Misioni ynë si SAI është të zhvillohemi dhe avancojmë si organizata profesionale, duke respektuar rigorozisht standardet e INTOSAI-t
(Fjala në çertifikimin e audituesve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, 22 nëntor 2016)
I nderuar Shkelqesia Juaj z. President i Republikes se Kosoves, i nderuar z. Auditor i Pergjithshem i Kosoves, te nderuar pjesemarres,
Kriza financiare dhe ekonomike boterore e viteve 2009-2012 ka sjelle ne plan te pare sfiden e permiresimit te raportimit financiar publik ne nivel global, rritjen e transparences, plotesise dhe standardeve te tij, ne sherbim te shendoshjes dhe qendrueshmerise se financave publike të çdo vendi. Duke e rrokur kete sfide, raporti i vitit 2013 i Komisionit Evropian per aplikimin e Standardeve Evropiane të Kontabilitetit të Sektorit Publik (EPSAS-të bazuara në parimin akrual) brenda BE-së, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS), synon pikerisht permiresimin e ndjeshem te raportimit financiar.
Standardet e kerkuara ne kete Raport duhet te na orientojne edhe ne, vendet kandidate per anetaresim si Shqiperia dhe aspirante per anetaresim ne BE, si Kosova, ne drejtim te ngritjes se kapaciteteve te auditimit suprem publik te vendeve tona ne nivel te sfidave te persosjes dhe modernizimit te raportimit financiar publik.
Institucionet supreme te auditimit publik (SAI-t), duke zbatuar Deklaraten e Limes (ISSAI 1), Neni 14 “Stafi i auditimit”, pikat 1, 2 dhe 3, si dhe standardet e tjera nderkombetare te fushes, jane kontrollueset dhe vleresueset e vertetesise dhe plotesise se raportimit financiar qeveritar. Eshte domosdoshmeri e kohes qe audituesit e tyre duhet te vihen ne nivelin e kontabilisteve dhe financiereve te sektorit publik prodhues te informacionit dhe pasqyrave financiare, madje duke synuar te jene edhe nje shkalle me lart ne njohurite financiare dhe aftesite deduktuese, per te kryer me profesionalizem detyren kushtetuese te dhenies se sigurise per mireadministrimin e aseteve dhe financave te Shtetit. Trajnimi, kurset kualifikuese, programet çertifikuese jane elemente thelbesore te pergatitjes profesionale dhe rritjes se kapaciteteve te tyre. Ato mund te kryhen nepermjet partneritetit me institucionet simotra te auditimit suprem, sipas motos se INTOSAI-t “Nga Eksperienca e Perbashket fitojne te gjithe”, por edhe nga bashkepunimi i frytshem me organizata profesionale brenda dhe jashte vendit.
Pershendes zhvillimet e reja ne trupen e audituesve me te larte publike te Kosoves, ne Zyren Kombetare te Auditimit, procesin e thelle ristrukturues te ndermarre nga Auditori i Pergjithshem z. Osmani, riorganizimin e departamenteve ekzistuese dhe detyrat me sfiduese te dhena per seicilin auditues, sipas metodologjive dhe kerkesave te standardeve nderkombetare te INTOSAI-t, ne dobi te drejtperdrejte te nje kontrolli edhe më profesional te administrimit te aseteve dhe fondeve publike ne vend. Këto zhvillime synojne modernizimin e kesaj trupe, ne perputhje me proceset integruese te Kosoves per ne Bashkimin Evropian.
Misioni ynë si institucione supreme te auditimit është që të zhvillohemi dhe avancojmë si organizata profesionale, të cilat respektojne ne menyre rigoroze standardet e INTOSAI-t dhe udheheqin nepermjet shembullit, duke perfeksionuar performancën përmes respektimit te rregullave etike, integritetit te plote dhe ofrimit te ekspertizës së specializuar, duke vepruar me ndershmeri, objektivizëm dhe me përkushtim ndaj cilësisë se auditimit dhe interesit publik te qytetareve dhe taksapaguesve. Sikurse e ka theksuar ish-Presidenti i INTOSAI-t, z. Terence Nombembe, nje personalitet i auditimit suprem nderkombetar, ”Dija në auditim është arma që askush nuk do të guxojë të na e marrë, e cila na pajis me mendim dhe analizë të pavarur”
Gjykoj se ne funksion te rritjes dhe thellimit te kesaj dije ne auditim po zhvillohet edhe kjo eremoni e bukur e çertifikimit te audituesve te ZKA, pas nje bashkepunimi te shkelqyer me Shoqaten e Kontabilisteve dhe te Auditoreve te Çertifikuar te Kosoves. Nje aktivitet i tille eshte shprehje e zhvillimit intensiv te dijes audituese brenda institucionit me te larte auditues publik te vendit, e rritjes se kapaciteteve te audituesve te ZKA-se ne dobi te plotesimit sa me te mire te detyrave gjithnje e me sfiduese ne kuader te procesit integrues te Kosoves per ne BE.
Rritjes se kapaciteteve tona profesionale, ne baze te Nenit 15 te Deklarates se Limes, e cila eshte Magna Carta, Kushtetuta e institucioneve supreme te auditimit, i sherben edhe bashkepunimi mes vete SAI-ve, sipas motos se INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest”.
Ne zbatim dhe te dy Rezolutave te Asamblesë se Kombeve te Bashkuara te viteve 2011 dhe 2014 “Promovimi i efiçencës, llogaridhënies, efektivitetit dhe transparencës se administratës publike, duke fuqizuar institucionet supreme te auditimit”, gjate viteve te fundit, si ZKA e Kosoves dhe KLSH e Shqiperise kane ditur te zhvillojne partneritete me shume vlere per audituesit e tyre. ZKA sidomos me Zyren Kombetare te Auditimit te Suedise dhe KLSH me NIK-un Polak dhe Gjykaten e Llogarive te Turqise. Keto partneritete u kane dhene mundesi SAI-ve tona te kene akses ne qasjet moderne ne auditim te partnereve me te zhvilluar, ne auditimet financiare, te perputhshmerise, te performances dhe te teknologjise se informacionit, te njohin teknika dhe metodologji me vlere ne luften kunder korrupsionit, ne rritjen e pergjegjshmerise se administrates publike dhe te cilesise se informacionin financiar publik.
Per ne si KLSH, bashkepunimi me Zyren Kombetare te Auditimit te Kosoves ka nje domethenie dhe rendesi te veçante. Ne muajt e pare te mandatit per institucionin qe drejtoj, marreveshja e pare e bashkepunimit e KLSH-se me nje SAI partner ka qene ajo e shkurtit te vitit 2012 me Zyren e Auditorit te Pergjithshem te Kosoves (ZAP-i i asaj kohe). Kemi realizuar shume aktivitete te perbashketa, si trajnime, konferenca e seminare pune, vizita te ndersjellta per marrje eksperience, etj. ZAP-i ka qenë pjestar aktiv në Analizat vjetore dhe Konferencat Shkencore të KLSH per vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015, duke pershendetur dhe dhene mendime me vlere, sikurse dhe ne kemi marre pjese ne Konferencat Vjetore te ZAP-it.
Keto aktivitete jo vetem na kane ndihmuar te njohim me mire njeri-tjetren, por edhe te mesojme nga qasjet ne auditim, nga menyra se si pergatisim raportet e auditimit dhe raportet ose permbledhjet per Parlamentet perkatese, se si krijojme partneritete me veprimtare te interesuar brenda dhe jashte vendit, etj..
Rinovimi i sotem i marrëveshjes te lidhur mes dy institucioneve tona në vitin 2012, duke zgjeruar gamën e aktiviteteve të përbashkëta dhe duke përfshirë edhe Planin e Veprimit ZKA-KLSH për vitin 2017, eshte me shume rendesi per ne si KLSH.
Aktivitetet e planifikuara do të jenë të larmishme, nga shkëmbimi i përvojave në nivel praktik dhe teknik për zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare ISSAI të auditimit publik dhe praktikave të mira evropiane, nëpërmjet seminareve dhe konferencave vjetore individuale ose të përbashkëta, e deri tek auditime të përbashkëta për tema me rëndësi si për ekonominë dhe administrimin publik të Kosovës, ashtu dhe të Shqipërisë. Ndajme bindjen se ky bashkepunim i sherben jo vetem komunikimit efektiv dhe partneritetit te SAI-ve ne rajon e me gjere, por edhe pershpejtimit te integrimit te te dy vendeve tona ne Bashkimin Evropian.
Ne nivel te partneritetit sa me efektiv dhe efiçient te SAI-ve ne rajonin tone, me duket me mjaft vlere ideja e krijimit te nje qendre rajonale per edukimin e audituesve te SAI-ve te rajonit, e cila do te diskutohet ne Tryezen Tematike “Sfidat e ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe njerezore te Institucioneve Supreme te Auditimit” dhe si KLSH jemi gati te kontribuojme per materializimin e kesaj ideje.
Po ashtu, mbeshtetja e SAI-ve tona ne asistencen teknike qe Bashkimi Evropian ofron per vendet kandidate dhe aspirante per anetaresim ne BE, do te ishte me mjaft interes per rritjen e kapaciteteve tona audituese. Si KLSH, kemi aplikuar qe ne vitin 2012 per te siguruar mbeshtetje nga Programet e fondeve IPA per Shqiperine dhe ne mars te ketij viti, ka nisur per KLSH-ne nje Projekt Binjakezimi i financuar nga Fondet IPA per Shqiperine, me partnere NIK-un polak dhe Institucionin e Auditimit Shteteror te Kroacise. Urojme qe edhe ZKA te mund ta fitoje sa me shpejt nje projekt te tille me ndihmen e fondeve te Bashkimit Evropian dhe jemi gati te ofrojme eksperiencen tone modeste ne kete drejtim.
Se fundi, me lejoni qe ne emer te te gjithe audituesve te KLSH te shpreh vleresimin tone maksimal per nivelin e dijeve dhe perkushtimin e integritetin e audituesve supreme publike te Kosoves, per gadishmerine, miredashjen, mirekuptimin, bashkepunimin vellazeror dhe te shkelqyer qe na kane ofruar gjate ketyre viteve, por sidomos per projektin e ristrukturimit dhe modernizimit te metejshem e te qendrueshem te ZKA-se, te cilin e ideoi dhe po e zbaton Auditori i Pergjithshem i Kosoves z. Besnik Osmani. Ky projekt jo vetem qe rrit cilesine e punes audituese te ZKA dhe ndikimin e Zyres ne mireadministrimin e financave publike te Kosoves, por kontribuon ne nje bashkepunim edhe me dobiprures per te dy SAI-t tona dhe ne nivel rajonal e evropian.
Ju faleminderit!