulturor e shpirteror, si trasheguesit e nje tradite te perbashket Ballkan.
91. Ne mbeshtetje te kesaj filozofie MTKRS e.Shqiperise dhe MKRS e Kosoves ofroi gjate muajit Shtator nje game te gjere bashkepunimi duke stimuluar nisma dhe pro-jekte te subjekteve, shoqatave dhe klubeve te ndryshme te artit e kultures. Duke ecur se bashku ne kete trajektore, ne beme te mundur rilindjejen kulturore me dimensione mbarekombetare.
Cdo nisem e perbashket e Muajit te Kultures me nje rreze te gjate shtrirjeje nga Qendrat – tek Periferite, pati ne themel besimin se rilindja shpirterore e shqiptareve nis nga horizonti humanist i kultures.
Sikurse e kam theksuar dhe ne shpallje te ketij Muaji “shoqerise shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove i duhej ky komunikim i munguar brendakulturor, pasi nje ko-munikim i title na gliron nga shume keqkuptime, te te djeshmes dhe te sotmes historike. E rendesishme ishte deshira e perbashket per t’iu rikthyer gjuhes me te lashte e me fisnikeruese – kultures. Ajo eshte kryefjala jone dhe ketu ne duhet ta kerkojme sekretin e komunikimit.Vetem nepermjet vlerave tona me te mira origjinale, tradicionale qofshin ato apo moderne, ne i afrohemi ne menyre te urte e pragmatike integrimit tone te deshiruar civil, ne Rajon dhe ne Europe.
Ne fund te kesaj fjale me lejoni t’ju them me sinqeritet se Muaji i Kultures Ko-mbetare Shqiperi – Kosove, eshte vetem zanafilla e filozofise sone politike dhe strategjike ne Kulture. Per vitin 2007 ne kemi hartuar nje program tri mujorte mbajtjes se aktiviteteve te perbashketa te artit dhe kultures ne Shqiperi dhe Kosove. Dhe i gjithe ky proces i “Rilindjes kulturore mbareshqiptare” do te kurorezohet ne nje vit te tere projektesh e nismash, ne2008.
Suksese artisteve shqiptare ne kete mision fisnik .
Ministrii MTKRSBujar LESKAJ

KOSOVA NE 3 VJETORIN E PAVARESISE

KOSOVA NE 3 VJETORIN E PAVARESISE

KOSOVA NE 3 VJETORIN E PAVARESISE

Konferencë shkencore në Vlorë.17 Shkurt 2011. (Botuar ne gazeten republika date 19 .02.2011, trasmentuar e plote ne te gjitha mediat elektronike lokale te Qytetit te Vlores). Në qytetin e historik të flamurit shqiptar në Vlorë , Instituti i studimeve politike “Ismail Qemal Vlora ” në ditën e pavarësisë të Kosovës ,organizuan ?në Universitetin ?”Pavarësia”Vlorë konferencën?:” Kosova-në 3 vjetorin e pavarësisë (historia,politika,ekonomia). Me një?pjesëmarrje masive të??intelektualëve,studentëve të universiteteve, studiues, historianë, shkrimtarë nga shoqatat ?krijuesve të qytetit, gazetarë të medieve , përfaqësues të shoqatës “Kosova”,??nxënës nga gjimnazet qytetit.Drejtori Instituti i studimeve politike “Ismail Qemali”, Bujar Leskaj duke bërë me dije hapjen e konferencës shkencore tha; “Instituti i studimeve politike :Ismail Qemal Vlora??mbanë në vitin?e tretë konferencën?:”Kosova shtet i pavarur,historia,politika, ekonomia duke prurë lektorë dhe të ftuar edhe personalitete të fushës studimore. Leskaj në fjalën e tij përmendi historinë deri në pavarësinë??e Kosovës. Për të tretën vit me??radhë Instituti i studimeve politike??zhvillon veprimtari në qytetin historik të flamurit kombëtar në Vlorën e Pavarësisë. Në këtë supozim shkencor referuan Dr Bujar Leskaj, Dr Mal Berisha referoi :Kronologjia e dnërtimit të institucioneve??në Kosovë, studiuesi Enver Bytyçi ,poeti Bardhyl Londo:” kultura ne Kosove,Dr Prof Bardhosh Gace kontributi i vlonjateve në Kosovë,?Prof. As.Dr. Arta Musaraj rektor e universitetit ?Pavarësia referoi “ekonomia e Kosovës”. Përshëndeten ,kryetari i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika,Kryetari i shoqatës Kosova Murat Kosova, Nënkryetari i shoqatës “Ismail Qemali”Petrit Velaj, përfaqësuesi i shoqatës “Çamëria”.Aktori i njohur me origjinë gjakovare Mirush Kabashi ndezi sallën dhe shtoi emocionet me një ndër recitimet nga Naim Frashri. Drejtori i këtij instituti Dr B. Leskaj shpërndau librin :”Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves” si dhe lexoi një??analizë kushtuar figurës së Ibrahim Rugovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e Turizmit me Prishtinen

Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e Turizmit me Prishtinen

Nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e Turizmit
* U nënshkrua në Prishtinë, marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit. Në qendër te marrëveshjes është bashkëpunimi dy palësh për shkëmbimet e operatorëve turistike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja parashikon njëherësh shkëmbimet? mes operatorëve turistikë si dhe modaliteteve për zhvillimin e turizmit të të dy vendeve, ku një rëndësi te vecantë do t′i jepet pjesëmarrjes së përbashkët në panairet ndërkombëtare
Në nenshkrimin? e marrëveshjes mori pjesë dhe zv. Kryeadministratori? ?UNMIK-ut Joachin Rycker.
Në prononcimin e tij për gazetarët e pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit Ministri Leskaj u shpreh se: “Nënshkrimi i marrëveshjes,? krahas një formaliteti të rëndësishëm për bashkëpunimin turistik mes dy vendeve, është dhe një drejtim i rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të tregut të turistëve nga Kosova që është tregu më i madh për turizmin në Shqipëri”.
Ministri Leskaj tha, se këtë vit zonat dhe burimet turistike paraqesin një hov cilësor, duke u nisur nga përmirësimi i ndjeshëm i furnizimit me energji dhe ujë 24 orë në ditë si dhe infrastrukturës rrugore.
“Zhvillimi i turizmit është një nga prioritet e qeverisë Berisha dhe si i tillë ne po punojmë për krijimin e të gjitha lehtësirave si heqja e taksave në kufi, rend dhe siguri si dhe çmime të favorshe për shërbimet hoteliere-tha ministri Leskaj”.
Zoti Leskaj konfimoi faktin që së bashku me palën kosovare kryesuar nga ministri Dugolli, po punohet për një strategji të përbashket të kombinimit të turizmit të rërës dhe diellit në Shqipëri dhe atij alpin ne Kosovë., në mënyrë që turistët mes dy vendeve të shkëmbejnë pushimet.
Duke folur për standartet aktuale të turizmit në Shqipëri z. Leskaj theksoi se ka ardhur koha ti jepet fund taktikës së ardhjes se turistëve nga Kosova për motive patriotike. Turistët e Kosovës duhet të vinë në Shqipëri për pushime argëtuese ku do te shijojnë një alternim të veçantë të vlerave turistike mjedisore me ato kulturore.
“Shqipëria sot e pret turistin me një gamë të gjerë produktesh. Bashkitë e qyteteve tona kryesore turistike (Durresi, Vlora, Saranda, Pogradeci, Lezha, etj.) po përgatisin kalendare me ngjarjet kulturore te sezonit turistik 2006. Kështu që, për shembull, kur je në korrik në Vlorë, ia vlen te dish se në qytet zhvillohet në këtë muaj Festivali Kombëtar i Këngës Polifonike, apo i Këngës për Fëmije. Ose kur je me pushime në Dhermi, pranë Sarandës, mund të zbulosh në një rrugë pak të rrahur bregdetare(e mbiquajtur Itinerari i Bunkereve) manastire të vjetra, apo plazhin e ëndrrave në vendin e quajtur Krorëz. Ka po ashtu me dhjetëra paketa të tjera interesante turistike”.-përfundoi Ministri Leskaj