Fjala para ish te persekutuarve politike

Te nderuar zonja dhe zotërinje!
Jam i emocionuar per pamjen qe kam sot para syve, nje pamje mbreslenese nje takim ndryshe nga te tjeret.
Para meje une nuk kam qytetar te zakonshem. Ju jeni ata qe pate me syte tuaj ferrin e kuq komuniste, qe hoqet dhe vuajtet burgjet, internimet , dhunen dhe terrorin komuniste.
Ju jeni qëndrestarët dhe fitimtarët , ju jeni heronjtë e gjallë që keni ardhur sot këtu të na tregoni me vuajtjet tuaja, me tinjat tuaja, me sëmundjet tuaja, me gjymtymet tuaja dhe me pleqërinë tuaj të bardhë se sa mizore ishte diktatura komuniste.
Ju vuajtët për Shqipërinë, ju u presekutuat për lrinë, njerëzit tuaj të dashur ranë nën plumbat e terrorit komunist ose mbetën burgjeve dhe kampeve sepse nuk pranuat dhunën dhe skllavërinë komuniste.
Unë e di fort mirë që ju nuk jeni kaq sa mund të numërohen në këtë sallë.
Ata që janë sot këtu me zemër dhe me shpirt janë shumë më tepër se ne që fizikisht jemi këtu.
Ata s′mund të vinin sot këtu për shkak të sëmundjes, plagëve, invaliditetit që ju la komunizmi ose pse janë shpërndar anë e kënd botës së qytetëruar për të siguruar bukën e për ditëshme për vete dhe fëmijët e tyre.
Ne i përshëndesim ata kudo që janë që na kanë telefonuar dhe inkurajuar në rrugën tonë.
Ky mjerimë që ju vazhdoni të hiqni është dhurata e hidhur e qeverisë Nano ose vazhdim i sundimit të bijëve .
Është kjo qeveri që për 8vjet rresht i harroi, i abandonoi dhe i dhunoi të burgosurit dhe të persekutuarit politikë.
Mezan Malaj ish deputeti socialist ka grabitur toka në ujë të ftohtë, ka ngritur fabrika në Fier, ka monopolizuar tregëtinë e miellit dhe po ndërton pallate shumë katëshe për vete.
Ndërsa kur vjen fjala për të dëmshpërblyer të burgosurit politikë për punën e papaguar në kampet famë keqe komuniste, për të kthyer pronën e grabitur prej etërve votonë kundër në parlament.
Është po ai Mezan i Shashos së Brate që si komunist, si nënpunës i larte i shtetit, si instruktor i komitetit PPSh-së, si kryetar i komitetit ekzekutiv ka bërë karakteristika dhe ka firmosur për dëbimet dhe internimet tuaja dhe të afërme tuaj.
Ky Mezan deklaron sot për turpin e tij dhe të kastës së kuqe se e ka për nder që është komunist dhe që i ka shërbyer bandës kriminale të Enver Hoxhës.
Ky Mezan Malaj pas vjedhjes së votave në 2001 vjen sërisht këtu të lype votën e Vlonjatëve .
Zotërinj të nderuar!
Kjo është pamja e shoqërisë sonë sot:
Ndërsa dje ishin etërit që u torturuan në hetuesi, që u burgosën dhe internuan, sot janë bijtë me emrin Mezan Malaj që ju mashtrojnë, që nuk ju dëmëshpërblejnë për punën në kampe, që nuk ju kthejnë pronat, që ju lënë pa ujë, pa drita, pa rrugë dhe papunë.
Dje në diktaturë ju ecët në gremina të përgjakura me gjakë vëllai, sot në demokraci ju mbeteni si gjithnjë ashti dhe kocka e fortë e demokracisë.
Unë jam i? bindur se të burgosurit dhe të persekutuarit politikë do të vazhdojnë të luajnë në shoqërinë tonë jnë rol të pazvendësueshëm sepse te ju:
unë shoh mencurin e Skënder Mucos, Bego Gjonzenelit, Tahir Hoxhës, Kudret Kokoshit etj.
Unë shoh trimërinë e Maliq Koshenes, Muco Cepratit, Bego Ahmetit, Qemal Xhyerit etj.
Unë shoh njerëz që për idealin e tyre sakrifikuan pasurinë e tyre? Xhemil Meco, Qazim Kokoshit
Zonja dhe zotrinj të nderuar ju jeni mburrja jone jeni qëndrestarët dhe luftëtarët, disidenca antikomuniste.
Mbeci kështu gjithëmon të rinje dhe në vijën e parë të luftës për përparimin e Shqipërisë etnike dhe demokratike.