DISIDENCA E FUQISHME E POETIT DËSHMOR

DISIDENCA E FUQISHME E POETIT DËSHMOR

Vështrim në ndërtekstin poetik të veprës së Vilson Blloshmit

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin martirët e parë të zhvillimit të një letërsie moderne. Besoj se në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë shkrimtarë të martirizuar sa pati gjatë sundimit të diktatures në Shqipëri. Tashmë që vepra e plotë e tyre ka parë dritën e botimit, duke i lexuar me vëmendje të madhe ato, jemi të bindur se metafora dhe alegoria politike në poezitë e tyre dëshmonte një fuqi të madhe paraprijëse për formimin dhe botëperceptimin iluminist të letërsisë dhe arteve në vendin tonë. Duke zhdukur fizikisht shkrimtarët dhe poetët, duke i burgosur dhe duke u djegur librat, diktatura zhdukte çdo shenjë identiteti dhe individualiteti (që s’duhet ta kishte Njeriu i Ri), e cila mund të shërbente si urë lidhëse me civilizimin dhe qytetërimin europian, të cilit populli ynë në shekuj i është dedikuar me gjakun, sakrificat, dijet dhe gjykimet e idealistëve, atdhetarëve ose intelektualëve të shquar, por edhe me vetë Rilindjen tonë Kombëtare. Në panteonin e tyre të lavdishëm meritojnë të ngjiten dhe poetët e Librazhdit, Blloshmi dhe Leka. Xhelozia dhe ankthi i diktaturës për inteligjencën e tyre ishte paranojak. Ata ishin dy intelektualë të rinj, që po ecnin në jetë me kurajën për studime akademike dhe kulturore. Edhe pse jetonin në provincë, kultura e tyre, bibliotekat, interesi për gjuhët tregonte një nivel të lartë aristokratik. Ishin djem të rinj e të bukur, shtatlartë, fisnik, të mençur, të edukuar, punëtorë-simbol frymëzues i një rinie shqiptare gjithë shpresa dhe ëndrra për një botë të re. Duke pushkatuar këto simbole, diktatura vrau ëndrrën e të gjithë rinisë shqiptare , varrosi bashkë me trupat e tyre perspektivën e krijimtarisë si dhuratë hyjnore . Tashmë rinia shqiptare në të gjithë vendin po e merrte mesazhin , ajo duhej të përulej , të bëhej shërbëtore e diktaturës dhe të mos guxonte të dilte nga “binarët” e parashikuar me ligj , ndryshe e priste hetuesi , burgu dhe vdekja .Regjimi komunist i ndëshkoi, duke ua prerë jetën në mes, si dhe rrugën që kishte nisur vepra e tyre letrare. Vilson Blloshmi ishte poet dhe shkrimtar i talentuar dhe Genc Leka ishte një studiues i zellshëm me të ardhme në botën akademike. Vetëm 15 jet më vonë, vepra e tyre u njoh falë punës së palodhur të vëllait tjeter hero, Bedri Blloshmit dhe iu hodh më shumë dritë prej zërit të intelektualëve të shquar, Ismail Kadare, Sadik Bejko, Sadik Spahija, Bardhyl Londo, Izet Shehu, Emil Lafe, Agron Tufa, etj, etj.

Pas daljes në dritë të veprës së Vilson Blloshmit në 2008-n, falë kontributit të madh të Bedri Blloshmit dhe studiesit Sadik Bejko, përfshirë dhe bashkëpunëtorët e sipërpërmendur, këtë vit u bë i mundur botimi i veprës së plotë të Genc Lekës. Intelektuali Genc Leka kurrë nuk u nda nga poeti Vilson Blloshmi, edhe pse e dinte që një ditë i njëjti zjarr ndëshkues do t’i digjte të dy bashkë. Leka pati të njëjtat pasione, letërsinë, përkthimin, poezinë, por ndryshe nga Vilsoni, si një punëtor mendjeje, si një studies skrupuloz punonte ditë e natë mbi idetë etnografike, gjurmimeve folklorike e të traditës. Cdo gjë që zbulonte përpiqej t’ia ofronte shkencës etnografike shiptare me arsyetim të shëndoshë dhe shkencor. Aty përmes asaj kaligrafie të artë, studimeve të shumta me shkrim dore, të mbledhura me vullnet të paepur, janë fshehur thesare të etnografisë sonë. Me brumin e tyre, profesorët që iu bënë akt-ekspertizën, kanë bërë dikur leksionet dhe dispensat akademike, duke kopjuar fshehtas veprën e “armikut të klasës”. Kur lexon veprën me studime etnografike të Genc Lekës, dallon një përpjekje për tu përshtatur me kërkesat e kohës në vepër.

Blloshmi e Leka ishin në çdo kohë bashkë, shpirtërisht e mendërisht, simbiozë e një mendjeje të ndritur, prandaj ata u martirizuan bashkë, por ngaqë i pari, Vilson Blloshmi, përfaqësohet me një vepër më të plotë letrare, aty kam ndjerë nota të një proteste inteligjente të këtij poeti ndaj sundimit diktatorial dhe izolimit nga bota e qytetëruar, edhe pse nuk u shpreh në një konfrontim të hapur, sy për sy, por në një konfrontim që vinte së thelli dhe së brendshmi, natyrshëm. Jo më kot, poezia e tij “Saharaja” iu nënshtrua një akt-ekspertize letrare në hetuesitë e të gjitha shkallëve, bashkë me blloqet e poezive dhe përkthimeve që kishte bërë Vilson Blloshmi.

“Saharaja s’di të ëndërrojë

Ajo bluan gurë me mend e saj

Saharaja s’ka këngë të këndojë

Saharaja s’ka as lot të qajë.”

 

Edhe pse poezia është e ndërtuar mbi një simbolikë klasike dhe të pastër, të vetëmjaftueshme për ta qasur Saharanë me çdo shkreti të kësaj bote, shpirtërore, mendore, morale, gjeografike dhe politike, fabula e saj nuk ka asgjë të ngjashme me Shqipërinë, por mjafton njëri prej elementeve të saj, muzikaliteti që përcjell kjo poezi, sa për ta mbartur përkatësinë origjinale dhe zanafillore të lindjes së simbolit letrar Saharaja, shkretëtira e Vilsonit, shkretëtira jonë.

“Në kohën që e shkrova kam pasur dëshpërim” , ka pohuar me gojën e tij në hetuesi. Muzikaliteti tradicional i vargëzimit shqip, nuk ishte dhe aq në stilin e poetit, por ka bërë gjithkënd të kuptojë se ky fakt rrëfen se simbolika e poezisë ka si pikënisje protestën për gjendjen e Shqipërisë, izolimin e saj, shkretimin intelektual e shpirtëror. Nuk ka pasur aspak qëllim propagandistik, sic e kanë akuzuar dhe për të cilin e ekzekutuan. Vilson Blloshmi si poet i mirëfilltë, nuk e konceptonte dot ta përfshinte artin e tij në një mision propagandistik. Gjatë gjithë pyetjeve që ka bërë hetuesia, duke e mbatur si të pandehur, merr të njëjtën përgjigje ; ai bënë një art që del nga shpirti, por edhe një art që e lejon atë dhe të tjerët të shikojnë se diktatura komuniste është dhuna më absurde ndaj njerëzimit. Tek idealisti dhe poeti Blloshmi kishte ngecur keq tehu i propagandës komuniste.

Sundimi i saj nuk do të zgjaste dot, nëse nuk shpëlante shpirtrat dhe mëndjet e njerëzve. Kur e shkroi “Saharanë”, Blloshmi duhet të ketë qenë në të njëjtën gjëndje që ka qenë Asdreni kur shkruante poezinë e tij “Lulëkuqja” .

‘”Lulëkuqe e mjera

 Asgjëkund s’ka shtëpi

E shkon jetën në arrati…”.

Çdo kohë e zezë e Shqipërisë lind në një mënyrë ose në një tjetër Rilindësin e saj, fëmijën e saj të dlirë që qan për fatin e zi. Saharaja e shkretë e Blloshmit, ashtu si Lulëkuqja e mjerë e Asdrenit, mbartim fort në kontekstin e tyre kritikat e kundërvëniet më të ashpra ndaj realiteteve, shoqërore, politike dhe historike.

Që të dyja këto poema të krahasuara, nuk kanë vetëm elemente simbolike për gjëndjen dhe raportet metaforike brenda një individi. Shtëpia e humbur e Lulëkuqes së Asdrenit, arratia metaforike e saj, ndërkohë që në natyrë ajo ngul mirë rrënjë, është po aq simbol politik e social për fatin e Shqipërisë, sa janë edhe metaforat e Vilson Blloshmit tek “Saharaja” :

“Saharaja nuk ka miq e shok

Saharaja nuk ka bijë, as bir  

Saharaja është një copë tokë

Thonë se dhe me natën nuk shkon mirë”. (Vepra I, fq. 85).

Pra, sic shihet në natyrë, Saharaja është vetëm një ranishte përvëluese, ndërsa miqtë, shokët e bijtë e bijat deshifrohen në një kontekst tjetër. Ky këndvështrim që jam duke përqasur ishte i lidhur ngushtë me një lutje për ta lexuar të gjithë veprën e Vilson Blloshmit, sepse leximi i kësaj vepre na bën të kuptojmë sesa i qëllimshëm, i rrezikshëm dhe kriminal ishte vënia në gijotinë nga komunizmi e kësaj mendjeje të ndritur, dhe sa i rrezikshëm ka qenë komunizmi për kulturën tonë. Nuk kam dëshirë ta quaj vrasjen e dy poetëve thjesht një veprim absurd të atij regjimi, sepse shoh tek vepra e plotë e Vilson Blloshmit një kompozim artistik e ideo-emocional aq të lartë, saqë ajo na sjell gjithmonë kuptime të nënujshme, fjalë të ushqyera në një habitat të pasur intelektual e shpirtëror.

Dhe ai e ka dëshmuar në vargjet e tij këtë pasuri:

“Njeriu me shpirt të vërtetë

Përfytyron në mënyrë fisnike

Dhe përfytyrimi në mënyrë fisnike

Zbukuron deri në idealizëm

Objektin e përfytyruar” (Vepra I, fq. 84,).

Vilson Blloshmi është njeriu që aspiron ndriçimin e mendjes dhe të shpirtit në veten e tij, e pastaj te të tjerët, banorët e Saharasë-Shqipëri, shkretuar nga komunizmi. Dhe i gjithë ky shijim estetik, jo “analizë’, e as “akt-ekspertize” na lë të kuptojmë e të mësojme se protestat janë thellësisht të vetëdijshme, prej alergjisë qe ai ka nga sistemi komunist, i kundërvihet. Vilson Blloshmi si zotërues i rallë i retorikës, stilit dhe figuracionit ka zgjedhur mjetet e shprehjes si art, pa i zhyer ato me përdorjen e qëllimtë.

Nëse ende s’kemi kuptuar se cilët shkrimtarë janë me të vërtetë disident, padyshim, nga vepra që ka lënë pas Blloshmi, mund të quhet, që nga sot, ai si përfaqësuesi më dinjitoz i disidencës në Shqipëri, të shpallur katërcipërisht në vepër. Blloshmi është disidenti i parë, zëri i parë, thirja e parë kundër rrezikut të sundimit dhe ideologjisë komuniste, bindja e parë për lirinë e individit për t’u realizuar sipas meritave dhe i vetmi shkrimtar që nuk u detyrua të bëj disidencë, pasi të ishte mënjanuar nga një post i rëndësishëm në pushtetin e diktaturës, as ta kishte ndihmuar më parë atë. Është nga të rrallët që qëndroi edhe kur e dinte se ç’farë e priste, nëse nuk përkrahte ideologjinë. Ai ka lënë edhe një testament poetik që e dëshmon këtë:

“Më mirë një jetë e zezë me faqe të bardhë

Se sa një jetë e bardhë me faqe të zez딑. (Vëllimi I, fq. 96).

“Nëse nuk mund brengës t’i bëj dot ballë

Zjarr përsëri kam në shpirt të djegur

Nëse i vdekur jam nga çdo i gjallë

Mirë pra, me i gjallë jam se çdo i vdekur”.. (Vepra I, fq. 80).

Në sallën e gjyqit Blloshmi ecte kundër çdo avokatie mbrojtëse, kundër çdo alibie që ti shpëtonte ndëshkimit të një gjyqi makabër. U thotë atyre se “ky trajtim nuk më pëlqen dhe ndaj jam pesimist”

Po ç’do të thoshte kjo, që ky trajtim s’duhej tu pëlqente as të tjerëve. Kjo ishte një akt-akuzë që përcillte zërin e pothuajse gjysmës së shoqërisë së goditur nga diktatura. Duhet edhe ky këndvështrim i ri, që të shihet poezia e Blloshmit si rrallë e ndonjë disidenti që kemi menduar se është.

Në gjyq, Vilsoni nuk harron të theksojë se edhe kur bën përkthime, nxitet nga protesta për jetën e tij, nga kundërshtia e tij e brendshme, më e vërteta kundërshti ndaj realitetit që e detyron atë të përzgjedh këta, ose ata autorë botërore, dhe asnjë autor të realizmit socialist. Gjyqi i Blloshmit, në 33-ditshin e tij, i ngjan një inkuizicioni të madh legjendar. Studiuesi Bejko me shkak analizën e përmbajtjes së veprës së tij thekson: “Krahasuar me brezin e tij, Vilson Blloshmi kishte pikëpamje të kundërta mbi artin dhe letërsinë, një përkushtim tjetër dhe të tjera shije letrare. Ai ishte i bindur se si letrar nuk do t’i takonte kurrë botës në të cilën jetoi . Ai hyn ndër ata qe në botë i quajnë poetë të mallkuar. Fleta e shkrimit kështu shndërrohej në altar dhe ai që shkruante, flijohej aty me gjithsej”. Edhe pse e vështron krijimtarinë si estet, protesor Bejko e ka vënë re se: ” jeta e tij dhe poezia shkrihen me njëra tjetrën. Poezia kështu ka peshën e jetës së tij, ka çmimin e kokës së tij të ekzekutuar nga tirania .

Edhe sikur të mos na mjaftonte koha për të analizuar me detaje të gjithë krijimtarinë e tij, mjafton akt-ekspertiza që iu bë asaj, për të pohuar pareshtur që çfarë Vilson Blloshmi e bëri vepër, ishte vërtetë disidente, por si një rast i rrallë kjo disidencë është e tjetër lloji, frymore, në mënyrë figurative dhe simbolike, e ngjashme me atë të Krishtit të kryqëzuar. Do të mjaftonte, e pse të mos mjaftonte, edhe fakti që tre kritikë të njohur të realizmit socialist, me karrierë më të lartë letrare se ç’vlenin veprat e tyre, e sulmuan veprën e Blloshmit, e sulmuan artin e tij, poezinë e tij, shpirtin e tij të dëlirë që nuk mund të ndotej nga ideologjia e as nuk mund të futej në sarkofagun e metodës krijuese socio-realiste. Pra, edhe sulmi ndaj veprës do të vetëmjaftonte për ta quajtur atë vepër disidente, sepse ajo u zbërthye deri në qelizë, ndaj u godit.

Analiza e kësaj vepre u bë nëpërmjet një autopsie makabër. Ishte ky shkaku. Ishte kjo e vërteta që krijimtaria e tij nuk mund të ishte as soc-realiste, as materaliste, as idhujtare e ndonjë “-izmi”‘, qoftë kjo edhe rrymë estetike. “Ky njeri kishte lindur për të derdhur energji të mëdha, dhe ai i kishte ato. Duke zotëruar realitetin e ashpër në saj të fuqive mbi normale fizike, duke e ndjerë veten të familjarizuar me disa nga poetët dhe mendimtarët e mëdhenj francez që kishte mundur ti lexonte, duke e ndjerë veten të fortë për çdo pengesë, ai jetonte sa në Tiranë, sa në minierë, sa në temën e shkrimit, duke pandehur se kjo energji prej rinie, prej shkrimtari aty nuk mund t’i merrej nga askush…”, shkruan S. Bejko. (fq. 71).

Nuk duhet krijuar bindja që Blloshmi bëri disa poezi lirike të thjeshta dhe “e kanë vrarë kot”. Komunistët, sigurisht, vrisnin edhe kot, por Blloshmin e kishin objektiv të piketuar shumë qartë. Tek-tuk, në mënyrë të pavetëdijshme, ndonjë studiuesi i ka rrëshqitur një hipotezë e tillë, që poeti u vra në mënyrë absurde, sepse bënte poezi “për vjeshtën, ose dashurinë”. Duhet të futemi në rrugën e njohjes së veprës së plotë të Blloshmit, ta njohim atë dhe të themi ashtu siç më tha një ditë vëllai i tij Bedri Blloshmi: “Këtu është Vilsoni!”

Vilson Blloshmin, persekutorët e kuq ata e ditën mirë pse e vranë. E ndiqnin, e përgjonin hap pas hapi, sepse e dinin mirë nga i vinte atij drita e diturisë. Komunistët ia mbyllën njëherë e përgjithmonë atë dritë, për të zezën e lirisë sonë, për të zezën e letërsisë sonë, që nuk e pati më rrugën aq të mbarë sa e kishte nisur një poet e përkthyes me dhunti gjeniu si Vilson Blloshmi. Vilson Blloshmi i kishte për zemër simbolet, sikur ta dinte se një ditë do të ishte simbol i të gjitha simboleve më të përparuara humane.

Marrëdhënia e Blloshmit me kulturën është e habitshme. Nëse lexon letrat e tij, ai duket sikur në asnjë kohë nuk ka jetuar në Shqipëri. Ai i donte të gjithë autorët, i kërkonte me ëndje shkrimet e tyre, nuk paragiykonte, justifikonte edhe ata që në pamje të pare dukeshin të urryer, ose që të prishnin humorin si puna e Bodlerit. Në vështrimin kritik dhe estetik që i bënte ai artit, letërsisë dhe shkrimtarit, ia kalonte një shkencëtari të madh. Në këto letra ndihet bërthama e postulateve të para estetike, të cilat dëshmojnë se nëse do të ishte gjallë, ai do të ishte bërë veç të tjerash dhe një studiues letërsie dhe kritik me vlera universale. Bota e tij, mendja e tij janë një urë fantastike e lidhjes me universin e kulturës botërore. Edhe kjo lidhje kaq e njësuar, kaq e ndjerë dhe universale me kulturën e përbotshme, ishte një tjetër shkak që diktatura t’ia merrte jetën. Nga kultura letrare Vilson Blloshmi e kishte konkurruar prej kohësh diktatorin Hoxha, qe edhe pse jetoi në mesin e kësaj kulture në Francë nuk ia nxunë trutë, ndërsa Blloshmi që nga Bërzheshta, e kishte botën dhe kulturën e saj në pëllëmbë të dorës.

Poeti, të madh e kishte dëshpërimin, sepse e pashmangshme ishte drama personale dhe ajo kolektive në komunizëm, por me mençurinë e tij, ai i jep kuptim e dinjitet çdo fjale të thënë, u jep kuptim dhe dinjitet edhe çasteve të mbrapme të jetës së tij. Kushërirës së tij artiste, Lumes, i dërgon një përkthim të Francis Carco:

“A është i vdekur, apo i gjallë,

ai që sjell erën?

Ai na ka folur shpesh

Duke ardhur bashkë me erën

Dhe ne e dëgjonim shpesh

Eshtë i vdekur, apo i gjallë,

ai që sjell erën?” (Vepra I, fq. 189).

Kjo njihet si letra e fundit që i dërgoi piktores dhe simbolika i bashkohet qartë asaj parandjenje të pareshtur se ai s’do të ishte më në jetë. Dënimi, vjen nga “helmi estetik” në hetuesi: “Në këto blloqe, ka shënime të ndryshme në formë proverbash, fjalë dhe shprehje të ndryshme të mbledhura andej dhe këndej, të përkthyera në gjuhë të huaja”‘. (fq 186). Dhe “eksperti letrar” duket sikur mezi ka pritur ta bëje akt-ekspertizën. Naivi i mjerë duhet të ketë qenë xheloz me kulturën e Blloshmit, sepse pa asnjë argument të fortë shkencor akuzon me fjalët më të përshtatshme që i duhen një gjyqi komunist për ta dënuar poetin: “poezitë flasin qartë për një tendencë nihiliste, pesimiste, flasin për mërzitjen, për vdekjen, mohojnë jetën”, shkruan ai, dhe së fundi shkruan idiotësinë më të madhe që është parë në rrafshin estetik, që “poezitë e Blloshmit mohojnë kuptimin e punës së dobishme”. (Po aty). Ai duhet të jetë mahnitur nga antologjia e poezise frënge që kishte Vilsoni, por mezi ka pritur rastin ta quaj fajtor edhe për këtë. “Vjershat në frëngjisht janë të autorëve dekadent, regresiv, pesimist, reaksionar” ,thoshte dhe justifikohej se në Shqipërine komuniste “nga këta autor nuk është përkthyer asgjë, sepse kanë përmbajtje reaksionare” (Po aty).

Të lexosh veprën e Vilsonit, kupton motivin pse shteti, udhëheqësit dhe komunistët e këtij shteti e patën në shënjestër Vilsonin. Ai ishte një diell që u vriste sytë, nuk i linte të qetë të punonin në natën e zezë.

“Saharaja” edhe me

natën nuk shkon mirë”

, shkruante poeti. Ajo që të le pa mend, është cinizmi me të cilën, jo policia e shtetit, por vetë shkrimtarët e çuan Vilson Blloshmin drejt vdekjes. Gjuha e tyre në akt ekspertizën që i bënë “Saharasë” ishte e njëjtë, me shënime kopje të njëri-tjetrit, ishte gjuha e kërkuar, helmi i gatshëm që ua kishte lënë në dorë Sigurimi. Edhe “eksperti letrar”, Kosi Petriti, thotë të njëjtat fjalë.

“Vjersha ka frymë pesimiste, nihiliste, ka përmbajtje reaksionare” (fq.190). E njëjta gjuhë është përdorur edhe nga shkrimtarja Diana Çuli, (për disa vjet rresht deputete e PS-s) në ekspertizën tjetër (në Arkivat e Shtetit duhet kërkuar edhe eksperti i katërt). Këta të tre ishin breshëria e parë e plumbave që ranë mbi shkrimtarin, përpara plumbit më të fundit që i mori jetën.

Mënyra sesi po ndëshkoheshin poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka na çon drejt zgjidhjes së “enigmës së kulturës shqiptare”, ku ka nisur të na drejtoj saktë studiuesi i njohur Sabri Hamiti. Në librin e tij “Albanizma” , në kapitullin “Diaspora shqiptare”, (fq. 43), Sabri Hamiti, pasi hedh një vështrim mbi krijuesit e diasporës dhe rrëfen momentin e ndritur kur krijuesit më të mëdhenj shqiptar vendosën të jetojnë e krijojnë në Shqipëri, njëherësh na tregon dhe fatkombin tonë, duke shkruar se: “Mirëpo Shqipëria nacionale e shekullit të 20-të mbeti e ndarë, e përgjysmuar, dhe ky përgjysmim (duke prodhuar karaktere ekstreme, apo egërsimin e kthyer në vullnet të çeliktë pushtetar), bëri që toka shqiptare të mos jetë ambient i përshtatshëm për shkrimtarët dhe dijetarët e vet të mëdhenj.”

Pasi rrëfen se në c’mënyrë të dhunshme Shqipëria kthehet në një shtet ideologjik “për të prodhuar karikaturën e fuqisë së pushtetit dhe përfundon me dhunë, në shpikje kundërshtarësh të brendshëm, të cilët duhet të kundërshtohen, madje të likuidohen…!”

Dhe unë do të shtoja që, të mos harrojnë se ky fenomen ka ndodhur jo rrallë herë për shkak të krimeve komuniste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përballje të përhershme me qëndresën antikomuniste kombëtare, e cila më së shumti shprehej nëpërmjet intelektualit, krijuesit, të cilit siç e dimë të gjithë, atij edhe i pritej me parë koka. Ndaj e kam theksuar dhe e ritheksoj, përfshi së fundi edhe pozicionin tim si politikan, se nuk ka Kujtesë Historike pa Dekomunistizimin e saj. Ketij “udhëtimi” në veprën e Vilson Bloshmit dhe Genc Lekës, desha t’i mëshoja me një indikacion me konkret dhe të drejtpërdrejtë në këtë auditor. Pra: Nuk ka Kujtesë Historike, pa Dekomunistizimin e saj.

Shënim:

Fjala e mbajtur më datë 06.05.2025, në promovimin e veprave: Vilson Blloshmi-Vepra dhe Genc Leka-Vepra, e organizuar nga Instituti I Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, në Muzeun “Kosova” në Vlorë

𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝟭𝟭 𝗺𝗮𝗷 𝗱𝗲𝗹 𝗻𝗴𝗮 𝗹𝗲𝗻𝗴𝗶𝗺𝗶!

𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝟭𝟭 𝗺𝗮𝗷 𝗱𝗲𝗹 𝗻𝗴𝗮 𝗹𝗲𝗻𝗴𝗶𝗺𝗶!

Nën thundrën e sektit Rama në pushtet, sipas Eurostat, Shqipëria lëngon prej vitesh mes vendeve më të varfra të Europës. Të ardhurat për frymë janë sa një e treta e vendeve të Bashkimit Europian. Korrektuar me fuqinë e ulët blerëse të vendit, janë praktikisht sa një e katërta.
Pagat janë 30 përqind më të ulta se mesatarja e rajonit, ndërsa qytetarët e saj vijojnë të jenë më të palumturit në Europë. Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët në emigracion, me ritme të ngjashme me fillimin e viteve 90-të të shekullit të kaluar dhe ndër më të lartat në botë, në raport me popullsinë.
𝗜. 𝗣𝗮𝗴𝗮𝘁 – 𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝘂𝗹𝘁𝗮𝘁 𝗻𝗲 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗲!
Pagat në Shqipëri historikisht kanë qenë më të ulëtat në Europë dhe rajon, për shkak të modelit të korruptuar ekonomik të zgjedhur nga Rama, krejtësisht të paorientuar nga sektorët prodhues të vendit dhe shtimi i produktivitetit, rendimentit në punë.
Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ të sektit në qeverisje ishte një praktikë krejtësisht e dështuar. Forma më e mirë për shtimin e pagave lidhet pazgjidhshmërisht me shtimin e produktivitetit, por këtë rregull të artë në ekonomi Rama e injoron qëllimisht, duke i rritur pagat në shtet administrativisht, pa asnjë përmirësim në performancë.
Modeli ekonomik që nxit këtë rritje të qëndrueshme të pagave bazohet në produktivitet dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.
𝗜𝗜. 𝗣𝗲𝗻𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁-𝗺𝗲 𝘁𝗲 𝘂𝗹𝘁𝗮𝘁 𝗻𝗲 𝗘𝘃𝗿𝗼𝗽𝗲!
Jo vetëm pagat, por edhe pensionet janë më të ultat në rajon. Në vitin 2024, një pensionist merrte mesatarisht 180 euro, më pak se gjysma e vendeve të rajonit.
Sipas Eurostat, fuqia blerëse për një pensionist shqiptar është më e ulta në Europë. Pensionistët shqiptarë renditen ndër të fundit në Europë edhe sa i përket raportit të pensionit që kanë, me të ardhurat në fund të periudhës së punësimit. Një qytetar tek ne që në moshën 50-59 vjeç ka fituar 500 apo 600 euro, në pension do të marrë vetëm 37 përqind të kësaj page.
Pensionet e pleqërisë janë rritur me ritme më të ngadalta sesa pagat, duke thelluar diferencën çdo vit e më shumë. Vitin e kaluar, pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto. 13 vite më parë, pensioni mesatar ishte sa 38% e pagës mesatare mujore bruto.
Buxheti i shtetit subvencionon shpenzimet e skemës publike të pensioneve që nuk mbulohen nga sigurimet. Por duke qenë se pensionet e reja po dalin më të ulëta se pensioni mesatar në vend, subvencionet e buxhetit për skemën e pensioneve po ulen.
𝗜𝗜𝗜. 𝗟𝗲𝗻𝗴𝗮𝘁𝗮 𝟭𝟮 𝘃𝗷𝗲𝗰𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗼𝗻 𝗺𝗲 𝟭𝟭 𝗺𝗮𝗷
Kjo situatë do të ndryshojë radikalisht pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, kur pushteti do t’i kalojë Aleancës për Shqipërinë Madhështore, forcës më progresiste të vendit, e cila ka në qendër të saj caktimin e minimumit jetik zyrtar brenda 100 ditëve të para dhe po brenda kësaj periudhe, dyfishimin e pensioneve minimale.
Pagat do të rriten ndjeshëm në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, mbi bazën e shtimit të produktivitetit, dhe jo urdhërave administrative.
Sipërmarrësi prodhues do të nxitet të shtojë prodhimin dhe vendet e reja të punës, përmes aplikimit të taksës së sheshtë. Informaliteti do të zbresë ndjeshëm, nga aplikimi i sistemit të ri tatimor.
Fermeri shqiptar do të shikojë gjashtëfishim të mbështetjes dhe ndihmës direkte nga shteti, për të prodhuar jo më për mbijetesën e familjes së tij, po për treg dhe për eksport.
Të rinjtë do të shikojnë me interes nga programet për punësimin dhe aftësimin profesional të tyre dhe nga vendet e reja të mirëpaguara të punës që do të hapen, nga kanalizimi i parave të deritanishme të korrupsionit në projekte mbështetese në ekonomi.
Shqipëria do të dalë nga lëngimi i gjatë 12 vjeçar dhe do të kthejë shpresën e qytetarëve për një jetë dinjitoze brenda atdheut.
Politikat dështake të sektit Rama në ekonomi

Politikat dështake të sektit Rama në ekonomi

Për të mos folur për rekordet negative të 12 viteve të fundit nga qeverisja Rama në ekonomi,
mjafton të marrim “kryeveprat” e zeza ekonomike të periudhës së katërvjeçarit të fundit 2021-
2025.
I. Planifikim strategjik tejet i mangët
Gjate kater viteve te fundit, ekonomia dhe infrastruktura kanë vuajtur nga mungesa e strategjive
të detajuara dhe të mirëplanifikuara, për të arritur objektivat.
Në infrastrukturë, vonesat në planifikim dhe implementim kanë ndikuar negativisht në zbatimin
e projekteve madhore, si rrugët dhe lidhjet energjetike. Konfliktet mbi pronën dhe kaosi dhe
pasiguria me titujt e saj kanë vonuar projekte kyçe.
Mungesa e përparësive dhe koordinimit ndërsektorial, si dhe shpërndarja jo e mirë e prioriteteve
ndërmjet sektorëve, po ashtu edhe mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve në qendër dhe
pushtetit vendor, kanë krijuar boshllëqe të jashtëzakonshme.
Lidhja mes arsimit dhe ekonomisë ka qenë e dobët, duke penguar fuqizimin e burimeve
njerëzore në tregun e punës.
II. Mungesë e financimit të mjaftueshëm
Burimet financiare për shumë sektorë kanë qenë të pamjaftueshme për të mbështetur projekte
madhore në ekonomi. Arsyet janë varësia nga buxhetet vjetore me pak fleksibilitet dhe
shpërndarja joefikase e fondeve, si dhe mungesa e monitorimit në sektorët më kritikë.
Nga ana tjetër, qeverisja Rama ka paraqitur kapacitete institucionale tejet të dobëta Kapacitetet
administrative dhe teknike kanë qenë shpesh të pamjaftueshme, për të ndjekur zbatimin e
projekteve. Sektori i dixhitalizimit ka vuajtur nga mungesa e ekspertëve dhe e teknologjisë së
avancuar, duke prodhuar skandale pas skandalesh, si ai i publikimit të pagave dhe të dhënave të
tjera sensitive për 660 mijë qytetarë, etj.
III. Burokraci prej mamuthi në projekte dhe reforma
Burokracia dhe ngadalësimi i procesit të reformave janë kthyer në proverbiale në administratën
Rama. Vonesat dhe pengesat në proceset administrative, si lejet dhe licencat, kanë kufizuar
mundësinë për zhvillimin e shpejtë të projekteve dhe investimeve.
Kjo ka krijuar një klimë të pasigurt për investitorët dhe ka penguar përmirësimin e rendimentit
të sektorëve të ndryshëm.
Nga ana tjetër, si qeverisja qendrore dhe ajo vendore kanë vuajtur nga mungesa e implementimit
të politikave reformuese. Disa reforma të planifikuara janë ngadalësuar, ose nuk janë zbatuar
plotësisht, duke penguar zhvillimin e një infrastrukture më moderne dhe mbështetje më të fortë
për sektorë të caktuar, si ai i bujqësisë, industrisë dhe teknologjisë.
IV. Korrupsioni galopant nuk është pak՞suar: përkundrazi, është theksuar dhe
rafinuar!

Korrupsioni dhe keqpërdorimi i burimeve publike po arrin në shifra rekord për rajonin dhe më
tej. Korrupsioni në tenderë dhe projekte publike, si dhe mungesa e transparencës dhe korrupsioni
në proceset e tenderimit, kanë çuar në shpërdorimin e burimeve të taksapaguesve dhe kanë
bllokuar zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi për ekonominë.

Kjo ka ndikuar negativisht në rritjen e efikasitetit të sektorëve kyç, sidomos në bujqësi, e cila ka
dy vjet e gjysëm që po vuan mungesën e dhjetra milionë eurove fondeve, nga ngrirja e Programit
IPARD II të BE-së, për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit të qeverisë Rama.
Përpjekjet për të modernizuar bujqësinë kanë dështuar plotësisht. Shumë rajone të vendit ende
mbështeten në teknika tradicionale dhe nuk kanë qasje të mjaftueshme në teknologji moderne, që
mund të përmirësojnë prodhimin dhe efektivitetin. Bujqësia vazhdon të vuajë nga mbështetje e
pamjaftueshme buxhetore dhe nga kredia e kufizuar financiare dhe bankare për fermerët.
V. Zhvillim i pabarabartë dhe shkretim (boshatisje) ekonomik
Emigrimi i fuqishëm i fuqisë punëtore, sidomos i asaj të kualifikuar, ka sjellë në humbjen e
burimeve të vlefshme njerëzore për ekonominë vendase, duke ulur aftësinë e sektorëve për të
përballuar sfidat e konkurrencës dhe zhvillimit.
Mungesa e infrastrukturës bazë dhe teknologjisë së përshtatshme ka bërë që zhvillimi të jetë më i
ngadalshëm dhe më i kufizuar në shumë zona të vendit, ose të stopojë dhe të jetë negativ, si p.sh.
në Kukës.
Kjo ka çuar në një zhvillim të pabarabartë ekonomik dhe në mbajtjen e disa rajoneve jashtë
tregut të mundësive të punës dhe investimeve. Ndërsa disa sektorë, si ndërtimi dhe turizmi, janë
rritur shpejt, sektorë të tjerë, si bujqësia dhe shërbimet, janë ngadalësuar. Kjo ka krijuar një
pabarazi të konsiderueshme mes grupeve të popullsisë dhe rajoneve të ndryshme, duke ulur
ndjeshëm, shpesh edhe gati zeruar, potencialin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Shumë sektorë jetikë janë përballur me mungesën e një fuqie punëtore të kualifikuar, sidomos në
fushat e teknologjisë, shërbimeve të avancuara dhe menaxhimit të projekteve. Arsimi i
pamjaftueshëm dhe mangësitë në trajnimin profesional kanë penguar rritjen e produktivitetit dhe
konkurrueshmërisë.

xx

Pas 11 majit, Partia Demokratike do të jetë ajo që do të shohë vetëm dhe eskluzivisht qytetarin
shqiptar dhe familjen e tij. Që do të rrisë ndjeshëm investimet dhe inovacionin në ekonomi. Që
do të krijojë kushte më të favorshme për investitorët, ata të vërtetët, vendas dhe të huaj, dhe jo
oligarkët, duke përfshirë reforma në transparencën e administratës publike, uljen e burokracisë
dhe ofrimin e lehtësirave për investimet e huaja dhe ato vendase.
Programet e mbështetjes për start-up-et dhe bizneset e reja do të rrisin diversifikimin e
aktiviteteve ekonomike, ndërsa “kryeveprat” e zeza ekonomike të Ramës do të hidhen aty ku e
kanë vendin, në koshin e harresës dhe përbuzjes së shqiptarëve.

Indiferenca vrastare e sektit Rama prodhoi dramën e sotme të eksportuesve  shqiptarë!

Indiferenca vrastare e sektit Rama prodhoi dramën e sotme të eksportuesve shqiptarë!

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2024, eksportet e Shqipërisë ranë me 15.4 përqind, ndërsa importet u
rritën me 2.5 përqind. Kjo solli rritjen e defiçitit tregtar me 20 përqind, ose me një të pestën,
duke tharë burimet financiare të vendit.
Eksportet, nga mbi 4.2 miliardë euro në vitin 2023, u ulën me 574 milionë euro, duke shënuar
vetëm 3.7 miliardë euro vitin e kaluar. Sipas INSTAT, eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për
vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024.
Rënie u shënua në të gjitha grup-mallrat për eksport. Energjia dhe mineralet ranë me 24 përqind
vitin e kaluar, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet me 22 përqind.

I. Në 12 vjet, sekti Rama ne qeverisje veshet shurdh e syte qorr ndaj kerkesave
te eksportuesve

E gjitha kjo eshte rezultat i paster dhe i vetem i indiferences vrastare te sektit Rama ndaj
kerkesave te eksportuesve. Per gjashte vjet rrjesht, qe nga shperthimi i pandemise se Covid-19 ne
vitin 2020 dhe nisjes se uljes se ndjeshme te euros ne tregun e vendit(ne pese vitet e fundit, euro
ka rene me 28 perqind te vleres se saj), shoqatat e shumta te eksportuesve i kane kerkuar qeverise
mbeshtetje me politika lehtesimi fiskal, grante dhe programe mbeshtetjeje, sikurse e bene
rendom edhe vendet fqinje me ne dhe me fuqi ekonomike te ngjashme, si Kosova, Maqedonia e
Veriut dhe Mali i Zi. Keto vende ndihmuan masivisht biznesin e tyre prodhues dhe eksportues ne
veshtiresi, duke dhene nga 0.6 deri ne 1.2 perqind te GDP-se grante dhe programe te fuqishme
mbeshtetjeje.
Sekti Rama i beri te dyja veshet shurdh dhe syte qorr, duke akorduar me shume vonese vetem
dhe thjesht dy kredi sovrane, te cilat u perdoren pak nga biznesi prodhues dhe eksportues. Prej
tyre perfituan vetem kompanite e medha te importit.

II. Rama i ka gjunjezuar eksportet fason! E ka çuar defiçitin tregtar te vendit
ne nivelin me te larte te hasur ndonjehere!

Rënia më shqetësuese ne eksportet e Shqiperise është në grupin e mallrave tekstile dhe këpucë.
Goditja u ndje fort sidomos tek grupi jetik sa i përket punësimit tek ne, ai i tekstileve dhe
këpucëve, i cili historikisht ka pasur peshën kryesore në eksportet e vendit. Ky grup, i mësuar të
eksportojë mbi 1.3 miliardë euro në vit dhe të zërë rreth 40 përqind të eksporteve, pësoi një rënie
në masën 17 përqind vetëm brenda vitit 2024.
Janë me dhjetra fabrikat e tij në prag falimentimi, ndërsa pjesa dërrmuese ka ulur në minimum
kapacitetet prodhuese, në pritje të kohëve më të mira, pa asnjë ndihmë nga shteti.
Kjo industri është veçanërisht e rëndësishme nga pikëpamja sociale në Shqipëri, për shkak të
numrit të madh të punonjësve dhe faktit që fabrikat fason sot operojnë në zona periferike dhe
qyteza të vogla. Rëndësia e tyre për ekonominë lokale është shpesh përcaktuese.
Eksportet e këtij sektori në vitin 2024 zbritën në mënyrë dramatike, duke arritur në pothuajse në
të njëjtin nivel me vitin 2020, vitin e pandemisë, kur një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik
ishte e paralizuar dhe fabrikat punonin me 30-50 përqind të kapaciteteve. Në vetëm tre vitet e
fundit, industria e tekstileve dhe këpucëve ka humbur me dhjetëra mijëra vende pune dhe disa
fabrika kanë falimentuar.

Si rezultat i rënies së ndjeshme të eksporteve, vjet defiçiti tregtar i vendit arriti në 522 miliardë
lekë ose rreth 5.2 miliardë euro. Ky është defiçiti më i lartë tregtar i shënuar ndonjëherë në
Shqipëri.

xx

Pas 11 majit, Partia Demokratike do të ngrejë menjëherë Bordin e Kompensimit për humbjet e
eksportuesve të Shqipërisë dhe do të iniciojë nisma e programe të rëndësishme mbështetjeje, për
të ndihmuar sidomos të gjitha ato ndërmarrje që duan të realizojnë ciklin e plotë të prodhimit
“Made in Albania”, por edhe të gjitha ndërmarrjet e tjera në vështirësi.
Partia Demokratike e konsideron biznesin prodhues dhe eksportues shqiptare si një nga asetet më
më vlerë të vendit, dhe jo si lopë që duhet mjelë, pa u kujdesur për mbijetesën apo zhvillimin e
saj. Epoka 12 vjeçare e indiferencës vrastare ndaj eksportuesve dhe prodhuesve të sektit Rama,
do të marrë fund njëherë e përgjithmonë më 11 maj 2025.

Rreziqet e BSHZH për financat publike dhe stabilitetin e tregut bankar

Rreziqet e BSHZH për financat publike dhe stabilitetin e tregut bankar

Aktet normative shmangin kontrollin e Kuvendit mbi Financat Publike

Duke analizuar në detaje projektligjin dhe relacionin e projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit (BSHZH), mund të identifikohen një sërë elementesh që përbëjnë rreziqe të mundshme për ekonominë, financat publike dhe stabilitetin e tregut bankar. Më poshtë kam renditur këto problematika dhe pasojat e tyre të mundshme.

  1. Mungesa e një mekanizmi të qartë për Kontrollin dhe Monitorimin e Rrezikut
    Relacioni që në hyrje të tij specifikon se BSHZH do të financojë “sektorë të nënfinancuar të ekonomisë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë mikrondërmarrjet dhe startup-et, si dhe mbështetjes së projekteve zhvillimore, që lidhen me përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale, me fokus të veçantë tek investimet e gjelbra”. Pra bëhet fjalë të financuar sipërmarrje me risk të lartë por nuk përcakton qartë një mekanizëm të fortë kontrolli për vlerësimin e rrezikut të kredive dhe investimeve. Përkundrazi, kjo bankë jo vetëm do të operoje në sektorët që relazioni i quan si “dështime të tregut” të cilët mbartin riskun më të lartë por në të njëjtën kohë nuk do ti nënshtrohet të njëjtave rregullave strikte që i nënshtrohen bankat tregtare në Shqipëri, rregulla të cilat u mundësojnë atyre të minimizojnë riskun dhe të sigurojnë fitim.
    Pajsojat e mundshme që mund të sjell mungesa e një strukture të fortë të menaxhimit të rrezikut, janë:
  • Financimi i projekteve jo të qëndrueshme ekonomikisht, që nuk kanë kthyeshmëri reale, duke orientuar fondet jo vetëm në shtigje me riskqe të larta por dhe në sektorë joproduktivë të ekonomisë.
  • Kreditimi pa analiza të plota të aftësisë paguese të huamarrësve, duke rritur numrin e kredive të këqija. Startup-et, investimet e gjelbra janë të vështira për t[u analizuar me objektivitet edhe nga banka me struktura të konsoliduara të analizës dhe monitorimit të huamarrësit.
  • Mund të rrezikojë krijimin e një një borxhi të keq të akumuluar, që përfundimisht duhet mbuluar nga buxheti i shtetit çka do të ishte një barrë për të gjithë taksapaguesit. Pra tëë taksapaguesit do të paguanin borxhin që do të përfitonin një pjesë e taksapaguesve sipërmarrës që do të financonte kjo bankë. Për më tepër, rritje e kredive me probleme (NPL) do të ndikonte negativisht në stabilitetin e bankës me probabilitet nxitjen e një krize financiare të shkaktuar nga një institucion publik.
    Natyrisht që mbështes konstatimin që sektorët e nënfinacuar të ekonomisë kanë nevojë për një mbështetje financiare, mbështetje të cilën nuk e marrin nga bankat dhe institucionet e tjera të kreditimit për shkak të riskut të lartë që paraqet aktiviteti i tyre. Por, kjo mbështetje duhet të vijë në një formë të mirëmenduar dhe të provuar për suksesin e saj, dhe jo në formën e një eksperimenti që mund të thellojë problemin dhe të rrezikojë jo thjesht keqpërdorimin e fondeve publike por dhe stabilitetin e brishtë të sistemit financiar të vendit.
    Fakti se shembulli i një banke të tillë vjen nga Bashkimi Europian nuk duhet të na emocionojë dhe as konfuziojë. Krijimi i një banke kombëtare të promovimit (national promotional banks – NPBs) nuk është pjesë e detyrueshme e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Sipas dokumentit të Komisionit Evropian të datës 22 korrik 2015 (të cituar në Relacion) “mbetet në dorën e shteteve anëtare individuale të vendosin nëse duhet të krijohet një NPB, si dhe për formën e strukturën e saj”.
  1. Ndikimi i lartë i politikës dhe rreziku i klientelizmit
    Sipas projektligjit, BSHZH do të jetë një shoqëri aksionare ku shteti do të mbajë të paktën 51% të kapitalit (Kreu I, Neni 6). Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës dhe Këshilli i Administrimit do të jenë të emëruar nga qeveria (Kreu II, Neni 13, 15). Pra Asambleja e Përgjithshme e pronarëve që dominohet nga Qeveria zgjedh organet drejtuese të bankës. Ky përcaktim e vë Bankën në kontrollin e plotë të qeverisë me drejtues politikë ngjashmërisht me atë që ndodh me ndërrmarjet e tjera shtetërore si OSHEE (FSHU), ujësjellësat, etj. Kjo varësi mbart së paku 2 probleme:
    Së pari, rreziku i ndërhyrjes politike në vendimmarrjen e bankës është i plotë. Drejtimi i Bankës do të jetë në dispozicion të nevojave të Qeverisë duke e kthyer bankën në një institucion që merr vendime të bazuara në interesa afatshkurtra politike dhe jo në analiza financiare të studiuara. Kjo jo vetëm që do të ishte keqpërdorim fondesh për motive politike por do të paraqiste një risk të lartë për sektorin financiar. Ndryshe nga një ujësjellës që keqmenaxhimi apo menaxhimi politik afatshkurtër sjellin dëme të cilat nëse ndërpriten e shpëtojnë institucionin nga dëmet e mëtejshme, për një bankë orientimi afatshkurtër politik e fut institucionin në një rrugë pa kthim që nuk jep mundësinë për rikuperim edhe nëse abuzimi ndalon. Kjo do të rrezikonte jo thjesht falimentimin e bankës por qëndrueshmërinë e sistemit financiar shqiptar në tërësi. Institucionet financiare menaxhohen me politika afatmesme dhe afatgjata të mirëstudiuara.
    Për fat të keq Shqipëria ka përvojë në këtë drejtim. Nga 3 banka Shtetërore të krijuara në në vitin 1993 kur u krijua sistemi bankar me 2 nivele, njëra prej tyre, Banka Kombëtare Agrare, falimentoi. Dy bankat e tjera, Banka Kombëtare Tregtare nga keqmenaxhimi ndërkohë që ishte pranë alternativës së likuidimit për shkak se ishte pa kapital, u privatizua nga Qeveria Socialiste për 1 Dollar dhe banka tjetër, Banka e Kursimeve, ndaloi kreditimin çka e shpëtoi nga falimentimi deri në privatimizimin e saj të mëvonshëm.
    Së dyti, një drejtim politik i Bankës mundëson financimin e projekteve të lidhura me grupe politike apo biznese të favorizuara duke thelluar korrupsionin. Pra në vend të një mundësie për zhvillimin e ekonomisë dhe drejtësisë sociale në vend Banka do të jetë përballë riskut të shndërrimit në një burim të korrupsionit dhe klientelizmit të cilat tashmë janë në nivele të larta. Përveç kësaj një bankë e tillë do të deformonte tregun pasi do të përdorte fonde publike dhe jo vetëm për të krijuar avantazhe në treg për grupet politike dhe bizneset klienteliste të Qeverisë duke e promovuar akoma më shumë klientelizmin dhe politizimin si burim suksesi në dëm të meritokracisë.
  2. Barrë e vazhduar për Buxhetin e Shtetit
    Projektligji dhe Relacioni specifikojnë se kapitali fillestar i bankës do të jetë 10 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe është financim nga Buxheti i Shtetit (Kreu I, Neni 7 dhe Neni 8). Gjithashtu, banka do të ketë mundësi të marrë fonde të tjera nga burime ndërkombëtare dhe nga buxheti i shtetit. Për më tepër, në pikën 4 të Nenit 7 përcaktohet se “Banka Shqiptare e Zhvillimit respekton standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të mjaftueshmërisë së kapitalit gjatë gjithë veprimtarisë së saj”. Kjo do të thotë që me rritjen e kreditimit nga ana e bankës do të vijë një moment që do të jetë e nevojshme shtimi i kapitalit çka do të lindë detyrimi nga ana e Buxhetit të Shtetit për të shtuar akoma fonde tek banka për pjesën e vet të kapitalit aksionar (të paktën 51%). Kjo shtesë fondesh në kapital për sa kohë që banka të funksionojë dhe të japë hua do të jetë e vazhduar.
    Sipas Nenti 8, pika b dhe c, Buxheti i Shteti do të ofrojë dhe “garanci shtetërore” për “Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku” dhe “instrumente të tjera financiare” që do të emetojë banka për të financuar aktivitetin e saj . Kjo do të thotë që në rast dështimi të bankës Buxheti i shtetit jo vetëm ekspozohet përballë humbjes së parave që ka investuar si pronar (siç rriskojnë të gjithë pronarët e tjerë) por humbja e Buxhetit të Shtetit është e plotë pasi merr përsipër të mbulojë të gjitha fondet që ka grumbulluar Banka nga palë të treta. E thënë ndryshe, atë garanci që bankave tregtare ja u jep Agjencia e Sigurimit të Depozitave, BSHZH do ja japë Buxheti i Shtetit. Në tregun bankar, ASD është një palë e tretë që cenohet nga falimentimi i bankave dhe bën presion te drejtuesit e bankave tregtare që mos të angazhojnë bankën në risk të lartë që mund të rrezikonte falimentimin. Ndërkohë, në rastin e BSHZH është Buxheti i Shtetit që menaxhohet nga Qeveria që cenohet nga falimentimi i bankë. Për analogji do të duhej që Qeveria të bë presion te drejtuesit e BSHZH që i zgjedh po vetë, që mos të angazhojnë bankën në risk të lartë që mund të rrezikonte falimentimin . Me pak fjalë Qeveria do të mbikëqyrë veten.
    Përveç kësaj eksiton dhe një rrezik për borxhin publik. Nëse banka nuk është e qëndrueshme financiarisht, mund të marrë financim apo kredi në vlera të larta duke përdorur garancinë shtetërore. Këto kredi “de facto” janë detyrime të Buxhetit të Shtetit dhe një situatë e tillë do të rriste më tej borxhin publik. Për me tepër, nëse banka bëhet e paqëndrueshme dhe kërkon ndihmë financiare të vazhdueshme me garanci shtetërore, rritja e Borxhit Publik do të rrezikojë të dalë jashtë kontrollit, çka në një skenar negativ por me probabilitet real ndodhjeje, do të provokonte një krize buxhetore.
  3. Rreziku i shtrembërimit të tregut bankar dhe konkurrencës së padrejtë
    Projektligji parashikon që BSHZH do të operojë në segmente të nënfinancuara të ekonomisë dhe do të sigurojë financime të favorshme për bizneset dhe projektet strategjike (Kreu I, Neni 4). Duke pasur mbështetje shtetërore dhe duke mos pasur qëllim fitimin, BSHZH ka mundësinë të ofrojë kredi me norma më të ulëta interesi se bankat private, duke krijuar konkurrencë të pandershme. Pra, edhe nëse ky projekt do të rezultonte i suksesshëm, ai do të rrezikonte të krijonte varësi të bizneseve nga financimi publik, duke dëmtuar zhvillimin e një sektori privat të pavarur financiar. Kjo do të rriste rrezikun e zhvendosjes së klientëve nga bankat private në BSHZH, duke dëmtuar sektorin bankar ekzistues. Si përfundim mund të thuhet se ky projektligj mbart problematika të mëdha strukturore, të cilat, nëse nuk adresohen, mund të sjellin pasoja negative që u përmendën më lart, si ndikim politik dhe mungesë e pavarësisë në vendimmarrje, rritje e kredive të këqija, barrë e shtuar për buxhetin e shtetit, konkurrencë e padrejtë etj. Një iniciativë për krijimin e një institucioni financues të tillë për të mbështetur sektorët e nënfinancuar të ekonomisë kërkon që të gjenden rrugët për krijimin e mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të rrezikut, sigurimi të pavarësisë së plotë nga ndikimi politik si dhe krijimin e një strategjie të qartë për parandalimin e falimentimit.

Fjala e mbajtur në Seancën Plenare të dt 17.03.2025 dhe e Botuar në Gazeta Sot më 18.03.2025

Përsëri për Tragjasin…Arsyet pse nuk duhet të merret uji i një lumi të caktuar.

Përsëri për Tragjasin…Arsyet pse nuk duhet të merret uji i një lumi të caktuar.

Më duket larg realitetit, se ne në Vlorë, jemi shokuar nga tentativa për grabitjen e ujit të Tragjasit, që kjo qeveri dhe ky sekt po ju bën banorëve të Tragjasit, Orikumit, Dukatit, Radhimës, të gjithë zonës goditjes që do ti japi turizmit.
Këtë radhë nuk dua të flas me pasione politike, por do argumentojë “Pse nuk duhet të merret uji i një burimi të caktuar, i një lumi të caktuar, pa miratimin e komunitetit përkatës dhe ku shkelet korniza ligjore në fuqi?”.
Në radhë të parë shkelet Kushtetuta, neni 56 i saj, sepse ky projekt po kalon në heshtje të plotë.
Shkelet neni 56 që kërkon se cilido qytetar shqiptar duhet të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij. Praktikisht këta, me pseudoekspertët që kanë gjetur, si në çdo fushë, specialistët e ligjërimit të grabitjes, me ekspertiza fallso, sugjerojnë/artikulojnë se praktikisht në lumin e Tragjasit me prurje më pak se 700 litra/sek merren 300 litra/sek për qëllime të resorteve turistike, 130 litra/sek lihen për zonën, 11 litra/sek lihen për banorët e Tragjasit dhe 200 litra/sek lihen për lumin dhe në këto kushte të dhëna me tregues fallso prishen të gjithë treguesit hidrologjik, ajo marrëdhenie miqësore e njeriut me ujin, të njeriut me natyrën, sepse ajo përqindje e lenë (200 kurrë nuk është 700) nuk e lot më rolin, sikundër e ka bërë nëna natyra.
Marrja e ujit, ky operacion që do të bëjë kjo qeveri, në këtë forëm, pa i pyetur banorët, duke i poshtëruar, duke i gënjyer, duke i mashtruar, duke mos i dëgjuar, duke mos i informuar, duke i dhënë informacione fallso, në fakt banorëve të Tragjasit dhe Vlorës ju kujton “gjermanin në vitin ‘44, kur dogji fshatin”. Pra, e ka bërë gjermani në ‘44 që dogji fshatin Tragjasë, fshat i lidhur me luftën për liri, me 40 dëshmorë dhe heronjë që ka dhënë, e bëjnë dhe këta 81 vite më vonë, të cilët duan t’i marrin ujin. Dihet se sa i rëndësishëm është uji për shqiptarin, për fermerin, për atë që do të zhvillojë turizmin. Zona e Tragjasit, Dukatit, Orikumit, Radhima është një nga zonat më të pasura të Vlorës. Është vendi që do t’i takojë e ardhmja e zhvillimit të turizmit në Vlorë.
Kujtoj këtu se Radhima është pionere e turizmit në Vlorë.
Janë gjashtë Konventa ndërkombëtare që nuk lejojnë pa miratimin e banorëve marrjen e një sasie uji të caktuar prej rrjedhjes natyrore.
Por, mbi të gjitha mbizotëron e Drejta e Vjetër D(t)okësore shqiptare që është kthyer në të drejtë universale dhe ndërkombëtare sot, se uji i lumit të një zone të caktuar nuk tjetërsohet, as nuk devijohet pa dëshirën e banorëve.
Neni 52, i ligjit 111/2012 (Ligji për menaxhimin e ujërave) që flet për dhënien e një leje, autorizimi, koncesioni, ku organet e administrimit dhe menaxhimit të burimeve ujore përkatëse të ujit do të mbështeten në përparësitë e mëposhtme:
a) Furnizimin me ujë të popullsisë, përfshirë edhe kërkesat e industrive që ndodhen brenda vijës kufizuese të qendrave të banuara dhe që kanë një nivel të ulët konsumi; jo më kërkesat e asaj industrie turistike që pritet të zhvillohet në Tragjas.
b) b.Përdorimet për ujitje, bujqësi e akuakulturë.
Neni 6, i ligjit 111/2012 ‘Të menaxhimit të ujërave” dikton se ‘Parimet e menaxhimit të integruar të burimeve ujore dhe respektimi i integritetit të baseneve ujore, duhet të jetë i bazuar në kërkesat sociale dhe ekonomike për burime ujore, duke mbrojtur dhe ruajtur cilësinë e këtyre burimeve dhe cilësinë e mjedisit për brezat e ardhshëm.
Praktikisht, marrja me mbi 50% të sasisë së ujërave të lumit Tragjas, duke lënë dy herë më pak, bën që të kemi po dy herë ulje të sasisë së ujit në burimet nëntokësorë, si dhe në puset që furnizohen banorët poshtë rrjedhjes së lumit, aq më tepër që në të gjitha rastet kemi formacione shkëmbore karbonatike dhe dolomitikë, të cilët janë shkëmbinj të përshkueshëm ndaj ujrave nëntokësorë.
Referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Neni 56 thekson se: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij”.
Në vijim të Konventës së AARHUS-it, e cila është ratifikuar nga Shqipëria që në vitin 2000 dhe është e detyrueshme të zbatohet, sepse është shkelur “E Drejta për t’u informuar, për të jetuar në një mjedis të pastër”, Neni 4 i Konventës, që thotë se “çdo palë do të parashhikojë pjesëmarjen e hershme të publikut, ku të gjitha alternativat janë të hapura dhe publiku mund të marrë pjesë në mënyrë efektive”. Për rrjedhojë, edhe procedurat e deritanishme janë të pavlefshme.
Përpara 10 ditësh ka premtuar fjalën Kryetari i Bashkisë i Sektit Rama se do shkonte për dëgjesë te banorët dhe është kthyer nga rruga.
Kjo thuhet edhe nga neni 46 i Direktivës
2000/60/EC e Parlamentit Evropian dhe e KE, e dt. 23.10.2000, marrëdhëniet e detyruara me publikun nuk kanë përfshirë në asnjë rast informimin e banorëve të Tragjasit. Kush duhet dhe do ta mbaj përgjegjësinë për këtë gjë?
Ju kujtoj se banorët e Tragjasit janë punëtorë, të mençur dhe trima !
Neni 19, i ligjit 111/2012 për menaxhimin e burimeve ujore thot se ‘Për mbrojtjen e gjendjes natyrore të ujërave veprojnë të gjitha aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi për mbrojtjen e mjedisit në Republikën e Shqipërisë, si dhe marrëveshjet, konventat, protokollet ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë’.
Konventat Ndërkombëtare të cilat shkelen :

  1. Vendimi i 10 shtatorit 1929, i Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare për çështjen ‘Juridiction of the River Order’;
  2. Akti final i Kongresit të Vjenës, më 1815;
  3. Konventa ESPOO 1991, në të cilën është palë Shqipëria (4 tetor 1991);
  4. Konventa e Helsinkit, 1992, në të cilin është palë Shqipëria (06.09.1996);
  5. Konventa e Nju Jorkut, 1997, ku Shqipëria, ende, nuk është palë dhe
  6. Direktiva 2000/60EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit Europian, e datës 23 Tetor 2000, me titullin “Ngritja e një kuadri ligjor për veprimet e komunitetit në fushën e politikës së ujrave’, etj.,

    dt.10.03.2025, në Kuvend

Për projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Për projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Ky projektligj që po na prezantohet, është dëshmi e qartë e dështimit të sektit Rama në qeverisje, për të bërë drejtësi dhe për të kthyer pronat legjitime në mënyrë të drejtë, të shpejtë dhe dinjitoze pronarëve të vjetër, të cilët kanë parë në këto vite të drejtat e tyre të shenjta të pronës private, të mohuara, të shkelura dhe të abuzuara rëndë.
Unë e ftoj Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të votoj kundër këtij projektligji, me bindjen e plotë se ai përbën një mashtrim dhe tallje mjerane me të drejtat e këtyre pronarëve të ligjshëm tëmohuar të vendit, në mendimin tim për shumë arsye.
Neni 1, te objektivat e Ligjit nr.133/2015 përcakton qartë edhe objektin e ligjit, objekt i cili është rregullimi dhe shpërblimin e drejtë të cështjeve të së drejtës të pronësisë që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet apo konfiskimet në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e Lirive Themelore.
Pra, me kthimin dhe kompensimin e pronës e deklaruar qysh mbas vitit 1992, ne plotësojmë detyrimet kushtetuese të nenit 41 dhe detyrimet e konventave europiane.
-65 mijë dosje kthim-kompensimi ishin në vitin 2015, po aq janë edhe sot!
Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i ndryshuar, kërkonte nga Agjencia e Trajtimit të Pronës përmbylljen brenda datës 31.12.2024 të procesit të shqyrtimit të kërkesave dhe kompensimit të qytetarëve shqiptarë përfitues nga ky ligj. Ai konfirmonte që brenda 10 vitesh, pra në këtë vit 2025, të mbyllte gjithë procesin e kompensimit dhe kthimit të pronës.
Neni 16 pika 6 për të cilën pyetja dhe ministrin, që kush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë mos përmbushje të ligjit?
Praktikisht nuk është bërë asgjë! Qytetarët/pronarët shqiptarë deri tani kanë patur fare pak, ose pothuajse aspak kompensim financiar. Kemi pasur 65 mijë dosje për kthim-kompensim para 10 vitesh. Sot kemi po kaq dosje që nuk kanë marrë zgjidhjedhe të tjera që janë në gjykata. Pse në fondin e kompensimit, ju nuk shtoni tokat që po i falni përmes formulës korruptive “Shqipëria 1 euro”, për investitorët strategjik, që në pjesën më të madhe të tyre janë grabitësit tuaj strategjik?
Gjithçka ka shkuar keq, me paaftësinë, grykësinë dhe papërgjegjshmërine e sektit në fuqi. Qeveria vendosi që pronat e qytetarëve shqiptarë, pronarë të përpara vitit 1945, t’ua kompensonte me zërin kadastral që këto pasuri kanë pasur në vitin 1945! Pra, nëse prona 80 vite më parë ishte kullotë, ta kompensonte si kullotë, pavarësisht se sot në atë pronë mund të jenë ndërtuar kulla; kulla nga klientela qeveritare. Si dhe aty ku prona ishte truall, ta kompensonte për truall.
Qeverisë së paskrupullt të sotme, nuk i leverdiste që këto prona, që dikur ishintoka bujqësore, t’i kompensonte si truall, prandaj krijoi këtë artificë ligjore, duke shkaktuar pakënaqësi mes pronarëve legjitimë, të trajtuar padrejtësisht si ish-pronarë, të cilët kishin pritur me dekada për drejtësi dhe kthimin e pronës së tyre të ligjshme, ose, në pamundësi, për kompensimin financiar të drejtë dhe dinjitoz të saj.
I. Kthimi i tokës si vlerësim ngeli në terma qesharakë, edhe pas Vendimit të Gjykatës së Strasburgut
Kësaj artifice ligjore të qeverisë iu vu përballë një vëndim i Gjykatës së Strasburgut i datës 7 maj 2020, i cili i kërkoi qeverisë që t’ua kthejë tokën ish-pronarëve në ato zona ku nuk është me ndërtime shtetërore, si dhe me ndërtime private subjekt legalizimi. Dhe nëse bëhet fjalë për kullota dhë toka bujqësore, qeveria nuk do duhet t’i kompensojë më pak se 10 përqind të vlerës reale të tregut sot.
Vendimi i Strasburgut e detyroi Gjykatën Kushtetuese që të rrëzonte dy nene të ligjit të vitit 2015, nenin që bllokonte kthimin fizik aty ku prona ishte bosh, si dhe që vendoste tavanin jo më pak se 10% të vlerës reale të pronës.
Mirëpo vija e verdhë e ndërtimeve është zgjeruar me dhjetra dhe qindra herë, pas viteve 1990-të.
Mund ta konkretizojmë këtë situatë me një pyetje të thjeshtë: Si mund të qëndrojë situata, që një tokë te “21 Dhjetori”, “Ali Demi” apo “Kinostudio” në kryeqytet, të kompensohet me vlerën e një toke bujqësore?
Formula e ligjit të vitit 2015, parashikonte që të merrej çmimi më i afërt i tokësbujqësore. Në këtë mënyrë, pronarët legjitimë do të kompensoheshin me vlera qesharake.
Me miratimin e ligjit në vitin 2015, sekti Rama në mënyrë pompoze u mburr se qeveria ishte zotuar që do të kompensonte 26 mijë pronarët që ishin në pritje brenda dhjetë viteve. Këto 10 vite kaluan dhe sot këta 26 mijë pronarë janë sërisht në pritje, të pritur e përcjellë me fjalë të bukura këto 10 vjet nga kjo qeveri dhe ju sërish doni t’i gënjeni.
III. “Momenti” i sotëm për qeverinë e rrenave të Ramës është 3-4 vite!
Që nga viti 2015, deri tani janë dhënë vetëm rreth 80 milionë euro kompensime financiare për pronarët. Praktikisht kjo është një shumë qesharake.Kjo shumë përfaqëson më pak se një të gjashtën e shumës së premtuar 10 vite më parë nga sekti në qeverisje, sipas të cilit, deri në vitin
2025, qeveria do të kishte dhënë për pronarët rreth 500 milionë euro.Në të vërtetë, as edhe këtë fond të vogël, qeveria nuk e ka dhënë konkretisht, por ka bërë kompensim financiar me kusht. Pra, pronari legjitim ka qenë i detyruar të mohojë pronën e tij për katër të pestat e saj, në mënyrë që të marrë një mini-kompensim financiar me vetëm një të pestën e vlerës së pronës dhe shumë artifica të tjera të cilat ju i vendosët në ligj dhe nuk i zbatuat, artifica ligjore që vetëm dëmtonin pronarët.
Pra, një pjesë e vogël e 26 mijë pronarëve, vetëm 328 prej tyre u detyruan të nënshkruajnë këtë deklaratë, duke pranuar menjëherë kompensimin dhe hequr dorë nga 80% e vlerës financiare të tokës së tyre, për të mos pritur më. Por, për fat të keq, u duhet të presin akoma.
Pse e sollët ju këtë projektligj? Qeveria me këtë projektligj synoni ta përdorni për qëllime elektorale, të gënjeni pronarët dhe të shtyjë edhe tre vite të tjerë ligjin, me pretendimin se do i kompensojë financiarisht pronarët legjitimë. Kjo është një gënjeshtër me bisht dhe mashtrimi i rradhës, pasi ligji sërisht do të shtyhet, nëse do të jetë në dorën e sektit Rama.
Në nenin 31, kur flitet për kundravajtjet administrative parashikohet në 31a shkelja e dispozitave ligjore dhe nën ligjore për administrimin e fondit të kompensimit dënohet me gjobë 200-300 mije lekë të reja apo 31 b shkelja e dispozitave ligjore për vlerësimin financiar të vendimeve dënohet me gjobë nga 50-300 mijë lekë dhe në rast përsëritje (neni 31, pika 2) kjo kundravajtje dënohet me dyfishin e gjobës.
Ju këto nuk i keni përdorur asnjëherë për të dënuar, për të penalizuar zyrtarët tuaj dhe në fakt kjo ka qene politika juaj, politika e kryeministrit.
Për ta mbyllur do theksojë një gjë të vecantë: Neni 31, pika 2 thekson se masa e gjobës është në përpjestim të drejtë me normën e kundravajtjes së konstatuar, me përgjegjësi dhe pjesëmarrje në vendimarrjen e zyrtarit.
Këtu bëhet fjalë për një mashtrim legjitim që kjo qeveri ju ka bërë për 12 vjet dhe cila duhet të jetë masa e gjobës për këtë qeveri?
Masa e gjobës është që ta flakni, mos ta votoni për zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe le të krijojmë në Shqipëri kulturën e ndëshkueshmërisë kur mazhoranca, qeveria nuk përmban premtimet.
Edhe ne, kur të vijmë në pushtet, në rast se nuk do mbajmë ato premtime që themi, në rast se nuk do e realizojmë programin e emergjencës së 100 ditëve, është e drejta e qytetarëve për të larguar mazhorancën, për të reflektuar, për të mbajtur qëndrim.Nuk është në plan të parë koha, por janë qytetarët në rastin e këtij projektligji. Koha, në vecanti në këtë projektligj por edhe në projektligje të tjerë është e lidhur me qytetarët. Koha është flori dhe në këtë rast vendimarrja e shpejtë, kthimi i shpejtë i pronës është vlerë monetare për të gjithë këta pronarë që ju i keni bllokuar, i keni denigruar, i keni mashtruar në këto 12 vite.

Fjala në Kuvend, dt.17.02.2025

Për Tragjasin…

Për Tragjasin…

Unë e ndiej detyrim qytetar, detyrim krahinor, që në këtë sallë të nderuar, në prezencë të Kryetares, të një ministri të qeverisë, në prezencë të deputetëve dhe drejtuesve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të denoncoj tentativën më të fundit, që sekti Rama po bën në Vlorë, në një fshat historik, siç është fshati Tragjas, për të grabitur pasurinë e fshatit, për të grabitur ujin e pijshëm.
Ujin e fshatit Tragjas, me papërgjegjshmërinë më të madhe, arrogancë, duan t’a përcjellin në rezortet e oligarkëve në Dhërmi dhe Himarë, mbasi nuk arritën t’a merrnin nga Orikumi apo Lumi Vlorës.
Mbasi e keni lënë Tragjasin, këtë fshat me histori në hije të plotë, pa asnjë investim
infrastrukturor, në këto 10 vite të qeverisjes socialiste, ku ende mungon energjia elektrike; rrugët të shtruara qysh përpara 12 viteve, kur Kryetari I Bashkisë së Orikumit ishte nga Partia Demokratike, mungon ndriçimi, mungojnë shërbimet publike. Karshillëku I sektit Rama bën që me arrogancë t’I marrin ujin, I cili është jetik për ekonominë, jetën e kësaj zone, për turizmin që duan të ndërtojnë ata banorë të mençur dhe punëtorë të Tragjasit. Ky projekt është jo vetëm një krim mjedisor e social por është një goditje me regji ndaj ekonomisë së banorëve të Tragjasit, Radhimës, Orikumit, Dukatit. Projektet e marrjes së ujit nga burimet e ujit të krahinës së Labërisë me qëllim furnizimin e ndërtimeve të oligarkëve të Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me këtë të fundit me fije të dukshme e të padukshme përbën një akt të rëndë që cënon interesat e banorëve të kësaj krahine. Ky projekt cënon jo vetëm interesat e banorëve të Tragjasit, por edhe interesat e banorëve të Orikumit, këtij qyteti mijëra vjeçarë dhe Radhimës, këto zona me potenciale të larta turistike. Këto nuk janë projekte, këto janë abuzime të mirëfillta, janë politika antikombëtare, me të cilat Edi Rama kërkon t’i bëj karshillëk interesit qytetar, duke shkelur çdo të drejtë të ligjshme të banorëve të ndershëm, trima dhe të mençur të këtyre zonave. Pse e theksoj këtë “banorëve trima dhe të mençur të këtyre zonave”?! Tragjasi, ashtu si dhe Dukati, janë fshatra me shumë histori. Por nëse Dukati është një fshat që gjatë Luftës së Dytë Botërore, një fshat nacionalist, I pozicionuar qartazi në krahun e nacionalizmit, në Tragjas krahas bazës nacionaliste ka qenë fortë dhe një bazë e fortë e lëvizjes së majtë (lëvizjes komuniste të asaj kohe). Dhe qysh në vitin 1942 dhe deri sa Enver Hoxha dha shpirtin si Djalli I Zi që ishte, Enver Hoxha e urrente Tragjasin por ama kishte frikë nga Tragjasi. Edi Rama e urren Tragjasin njësoj si Enver Hoxha, por Rama ngaqë nuk e njeh mirë historinë nuk ka frikë nga Tragjasi. Çfarë I ka bërë Enver Hoxha Tragjasit, se Tragjasi është fshati I heronjve dhe I dëshmorëve? Tragjasi ka 36 dëshmorë dhe 4 heronjë të Luftës së DytëBotërore që ishin të rreshtuar me forcat e majta. Ka eksponentë të nacionalizmit në qytetin e Vlorës dhe në Labëri. Të famshmin fraksion në ’43, Enver Hoxha e fitoi mbasi morri me vete Vehbi Hoxhën(nga Tërbaçi) dhe gjithë Tragjasin, trimat e Tragjasit, por ama nuk ua harrojë kurrë këtë dhe qysh gjatë luftës filloi me intriga, duke vrarë djemtë trima të majtë të Tragjasit nga fiset Çakërri dhe Muço. Nga këto fise ka dëshmorë, që dhanë jetën për liri, por Enver Hoxha i vrau me makinacionet e tija.
Vrau ne ’47 Sinan Gjonin, I cili ne ’41 ishte Sekretar Politik I Komitetit Qarkor të Vlorës.
Sinan Gjonin e spiunuan ne ’42 komunistët dhe e internuan ne Ventotene në Itali. Kur u kthye në ‘44-’45 nga aleatët në Shqipëri, komunistët e quajtën agjent të anglo-amerikanëve dhe në ’47-’48 e vranë.
Është histori tragjike e këtij personaliteti të Tragjasit.
Mbasi e vranë, Enver Hoxha lëshoi një letër: ”Faleni Sinan Gjonin” dhe e faturoi sikur e vrau Koçi Xoxe. I ati i Sinan Gjonit, një burrë fisnik dhe i mençur i zonës Islam Gjoni gjithmonë ka qenëI vetdijshëm për
këtë, dhe e mbajti peng gjithë jetën, por për të mbrojtur fisin e gjithë Tragjasin ai nuk doli kundër diktaturës. Labët janë trima, të zgjuar, por janë edhe të urtë, fisnikë.
Nga ana tjetër, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Azbiu kanë vrarë Sali Ormënin (Komandant Taborin) i cili është plagosur tre herë gjatë Luftës, komandant batalioni partizan, ish-Zëvëndës Ministër I Brendshëm, DrejtoriI Policisë, e vranë me një sërë makinacionesh.
Enver Hoxha I vriste dhe I qante tragjasiotët, se kishte frikë.
Unë ju them juve socialistë të sektit Rama, se duhet të keni frikë nga Tragjasi, duhet të keni super frikë nga Dukati, kjo zonë nacionaliste, nga gjithë banorët e Orikumit, Tragjasit, Radhimës, Dukatit dhe të Lumit të Vlorës, kur ju doni t’I grabisni pasurinë nëntokësore, t’I grabisni ujin.
Nuk ua fal Labi këtë, pavarësisht sa të politizuar mund të jenë!
Nga Tragjasi, nga kjo zonë, kanë pasur frikë të parët tuaj, duhet të keni frikë dhe ju!
Larg duart nga pasuritë e Tragjasit se Tragjasi nuk të fal, Tragjasi do ju djegi politikisht!

Fjala e mbajtur dje në Kuvend, dt.17.02.2025

Mendime mbi Reformën Zgjedhore

Mendime mbi Reformën Zgjedhore

I- Pro koalicioneve parazgjedhore, sepse: Koalicionet janë të rëndësishme jo vetëm për Partinë Demokratike (Rithemelimin), por në radhë të parë për vetë demokracinë! Sepse nëpërmjet koalicioneve parazgjedhore të gjitha partitë opozitare të djathta dhe qendrës kanë mundësinë e asocimit politik maksimalist. Është mënyra se si shqiptarëve u garantohet liria e votës, ndershmëria e barazia e procesit, numërimi korrekt i votës, përkthimi drejt i vullneteve të tyre në qeverisjen qendrore. Në këtë mënyrë asnjë votë e opozitës nuk shkon dëm, si nga partitë e vogla të djathta ashtu edhe nga ato parti opozitare, të cilat mund të krijohen pak muaj përpara zgjedhjeve (të nxitura ose jo nga loja e pistë e Ramës). Le të mos harrojmë që në rast se do të ishin lejuar koalicionet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ashtu siç i kërkoi PD, opozita sot do të ishte në pushtet! Ndaj zhbërja e ndryshimeve kushtetuese që hoqën koalicionet dhe që u kaluan me ndihmën e opozitës “kërpëratë” duhet të jetë kërkesë e vazhdueshme dhe e panegociueshme e opozitës sot. Më hollësisht këtë çështje e kam theksuar në diskutimin tim në Parlament në 5 maj 2023 (Pse deputetët e Kuvendit, veçanërisht ne të opozitës, duhet të votojmë kundër paketës për rritjen e pagave.), paragrafi I.2: “Thika pas shpine në garat zgjedhore. … Ne si opozitë nuk duhet të votojmë pro asnjë ligj, për sa kohë nuk kryhet e plotë reforma zgjedhore në vend. Rama u tall më 2020 dhe 2021 me interesin madhor të shqiptarëve për të votuar të lirë dhe me transparencë. Po me deputetët e kërpëratave, shkeli në prill 2021 marrëveshjen politike të qershorit 2020 për reformën zgjedhore, e cila dukej se kishte edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pengimi i koalicioneve parazgjedhore ishte një thikë pas shpine ndaj përpjekjeve që bëri opozita, për të garantuar një garë të drejtë zgjedhore. Kjo thikë pas shpine solli deformimin e garës, dhe për rrjedhojë, edhe të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021… …Rama na goditi sërish më 2023 në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku, përmes makinacioneve, pengoi koalicionet parazgjedhore dhe i kushtëzoi ato, deri në përcaktimin e vulës apo siglës, apo, sikurse na ndodhi ne, deri në mosvendosjen e emrit të kryetarit të koalicionit në fletën e votimit…”

II- Pro listave të hapura, sepse:

Vetëm në këtë mënyrë sigurohet transparenca në zgjedhjet politike të kandidatëve për në Kuvendin e Shqipërisë. Shmanget në maksimum kryetarokracia dhe kandidatët e preferuar të kryetarit. Gjithashtu listat e hapura nënkuptojnë që duhet të zgjidhen për në Kuvendin e Shqipërisë ata kandidatë, të cilët gëzojnë mbështetjen, besimin dhe marrin përgjegjësinë përpara votuesve. Votimi i kandidatëve me lista të hapura do të rriste cilësinë e të zgjedhurve të Parlamentit, pasi deputetët që do të hyjnë në atë institucion do të duhet të kalojnë disa filtra jo vetëm të zgjidhen nga lidershipi i një partie. Deputetët e zgjedhur duhet të kalojnë “provën” reale te qytetarëve. Lista e hapur bën të mundur që kandidatët në listë të jenë në garë të ndershme edhe mes njëri- tjetrit. Listat e hapura rrisin cilësinë e sistemit, sepse në përzgjedhjen e atyre që do të shkojnë në Parlament, përveç vendimmarrjes së ardhur nga lidershipet e partive, efekt vendimmarrës ka edhe vetë qytetari me përzgjedhjen që vetë do të bëjë. Zhvillimi i Primareve, proces i cili në PD duhet të vazhdojë e të përmirësohet, do të ishte një lloj filtri pozitiv e me impakt të gjerë për kandidatët për deputetë të PD, pasi të korrigjohen dhe pak mangësi nga procesi i mëparshëm.
III- Zvogëlimi i numrit të deputetëve, sepse: Tkurrja e popullsisë ( përflitet në shifrat 1.700.000 banorë)duhet të na bëjë të reflektojmë që edhe numri i deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë të reduktohet, në maksimumi 100, në mënyrë që të rritet përfaqësimi cilësor në pushtetin ligjvënës dhe ky përfaqësim të jetë në raport të drejtë e të pranueshëm me popullsinë e vendit. Besoj se ulja e numrit të deputetëve do të kontribuojë në kthimin e dinjitetit të institucionit ligjvënës, pasi çdo parti do të synojë të zgjedhë paraprakisht kandidatë të spikatur. Njëherazi ky reduktim i numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë duhet të reflektohet edhe në administratën publike, e cila është rritur ndjeshëm në këto 11 vite të pushtetit të sektit Rama me pak specialiste e shumë patronazhistë dhe është e provuar tashmë që patronazhistët punojnë vetëm për partinë e sektin në pushtet duke keqpërdorur taksat e popullit.

IV- Vota e emigrantëve e domosdoshme, sepse: Partia Demokratike duhet të përpiqet për të garantuar dhe të këmbëngulën për votën e diasporës shqiptare, për të cilën ka dhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili e cilëson mohimin e të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve si antikushtetuese dhe shkelje të të drejtave themelore të tyre. Vota e emigrantëve nuk duhet të frikësojë politikën shqiptare. Askush nuk duhet ti frikësohet adresës politike të kësaj vote. Ajo është votë e njerëzve që duan vetëm Shqipërinë, prosperitetin dhe të mirën e saj…Natyrisht duhet të përcaktohen mirë modalitetet e regjistrimit të diasporës për pjesëmarrje në votime, sepse mund të ekzistojë rreziku që nëse regjistrohen nëpërmjet portalit e- Albania, të dhënat e tyre mund të keqpërdoren nga qeveria dhe vota e tyre të manipulohet. Mënyra se si do të llogaritet vota e tyre, në cilat qarqe, sa deputetë i korrespondojnë, etj është tjetër gjë, e cila diskutohet në një fazë të dytë.

Botuar në Gazeta Sot më 03.02.2024

Abuzimet flagrante me shtyrjen e dy ligjeve të qepura për oligarkët e Ramës

Abuzimet flagrante me shtyrjen e dy ligjeve të qepura për oligarkët e Ramës

Dy ditë më parë, Komisioni për Ekonominë dhe Financën miratoi shtyrjen e afatit të ligjit Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike” deri më 31 dhjetor 2026. Ky ligj u miratua në maj të vitit 2025, si një masë e përkohshme trevjeçare për nxitjen e investimeve strategjike në ekonomi. Që nga ajo kohë, është shtyrë gjashtë herë.
Në bazë të këtij ligji, shteti është i detyruar t’i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, si dhe infrastrukturë rrugore. Shumë oligarkë të Ramës janë gjetur komod me këtë ligj, kanë përfituar pa cak dhe, edhe tani kur janë bërë nëntë vite që kanë vjelur favore, kërkojnë që ai të vazhdojë në pafundësi.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, i vitit 2021, ka theksuar se ligji i investimeve strategjike “korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj”.
Lind pyetja: pse qeveria nuk e ka sjellë që të gjashta herët vetë kërkësën për shtyrjen e ligjit të përgatitur prej saj, por ngarkon e mbingarkon deputetë të veçantë të shumicës parlamentare? Çfarë kërkon të fshehë, duke i nxjerrë gështenjat nga zjarri, përmes deputetëve të veçantë?
Është shumë e qartë pse qeveria nuk e paraqit vetë kërkesën. Rreket të shmangë llogaridhënien dhe transparencën për ecurinë dështake deri tani, të 55 projekteve që kanë marrë statusin e investimit strategjik dhe kanë shkelur me të dyja këmbët kërkesat dhe kushtet e miratimit të statusit, në nivel të investimit të kryer, punësimit të realizuar dhe dobive për komunitetet ku është investuar me këtë status.
Me këtë ligj, investitorit strategjik i jepet një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës, duke cënuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, respektimin e kapitalit të tokës. Ai ka krijuar një problematikë serioze në raport me të drejtat e pronësisë, duke ligjëruar shtetëzimin e pronës private për interesa të investitorëve privatë të afërt me Ramën dhe sektin e tij .
Ligji ka përbërë një injorim të plotë të master-planeve të zhvillimit të zonave të ndryshme me potencial të madh në vend. Ai ka dështuar të thithë investime të huaja, por është përdorur për përfitime nga njerëz të afërt me qeverine, duke gjeneruar një parajsë të miratimit të ofertave të pakërkuara të oligarkëve.
Këto oferta-projekte nuk kanë qenë investime strategjike, por një maskim gjoja ligjor, për atë që realisht po ndodh për nëntë vite rradhazi tek ne, përmes këtij ligji: megavjedhje me ligje dhe procedura, në kurriz të qytetarëve pronarë në Bregdet dhe në zonat me atraksion turistik. Ligji ka ngjallur konflikte të forta sociale dhe ka rritur kostot e shoqërisë për kompensimin e ish-pronarëve. Kontratat janë dhënë pa asnjë garë, pa transparencë dhe pa asnjë mekanizëm monitorues të këtyre projekteve.
Shtyrja e ligjit gjashtë herë dhe mosardhja e qeverisë në Kuvend, për të mbrojtur shtyrjen, vërteton mungesën e favorizimit real të projekteve në sektorë strategjikë të ekonomisë, por thjesht ndërtimin nga njerëz afër qeverisë të objekteve në zona të ndryshme të vendit, në bregdet për tetë vitet e para dhe tani, ndërtime në zonat malore, ku toka do të jepet me 1 euro, përmes Paketës së Maleve.
Abuzimet me këtë ligj kanë qenë evidente në zonat bregdetare, ku ligji është përdorur për të mbështetur projekte ndërtimesh vilash private dhe jo kompleksesh turistike, sikurse ka ndodhur në Mal të Zi dhe Turqi.
Partia Demokratike që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, jo vetëm që do të abrogojë zgjatjet pa fund të këtij ligji abuziv, por do të kërkojë dhe nxisë realizimin e një auditimi të plotë dhe të pavarur të pasojave që ka prodhuar ligji, si dhe të mënyrës se si është zbatuar. Ajo, për rastet e abuzuara të vërtetuara, do të kërkojë vënien para përgjegjësisë ligjore të abuzuesve.
Ndërkohë, abuzimet me këtë ligj po zgjerohen edhe më shumë, me propozimin e fundit të një deputeti të shumicës, që deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar, të vijojnë të bëjnë biznes pa taksa. Edhe kjo nismë ligjore për të zgjatur me 2 vite afatin për përjashtimin e këtyre bizneseve nga tatimi mbi të ardhurat, u miratua nga Komisioni i Ekonomisë dy ditë më parë. Ajo zgjeron abuzimin me Ligjin Nr. 55/2015 dhe përbën qokën e radhës për oligarkët e Rames, në prag të zgjedhjeve.
Përjashtimi nga taksat i investimeve me 4-5 yje, me kontratë me ‘brandet’ ndërkombëtare, u bë në vitin 2019 dhe janë 11 struktura turistike që deri tani e kanë përfituar këtë status. Me sa duhet, oreksi ka ardhur duke ngrënë dhe të gjithë oligarkët e Ramës kanë rendur pas gjetjes(blerjes) së një emri përfaqësues marke ndërkombëtare, për t’u pasuruar akoma dhe më shumë me një trajtim të padrejtë favorizues dhe parajse fiskale.
Praktikisht, përmes zgjatjes së këtij përjashtimi, favorizohen pa asnjë përfitim real të ekonomisë sonë, një pakicë hotelesh dhe resortesh, ndërsa shumica dërrmuese e strukturave të tjera turistike të vendit paguajnë rregullisht taksat. Edhe ky ligj hyn në armatën e madhe të ligjeve të qepura me porosi nga Rama dhe sekti i tij, ligje të cilat Partia Demokratike do t’i shfuqizojë të parat, sapo të vijë në pushtet, për t’ia kaluar pushtetin real interesave të qytetarëve, dhe jo oligarkëve.