Prishtine me, 21 Janar 2007
Një vit më parë “kolosi i brishte u nda nga jeta duke trandur? krejt boten shqiptare. Por njerëzit si Rugova kanë dy jetë, një fizike e tjetër që fillon aty ku e para mbaron, si gjithë ata që kanë kushtezuar fatet e shoqërisë së përbotshme. Kosova është në pragun e Pavarësisë dhe Rugova është aty prezent me trashëgiminë e tij politike humane si logjike dhe si vizion .Nëse artikulojmë pak më thjeshtë politikisht, Rugova, Kosova dhe Pavarësia janë një trinom i pandashëm që sot në epokën e globalizrnit shihen së bashku. “Rugova edhe me vdekjen e tij i dha shumë jetë çështjes së Kosoves”, thotë Kadare e kjo është një sinteze e krejt mendimit politik e diplomatik një vit më parë e që besohet pa mëdyshje edhe sot. Politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, kulturologu dhe përmasa humane si pak-kund tjetër bashkohen tek një njeri si tek ai. Shpesh herë nocionin e historisë e përdorojmë pa e kuptuar se po e teprojmë por kësaj herë vërtet kombi shqiptar ‘dhe Kosova janë në prag të orës së madhe dhe për ta prekur këtë ëndërr, për të qenë më të mençur dhe tolerantë, më të besueshëm dhe integrues mjafton të mos harrojmë për asnjë çast Ibrahim Rugovën, i cili në doktrinën e tij largpamëse dhe iluministe u njësua me filozofinë e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës, Papa Gjon Palit, Gandit, Saharovit.? Si një rilindas postmodern? ai të shkuarën kulturore dhe historike të kombit të tij e racionalizoi në bashkëkohësi duke krijuar një mendim politik dhe etik të panjohur më parë në Ballkanin e trazuar nga nacionalizmat e verbër, dhe Kosovën tokën ku po konservohej krimi shekullore shndërroi në tokë paqeje. Klasa.politike Kosovare dhe më gjere nuk karievojë ta kërkojë mendimin dhe veprimin e emancipuar politik gjetkë, ndër libra utopistësh dhe konferenca të organizmave ndërkombëtarë, sigurisht ato vlejnë mjaft por ata kanë modelin Rugova i cili e tejkaloi kohën tonë. Pas rënies së Murit të Berlinit, hapësira shqiptare ballafaqohej me sfida: atje liria kombëtare, këtu ajo politike, andej e këtej kufirit u shfaqën orë të ligshta por vetem dy burra patën tagrin me iu kundërvënë formave të idhta të së keqes, pushtimit të huaj dhe tërbimit ideologjik: Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova, të dy sipas parimitkantian “duhet të reagosh ndaj së keqes, që të mos bëhesh fajtor për triumfin e saj”. Riçard Hollbruk, një mik i shqiptarëve pat thënë: “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij” dhe prandaj sot kur përkulemi me nderim para këtij profeti duhet të kujtojmë se ai është gjithmonë aty si rojtar i përjetshëm i fatit të vendit të tij . Ministria e Kulturës së Shqipërisë e cila në shenjë nderimi për këtë shtetar të madh po përgatit një botim special me mendime dhë studime mbi veprën e estetit, shkrimtarit, Presidentit dhe njeriut Rugova, në lartësinë e vëmendjes që meriton, të bindur që ai është gjithmonë midis nesh, në palcën e krejt botës shqiptare.