(Sh)përdorimi i institucioneve të pavarura nga Rama dhe tërheqja nga rritja e çmimit të energjisë!

Lideri Global deklaroi sot se nuk do ua vendosë fashën 800 kilovat-orë shqiptarëve, pas të cilës energjia pothuajse u pesëfishohej në shtëpi. Mediat kishin ditë që shpjegonin shpenzimet e rritura për çdo familje shqiptare me vendosjen e fashës, përtej gënjeshtrave të propagandës qeveritare se do të prekeshin vetëm 4 përqind e familjeve tona. Dhe kryetari…

Sekti Rama u lë krizën energjitike në derë qytetarëve!

Kriza e jashtëzakonshme e energjisë i ka vënë të gjitha vendet evropianoperendimore, madje dhe shtetet e rajonit tonë, në pozitë mbrojtëse ndaj konsumatorëve dhe bizneseve, duke parashikuar paketa të plota me mbështetje të drejtpërdrejta në cash. Gjermania, me një paketë 65 miliardë euro, do të fillojë të shpërndajë këtë muaj dhe në vijim një pagesë…

2 fjalë për Reformën Territoriale-Administrative

Ne votuam të enjte shtyrjen e afatit për reformën territoriale,por druaj se drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste nuk do të tregojnë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e duhur për këtë reformë kaq të rëndësishme, duke deklaruar se do qëndrojë kjo ndarje ekzistuese territoriale e administrative, etj, etj… Në rast se është kështu atëherë përse u ngrit ky…

Mangësitë e zbatimit të IPA II të mos përsëriten në IPA III

Projektet e Instrumentit të Para-Aderimit (IPA) janë konceptuar nga Bashkimi Evropian si një instrument orientues, lehtësues e mbështetës drejt anëtarësimit në BE. Për më shumë se një dekadë, me qindra projekte nga fondet IPA, programet IPA I dhe IPA II, kanë kontribuar në asistencën ndaj tranzicionit dhe ngritjen institucionale, në zhvillimin rajonal, zhvillimin e burimeve…

Informacioni për emigrantët të shndërrohet në mbrojtje të të drejtave të tyre

Projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura…

Hemorragjia në sistemin tonë arsimor

Në 12 shtator mijëra nxënës do të ulen në bangat e shkollës. Normalisht atyre u takon urim, por këtë vit në bangat e shkollave shqiptare të arsimit fillor, të mesëm të ulët e të mesëm të lartë do të ulen shumë më pak nxënës nga viti i kaluar. Më pak nxënës në bankat e shkollës,…

Politikat boshe të qeverisë

Akti Normativ nr. 12 datë 29.07.2022 për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, edhe pse sipas relacionit bashkëlidhur vjen me fokus primar akomodimin e financimit të mbështetjes për shtresat e sektorët e impaktuar nga situata e krizës dhe reduktimin e defiçitit buxhetor për garantimin e qëndrueshmërisë së…

Korrupsioni endemik, dashi që prin kopenë e sektit “Rama”

Më 3 gusht 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) publikoi raportin mbi klimën e investimeve për vitin 2022 në Shqipëri, duke ngritur një sërë problemesh të mprehta. Në paragrafin e gjashtë të përmbledhjes ekzekutive, raporti cilëson se “Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin endemik,…

Te dhena mbi Vloren

102- vjet nga Lufta epope e Vlorës

Këtë vit, më 3 shtator 2022,përkujtojmë 102 vjetorin e Luftës së Vlorës, e cila është skalitur si një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë. Katër janë kulmet e historisë së shtetit shqiptar, të cilat ngjyrosin krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar: Pavarësia (28…