Një mundësi për ndryshim, mes skamjes dhe harresës socialiste.

Kandidati për deputet i PD-së? në zonën 94 Vlorë z. Bujar Leskaj vazhdon takimet me banore te lagjeve te ndryshme te Vlores, qe jane pjese e zones se? tij elektorale . Dita e pare e javes nisi me takime me banore te lagjes Llonxhë,lagje e Vlores se vjeter, në shtëpitë e tyre për të dëgjuar e parë nga afër problemet dhe hallet që kanë. Gjendja është shumë e rëndë, mungojnë mjetet minimale të jetesës.
Pajtim Dauti i indinjuar nga premtimet boshe të deputetit dhe pushtetarëve socialistë që e kanë lënë në harresë këtë lagje të vjetër të qytetit, kërkon të rregullohet infrastruktura, rrugët, kanalizimet dhe të ofrohet punë për banorët e lagjes, qëllimi i vëtëm i të cilëve është të sigurojnë bukën e gojës. Në shtëpinë e Jani e Afrim Tekiut gjendja është e mjeruar në ekstrem; banesë përdhese, varfëri e tejskajshme, mungesë e kushteve më elementare të jetesës dhe për pasojë njerëz të sëmurë. Imazhe të një jete në skamje të denjë për Afrikën e thellë. Nuk ka familje pa probleme:? tek Hava Dauti e sëmurë dhe pa mundësi për të blerë as ilaçe; Luftar Habili ish polic i liruar pa të drejtë e në kushte? të vështira ekonomike; Leonidha Selimi pa punë, pa asistencë e pa shpresë për të ardhmen. Lista e borxhllinjëve në dyqanin ushqimor të Ilirjan Zeqos shtohet e shtohet çdo ditë.
Mungesa e ujit është e përditëshme Njaziu, i indinjuar thotë se kandidati socialistë për deputet tallet me ne duke bërë punime njëherë në 4 vjet në kohë fushate vetëm për të marrë votën, por ujë e drita s′ka. Cinizmi dhe përçmimi i tij ndaj Llonxhës arrin kulmin kur dëgjon se ai është shprehur që” unë e mora Llonxhën me një teke vodkë ne 2001 dhe këtë rradhë do ta marr me një dopio”. Është ky qëndrim përbuzës denigrues e në rastin më të mirë me prem′e boshe që kanë rritur? pakënaqësinë dhe zemërimin e banorëve të Llonxhës aq sa ata refuzuan të bënin takim me të duke i kujtuar atij premtimet e parealizuara gjatë këtyre viteve. Me? ironi një plakë i thotë: “na ke lënë pa ujë aq sa vijmë erë”. U? desh të vinin fordet e policisë atje ku donte të bënte ndërhyrje shoku Mezan, se banorët nuk e pranuan.
Në familjen e Luan Liços, z. Leskaj ngushëlloi për nënën që kishte ndërruar jetë. Në familjen e Habilajve është sosur durimi nga mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe punës. Në Llonxhë është rritur shumë numri i fëmijëve që braktisin shkollën nga mjerimi i tejskajshëm. Analfabetizem masiv ne mijvjecarin e trete.
Në një lokal te lagjes? u mblodhën rreth 100 banore në takimin me kandidatin për deputet z.Bujar Leskaj ku u diskutuan problemet e tyre të rënda ekonomike dhe infrastruktura. Kudo njerëz të varfër që luftojnë me jetën për bukën e gojës. Sa? pak kërkojnë banorët e Llonxhës të kësaj lagje të vjetër dhe me tradita të Vlorës.
Në takimin me banorët e lagjes Kushtrimi tek Bonifikimi problemet janë të shumta: mungon qendra shëndetësore, infrastruktura e zonës është e rrënur dhe në mëshirë të fatit. Novruz Xeba kërkon spërkatjen e ambientit kundër mushkonjave që janë burim sëmundjesh çdo stinë vere. Kjo? pjesë e lagjes është lënë e mënjanuar nga qyteti; autobuzi urban nuk funksinon pas orës 1500 – thotë Zhaneta Veizi.
Problemi ynë kryesor i ditës është legalizimi i shtëpive thotë Pajtimi. Mezan Malaj po na mashtron. Ka vetëm 10 ditë që po vjen. Na? ka harruar fare për 4 vjet. Ai ka vetëm hallin e votës. Papunësia në këtë zonë kap shifra të larta. Varfëria? nuk i lejon fëmijët të shkollohen pas cikit 9 vjeçar. Infrastruktura është e rrënuar dhe sidomos në dimër bëhet problematike me rrugët e pakalueshme thotë Faik Bajaj.
Ngado sheh vuajtje, mjerim, pakënaqësi në rritje dhe nevojë për ndryshim.
Shumë e rëndë është gjendja edhe në zonën nga elektroujësjellsi rreth fush&eum′ së aviacionit. Banorët kërkuan rregullimin sa më parë të rrugëve të shkatërruara dhe kanalizimet se zona është e pakalueshme sidomos në kohë shiu. Tek ish fusha e aviacionit janë hedhur mbeturinat e firmës greke” Kamataqis” dhe të firmave të ndërtimit duke e kthyer atë në burim sëmundjesh. Banorët janë të pakënaqur, të irrituar dhe të fyer për këtë gjendje të mjeruar ku e kanë katandisur pushtetarët socialistë. Vlora është kthyer në një fshat të madh thotë Luani. Ne? kemi besim të plotë te ju z. Bujar dhe tek Partia Demokratike se do ta ktheni Vlorën në qytet të zhvilluar.
Banorët e lagjes Kushtrimi dhe të zonës rreth ish fushës së aviacionit janë të zhgënjyer për gjithçka kanë përjetuar gjatë këtyre 8 vjetëve të qeverisjes socialiste. Ata përballen me të njëjtat probleme sikundër periferitë e qyteteve të tjera të mëdha.? Atyre u është premtuar legalizimi i banesave; kanë dorëzuar dhe dokumentacionin që u ishte kërkuar por askush nuk ka besim se do të bëhet diçka për ta. Kandidati socialist që shfaqet vetëm në kohë fushatash është bërë i pabesueshëm në ato që premton. Përkundër tij tek kandidati i PD-së z. Bujar Leskaj ata identifikojnë personalitetit e njeriut që nuk shkon për të marrë votën, por për të diskutuar me ta hallet dhe problemet që i shqetësojnë e për të gjetur rrugët e mundësitë për zgjidhjen e tyre. Tek fjalët e Bujarit gjejnë besimin, të vërtetën, shpresën për të ardhmen e tyre. Duan të integrohen me qytetin, të bëhen pjesë e ritmit të jetës së tij. Kanë sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen në këtë pjesë të qytetit të Vlorës por e shohin se ajo s′mund të realizohet me gënjeshtrat e pushtetarëve socialistë. Në mënyrën e tyre ata kërkojnë të ndryshojë kjo gjendje. Në bisedat e thjeshta me Bujarin ata ndjejnë një të vërtetë ndryshe. Është e vërteta e ndryshimit që kandidati demokrat po e përciell si mesazh shpresdhënës te çdo familje, tek çdo shtëpi.