Gazeta 55, 21-04-2011 / Nga Bujar Leskaj
Fushata elektorale për Bashkinë e Tiranës në dinamizmin e vet, po vërteton se, kandidati i sloganit ëE vetmja rrugëë, nuk është në gjendje të prodhojë asnjë vizion apo alternativë moderne për tëu diferencuar me kandidatin Basha, por vetëm tensionim të tejskajshëm të klimës e situatës në vend. Zoti Rama harron se është kandidat për kryetar bashkie në Tiranë dhe kërkon të flasë vetëm si kryetar Partie, por ai nuk mund të flasë dot me ëmegafonin e kryetarit socialistë sepse nuk arriti asnjë prej objektivave të proklamuar bujshëm prej tij, në 2009, as fitoren në zgjedhje, as hapjen e kutive, as zgjedhjet e parakohshme. Fushata zgjedhore në Tiranë ka afro dy javë që ka filluar e, tashmë jemi në gjendje për të gjykuar mbi mënyrën dhe strategjinë se si, secili nga kandidatët për Tiranën, është duke zhvilluar fushatën e tij. Mbi të gjitha, një gjë duket qartë: edhe pse është një fushatë vendore, edhe pse në thelb të saj duhet të qëndrojnë zgjidhjet për problemet e qytetarit, kandidati socialist preferon të flasë politikisht me një gjuhë të ashpër, duke e shtjelluar argumentin në nivelin politik qendror, sikur të bëhej fjalë për zgjedhje të përgjithshme dhe jo vendore. Përse zoti Rama ka zgjedhur këtë gjuhë të ashpërë Përse ai po i mëshon dhunës verbale dhe konfliktit në ëdo rast dhe në ëdo takim të tijë Përse përdor një gjuhë përbuzëse edhe kur nuk është aspak e nevojshmeë Përse ai po diferencohet negativisht kaq dukshëm nga rivali i tij, zoti Bashaë Argumenti kryesor i kësaj ëstrategjieë, është fakti i padiskutueshëm që Rama në këto zgjedhje nuk po kërkon bashkinë, por qeverisjen qendrore, nëpërmjet një shantazhi të paskrupullt politik