Do tu kthej vlerat dhe dinjitetin e neperkembur

Kandidati per deputet I PD zona 94, z.Bujar Leskaj, zhvilloi nje takim elektoral me banore e zgjedhes te logjes Llonxhe.
Pjesmarrja e gjere ( kandidati socialist mezi mblodhi 30 vete)entuziazmi dhe thirrjet per fitore,kengetare e artiste te lagjes me melodine e kengen vlonjate, perbenin sfondin e ketij takimi.
Mjeku kardiolog,Luter Nuraj, miku dhe mjeku I shume banoreve te lagjes, mbajti fjalen pershendetese. Ai theksoi se:” Bujar Leskaj do te fitoje sepse eshte kandidatura me e mire, eshte me afer interesave e halleve tuaja.Eshte I shkolluar, me karakter, eshte mirenjohes dhe njohes I halleve te zones,eshte I perkushtuar per t′I zgjidhur ato.”
Nje banor I respektuar I lagjes, sportiest ish-boksier, z.Pajtim Dauti me nje ciltersi e thjeshtesi , qe vetem njerezit e ndershem e punetore mund ta kene u beri thirrje miqve,shokeve, fqnjeve te vet:”Ne jemi njerez te ndershem, punetore, art e sportdashes.
Lagja jone ka nxjerre ne vite artiste e sportiste me emer.Por ne te njejten kohe jetojme ne varferi e mjerim, mefemije te paushqyer e shkolluar, pleq te semure e te rinj papune.Per gjithe keto 8 vite vetem jemi perdorur , mashtruar.Jane tallur me ne deputete socialiste qe me perbuzje shperndanin miell per te blere voten tone.Por zoti na degjoi e dergopi nje engjell per ten a shpetuar, per ten a dhene dinjitetin e respektin qe meritojme. Ky eshte Bujar Leskaj. Djali shoku dhe miku yne, prandaj ne 3 korrik votat vetem per Bujarin.”
Ish portiere I Flamurtarit te lavdishem te viteve 80-te, z.Luan Birce ,duke evidentuar cilesite e Bujar Leskes u berri thirrje banoreve te votojne .”
Vete kandidati demokrat, z.Bujar Leskaj iu drejtua banoreve te lagjes duke thene midis te tjerash se:”Takimi me ju me ngjall gjithmone ndjenja dhe emocione te forta, te vecanta.
Eshte e veshtire te vish ketu e te mos ndiesh keqardhje e dhembje ku varferia e mjerimi eshte ne ekstrem.
Por ne te njejten kohe eshte vendi ku ndiej me shume shprese e besim, deshire per jete, force per ndryshim, per ndryshimin e madh qe do ta arrijme e bejme se bashku.
Ju jeni banore te vjeter, autoktone,te kesaj lagjegjeje me tradita qytetare, te kesaj lagjejeje te njerezve te punes, te njerezve te ndershem, te thjeshte qe e duan jeten , e duan Vloren,duan progresin.
Per tete vjet me rradhe ju jeni perballur vetem me genjeshtra, premtime boshe, fyerje te dinjitetit tuaj, abuzime te pafundme e deri ne veprime te turpshme te kandidateve socialiste per blerje te votes suaj me pak kg miell e vaj.
Pas tete vitesh ju jeni me te varfer ,me te mjeruar, me femije te semure e te kequshqyer, me te rinj te pashprese, burra e gra te papune,shtepi te pabanueshme, pa ujin e dritat e premtuara, rruget e prishura,pa kopshte per femijet tuaj,me me shume analfabetizem, me pleq te harruar e pa perkujdesje.
Deputet socialiste ju kane konsideruar si shifra,vota pa shpirt,vegel per te arritur pasurine e tyre mbi mjerimin tuaj, shkollimin e femijve te tyre mbi analfabetizmin e femijeve tuaj,
klinikat moderne mbi semundjet tuaja,bizneset e tyre mbi papunesine tuaj, pallatet e tyre mbi kasollet tuaja.
Ne do te zgjidhim njehere e pergjithmone problemin e varferise.Ne vitin 2005 shifra te tilla si 25% e popullsise nen nivelin e varferise dhe 5% varferi ekstreme jane nje realitet trondites,por ketu ne lagjen tuaj shifrat jane te pakten 2 here me te larta.
Ne do te zbatojme politika sociale per nje zhvillim me fytyre njerezore.Ne do te investojme ne politika te tilla qe krijojne moral,punesim e qe mbeshtesin familjen.
Si politike primare per uljen e varferise mbetet punesimi. Per kete ne :
– do te nxisim hapjen e bizneseve te reja duke I lehtesuar nga taksat
– do te nxisim investimet qe rrisim punesimin
– do te stimulohen bizneset qe punesojne punetore te rinj
– do te nxisim vetpunesimin , nepermjet profesioneve te lira
– te te ofrojme konsulence perbizneset
Politike sekondare do te mbetet skema e perkrahjes sociale.
Sot numri I te trajtuarve eshte rritur , gje qe deshmon edhe njehere per rritjen e varferise.
Per ironi pushtetaret e sotem I kane ulur shumat ne favor te njerezve ne nevoje nga 3700lek/muaj ne 2600 leke/muaj kur nevojat e ketyre njerezve jane me te medha.
Socialistet ju kane kaluar nga triskat e tollonat ne listat e borxheve. E dime se ky eshte nje nga problemet me te medha te kesaj lagjeje.
Ne me politikat tona kunder varferise do te reduktojme numrin e njerezve ne nevoje dhe do te rrisim shperblimin e perkrahjes sociale duke I trajtuar me dinjitet edhe kete shtrese.
Problem I madh ne zonen tuaj mbetet edhe arsimi.
Varferia ku ju ka zhytur pushteti I socialisteve ju ka bere qe arsimin jut a konsideroni si luks,apo edhe si kohe e humbur. E pra deputetet socialiste nuk kane nevoje per dijen tuaj, shkollimin tuaj, talentet tuaja, forcen tuaj, artin tuaj. Ata kane nevoje vetem per njerez pa mendje , pa ide, pa bote shpirterore sepse vetem keshtu mund tju manipulojne me mire mund te lozin me lehte me fatet tuaja e te femijve tuaj, me dinjitetin tuaj, jeten e endrat tuaja.
Ne nuk do te tolerojme analfabetizmin,por ne te njejten kohe do te garantojme kushte me te mira per shkollim e studim.Do te garantojme laboratore e shkolla moderne, jo fasada investimesh te vjedhura qe u del boja brenda pak muajsh.
Ne do te garantojme edhe arsimin parashkollor, kopshte per femijet tuaj. Jo premtime boshe , por projekte te cilat qysh ne muajt e pare te mandatit do te kthehen ne realitet.
Ne do rrisim investimet ne shendetesi. Motoja jone eshte shendetesi e mire per cdo njeri.
Do te rrisim kujdesin ndaj nenes e femijes, do te ulim vdekshmerine foshnjore e semundjet infektive. Nje popullsi e shendetshme eshte nje garanci per nje zhvillim e progress te shendetshem.
Rendesi do t′I kushtojme moshes se trete, te moshuarve duke krijuar te gjitha kushtet per trajtimin me dinjitet e mirenjohje te tyre.
Ju eshte premtuar uje e drita pa nderprerje. Ju vet e shihni realitetin, shihni rubinetat e llampat ne shtepite tuaja. Eshte nje premtim I pambajtur ne vazhden e genjeshtrave e bllofeve elektorale.
Uji e dritat jane jetike, viti 2005 ka sfida te tjera, prandaj zgjidhja e ketij problemi nuk diskutohet e nuk do te tolerohet edhe ne kohe.
Une nuk ju premtoj parajsen. Une ju premtoj nje Vlore ku te gjithe te punojme e jetojme te sigurte, te lire nga cdolloj pengu e cdolloj ngjyre, per veten tone, femijet tane,ti rrisim ata te shendetshem e te arsimuar, te kujdsemi per prindrit tane te moshuar, te kujdesemi per kete vend qe e duam te gjithe.
Une u bej thirrje qe te jeni pjese , protagoniste te ndryshimit te madh, u bej thirje te beheni pjese e fitores se madhe.
Ne 3 korrik votoni per femijet tuaj qe e ardhmja e tyre te mos jete si e kaluara dhe e tashmja e prinderve te tyre, votoni per prinderit tuaj , qe pleqeria e tyre te jete e qete dhe e bardhe si thinjat e shpirti I tyre, votoni per veten tuaj, qe te ngrini nje jete dinjitoze ,familje dinjitoze.
Ne 3 korrik votoni per ndryshimin e madh, votoni per Bujar Leskaj. “
Fjala e kandidatit u nderpre shpesh nga duartrokitje e thirje per fitore .
E ndjere ishte edhe fjala e banores se lagjes, mesueses se perkushtuar Barije Iljazi e cila tha:”Une kam mesuar e edukuar femijet e kesaj lagjeje per shume vite.E duke jetuar me ta e me ju njoh me mire se kushdo tjeter hallet, problemet tuaja. Une njoh edhe kandidatin Bujar Leskaj dhe jam shume entuaziaste per kete gjetje te ketij intelektuali te afte , te dashur e te perkushtuar per te zgjidhur cdo problem. Une ju drejtohem nxenesve te mi, prinderve te tyre, gjithe banoreve te lagjes te mos e harrojne 3 korrikun, te kujtojne se kutia e votimit mbyllet ne ora 19, te lene cdo pune e te votojne per kandidatin ton, z.Bujar Leskaj”.
Ne atmosferen festive , mes kengeve, kandidati Bujar Leskaj , nuk u largua pa u takuar e pershendetur nga afer ne sheshin e lagjes me banore qe kerkonin ti shtrengonin doren apo perqafonin duke I transmetuar dashurin e mirnjohjen e tyre dhe mesazhin ” Ne 3 korrik votat tona jane per ju, ti je djali yne , je deputeti yne.”