Ne mbeshtetje te intelektualit per nje ndryshim te madh
Ne ambientet e hotel “Vlora International” diten e shtune kandidati per deputet z.Bujar Leskaj zhvilloi nje takim-koktejl ′pedagoge te UT “Ismail Qemali” dhe intelektuale te zones. Surpzia e takimit ishte prezenca net e e nje pjese te profesoratit te fakultetit ekonomik dhe e fakulteteve te tjera te UT , te cilet kishin ardhur ne Vlore per te mbeshtetur kandidaturen e kolegut , shokut dhe mikut te tyre, z.Bujar Leskaj.
Ambientet jashte salles ishin mbushur me pjesmares ,intelektuale , pedagoge te UT te Vlores shume me pare se te fillonte takimi, gje qe tregonte per suksesin e inisiatives se kandidatit dhe mbeshtetjen e emrit te tij si kadidature nga me te spikaturat.
Ambienti I takimit ishte mjaft elegant . Cdo pjesmarresi I binin ne sy dy elemente mjaft domethenes. I pari ishte nje kend I pergatitur me libra qe kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj do tua dhuronte te pranishmeve. Elemeti I dyte ndihej ne sfondin muzikor te melodive te Moxarit, Shopenit etj , te luajtura me virtuozitet nga mesueset dhe artistet e talentuara te shkolles se muzikes “Naim Frasheri”.
Nje ambient elegant , nje vleresim maksimal I stafit organizator , per nivelin e pjesmarresve ne takim.
Pas fjales pershendetese e prezantuese te drejtuesit te bordit te mediave , ne shtabin e kandidatit, z.Edison Frakulla, fjalen e mori prof.dr Dhori Kule, dekan I Fakultetit Ekonomik te UT. Midis te tjerave ai tha: ” Ne jemi ketu per te mbeshtetur publikisht mikun , shokun tone , kolegun tone, pedagogun e talentuar te fakultetit ekonomik, z.Bujar Leskaj. Ne jemi ketu per te konfirmuar vleren e ketij intelektuali, per te demostruar bindjen tone ne zerin e arsyes se tij ne parlamentin e ardhshem. Na vjen keq qe ne tetorin e ardhshem Bujarin do ta kemi pedagog te jashtem, por njekohesisht na vjen mire qe do te kemi nje perfaqesues tonin , pjesen tone nga me te miret ne parlamentin e ardhshem.
Pedagoge si Bujar Leskaj I bejne nder Parlamentit, I bejne nder vendit qe perfaqesojne.
Kemi bindjen se Bujari do te finalizoje rrugen e nisur nga Fakulteti ekonomik per hapjen e dyerve te auditoreve te shkollave te larta per te gjithe.
Ne erdhem per te sjelle nje mesazh , por optimizmi dhe ambienti qe gjetem ketu na jep mesazh per ta cuar ne Tirane.”
As/prof.dr Ardian Nuni , dekan I fakultetit juridik te UT u shpreh:” Bujari nuk I perket vetem fakultetit ekonomik. Bujari eshte perfaqesues I nje plejade intelektualesh te rinj , qe do ti japin nje fytyre te re vendit, e ne vecanti arsimit e kultures.
Bujari nuk I perket me vetem studenteve te fakultetit ekonomik, ai I perket gjithe popullit te vlores.”
Mesuesi I Popullit ,prof.Kristaq Suli mes emocioneve te moshes tha:” Kur erdha ne Vlore sa zbrita nga autobuzi pashe ne faqet e mureve fotografite e Bujarit dhe zemra mu ngroh. Pash ne portretin e tij vitalitetin e moshes dhe miresine qe buronte prej tij.Eshte fat I madh I Vlores qe te perfaqesohet ne parlament nga nje rini e tille elitare si Bujar Leskaj. Kjo eshte nje perpjekje jona , nje beteje jona , prandaj Bujarin e uroj. Na vafte mbare!”
Armando Bora , regjizori I talentuar, anetari I KOP-it, mik I kandidatit Bujar Leskaj tha:” Miqesia ime me Bujarin nuk eshte shume e gjate ne kohe ,por intensive ne kontakte. Per fat te keq une nuk banoj me ne Vlore, por ketij fati te keq do t′I shtohet dhe fakti qe une nuk do te kem perfaqesues ne parlamentin e ardhshem Bujar Lesken. “
Piktori i popullit Nestor Jonuzi ne vleresimin e artistit u shpreh:” Bujari ka nje biblioteke te pasur , Bujari ka nje galeri pikturash per tu admiruar , Bujari ka mbaruar tre fakultete, Bujari ka miq artiste, intelektuale, prefesioniste shkencetare. Ky eshte Bujar Leskaj. Kete fytyre duam t′I japin parlamentit te ardhshem. Deputet si Bujar Leskaj eshe garanci ne vecanti per ne njerezit e artit e kultures.”
Kandidati per deputet, z.Bujar Leskaj falenderoi te pranishmit dhe me nje ndjenje humori perzier me emocion tha:” pergjegjesia perballe jush dhe emocionet qe kam nuk me lene
te flas pa leter” Ai falenderoi koleget e vet te UT,e et gjithe te pranishmit , ne vecanti brezin me te vjeter te intelkektualeve, arsimtare, mjeke, ekonomiste e inxhiniere.
Takimi me pas vazhdoi me shperndarjen e librave me dedikime personale nga kandidati per deputet.
Orkestra e vogel vazhdoi te luante melodi klasike e te pranishmit natyrshem u bene njesh me ambientin , ne biseda me njeri tjetrin dhe miqte e ardhur .
Njeri prej pedagogeve te ardhur u shpreh per organizimin se:” edhe ne Tirane nuk gjen nje organizim dhe nje ambient te tille. Na keni befasuar vertet me menyren e zgjedhur per te bere fushate. Sinqerisht ju pergezojme per nje fushate ndryshe , ku nuk fyhet kundershtari , por jepen alternative, ide qofte edhe me nje organizim ndryshe. Eshte mesazhi me I mire qe mund tu perconi te tjereve, eshte garancia me e mire qe I jepni kundershtarit duke qene kunder cdo revanshi politik. Ju na falenderuat per prezencen tone , ne ju falenderojme per ate cka pame e na transmetuat ju sot ketu.”